Projektet e premtuara të Përparim Ramës, iluzione të parealizueshme!

Opinione

Projektet e premtuara të Përparim Ramës, iluzione të parealizueshme!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 25 prill 2024 Në ora: 21:06
Ismail Muçiqi

Premtimet e fushatës zgjedhore në realizimin e shumë projekteve kapitale për qytetarët e Prishtinës të cilat i bëri Kryetari Përparim Rama tani po shihen si utopi e parealizueshme. Kryetari i Prishtinës po jeton në Botën e ëndërrave me mendësinë e jetës që zhvillohet në metropolet e Britanisë së Madhe ku ai e kaloj një pjesë të jetës së tij. Prishtina si kryeqytet i Republikës së Kosovës nuk pati fat që të udhëhiqej nga njerëzitë me dije, vizion, përvojë, guxim, për ta ndërtuar një kryeqytet te ngjashëm me kryeqytetet e vendeve të shteteve të zhvilluara të Evropës.

Koha po tregon se Prishtina përditë e më shumë po ngulfatet nga ndërtimi, nga numëri marramendës i automjeteve të cilat e kanë rënduar lëvizjen e qytetarëve dhe ndotjen e ambientit të njerëzve që punojnë dhe jetojnë në kryeqytet. Kështu pothuajse asnjë kryetarë i deritashëm që udhëheqi me Prishtinën nuk arriti te rregulloj planin urbanistik, problem ky i cili përditë e më shumë po e vështirëson jetën e banorëve të cilëve po u mungon hapësira e lëvizjes, e mos të flasim për mungesë të parkingjeve për vetura. Tregu i qytetit të pemëve dhe perimeve, të plaqkave dhe gjërave tjera është shembulli që pasqyron imazhin e keq dhe papërgjegjësinë totale të institucioneve komunale.

Ky treg paraqet rrezik per perhapjen e ndonje virusi apo epidemie me permasa per shendetin e qytetareve. Planin urbanistik të Prishtinës e shkatërruan dhe e devijuan ata të cilët ishin në krye të institucioneve përkatëse të Komunës e të cilët nuk u hetuan, nuk dhan llogari për degradimin e qytetit përmes ndërtimeve pa plan të fizibilitetit që i bëri mafia tregtare për interesa biznesore, financiare. Përparim Rama si duket nuk është në rrjedha të punës të stafit civil, të kabinetit të tij. Përditë ankohen qytetarët se për shkak të papërgjegjësisë të stafit që punojnë në kabinetin e tij nuk po arrijnë të komunikojn me Kryetarin e Komunës për hallet dhe problemet jetike që kanë qytetarët. Kjo është e pafalshme për një institucion që ka përgjegjësi para qytetareve.

Këtë e vërtetojnë edhe Organizatat e Shoqërisë Civile. Rasti më eklatant është kur një Shoqatë Humanitare 25 herë dërgon email për një takim me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Përparim Rama ndërsa asnjëherë nuk merr përgjigje nga stafi i tij të cilat punojnë në kabinetin e tij e si janë: Ermira Hapipi, Jona Gashi, Adelina Sahiti të cilat nuk meritojnë të shkelin në Institucionin e Komunës së Prishtinës, e cila duhet të jetë në shërbim të qytetarëve. Për fatë të mirë Prishtina dikur kishte vetëm një Kryetar të denjë të cilin asnjëherë nuk e harruan qytetarët e ai ishte: plaku, ingjinjeri Nazmi Mustafa.

Puna dhe vepra e tij edhe sot janë aktuale në mendjën e qytetarëve të Prishtinës të cilët nuk do të harrojnë asnjëherë. Ai ishte model i transformimit dhe reformave në planin rregullativë në ndryshimin e gjendjes urbane të kryeqytetit. Këto janë vetëm disa nga pikëpamjet e qytetarëve të Prishtinës të cilët asesi nuk janë të kënaqur me punën e institucioneve të cilat janë përgjegjëse para qytetarëve. Për më shumë të thëna dhe të dhëna për dështimin e shumë projekteve dhe gjendjes ne Prishtine do të shkruajmë një herë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat