Jam kurioz, Doarsa: Si ke mundur të “tradhtosh” dorën që të ushqeu, ata që të bënë deputete?

Opinione

Jam kurioz, Doarsa: Si ke mundur të “tradhtosh” dorën që të ushqeu, ata që të bënë deputete?

Nga: Faton Mehmeti Më: 26 prill 2024 Në ora: 11:15
Autori Faton Mehmeti

Një vit e gjysmë zgjati qëndrimi në pushtet i ish-deputetes nga "Guxo", Doarsa Kica Xhelili. Një ditë në gusht të vitit 2022, Doarsa bëri "transferimin veror" tek LDK-ja. Doarsa dikur kërkonte vota për Vetëvendosjen, Albinin dhe veten e saj brenda koalicionit të përbashkët, të gjitha këto për të "zhdukur korrupsionin".

VV nuk ishte, korrupsionin e kujt do të zhdukte deputetja në fjalë, LDK ishte në pushtet, e kalimin e bëri tek ata që aludonte për korrupsion të krijuar. Paftyrësia e saj rrjedh nga mungesa e edukimit për të mos tradhëtuar, nga mungesa e parimeve morale dhe mbi të gjitha mungesa e edukimit për të mos gënjyer.

Doarsa, në një shkrim të fundit ka renditur sipas saj dhjetë skandale të qeverisë në pushtet.

Ajo ka pyetur se si do ta quante kryeministri Kurti një qeveri e cila nënshkruan tenderë sekret dhe shkarkon policë hetues e drejtorë që urdhërojnë veprime hetimore ndaj akterëve të VV-së, duke përmendur rastin e Nagip Krasniqit.

Po ashtu, ajo pyet se si do ta cilësonte Kurti një qeveri që abuzon me rezervat shtetërore dhe një qeveri që konfirmohet nga DASH-i se është e korruptuar. Për të gjitha këto, Doarsa shprehet korioze se si do ta quante Kurti një qeveri, që sipas saj "nënshkruan tendera me të njohur, abuzon me rezerva etj".

Akuza pa asnjë fakt e bëjnë kurioze deputeten, që ndryshon bindjet politike shpesh. Ndërsa Doarsa bëri këto pyetje, unë kam vetëm një pyetje për deputeten e "Guxo", më fal të LDK-së, si mund të tradhëtosh ata që të bëjnë deputete, jam kurioz të di se si mund të ndodhë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat