Liria si koncept apo si parim i njohur individual dhe kolektiv...

Opinione

Liria si koncept apo si parim i njohur individual dhe kolektiv...

Nga: Agron Shabani Më: 26 prill 2024 Në ora: 13:15
Autori Agron Shabani

"Njeriu ngritët, afirmohet dhe përparon nga etika (moraliteti), edukata, kultura dhe arsimimi i tij.." Do thoshte dikur Hegeli në stilin dhe cilësinë e njohur të mendimtarit dhe filosofit me të madh gjerman e ndoshta edhe të fundit idealist të kohës së tij.

Përderisa, bashkëvendësi dhe homologu i tij, Immanuel Kanti në shkrimin e tij të njohur me titull "Idee zur Einer Allgemeine Geschichte in Welt Bürgerlicher Absicht" (Ideja mbi një histori të përgjithshme në botën e aspiratave qytetare"):Duke e shprehur asokohe mbi formulën e njohur diskursive dhe dialektike sipas të së cilës: “Çdo gjë e logjikshme është e natyrshme dhe çdo gjë e natyrshme është e logjikshme. “si pa ndonjë qëllim të keq në vazhdim konstaton faktin se edukata, kultura, arsimimi, emancipimi dhe moraliteti i preferuar i njeriut dhe shoqërisë se gjere njerëzore ose qytetare -janë ngritja dhe ikja( ngritja) e tyre nga faza e njohur e foshnjërisë ose adoleshencës se hershme shpirtërore, morale, intelektuale, kulturore dhe inteligjente që e kane krijuar dhe fshehur vet, si dhe duke i "himnizuar" , "inkarnuar" dhe " ataraktuar" kështu Revolucionin e Madh në Francë (nën Napoleon Bonapartën) se bashku me Luftën dhe Revolucionin e njohur Amerikan, si dhe të gjitha ngjarjet dhe zhvillimet tjera revolucionare dhe historike në Angli, Gjermani, si dhe në vende të tjera të kontinentit plak si pasojë dhe rezultate konspirative dhe logjistike të revolucionit të lartpërmendur në Francë etj.

Se këndejmi, në qarqet e atëhershme shkencore, kulturore ose intelektuale gjermane, franceze dhe te tjera kishte mendime dhe botëkuptime të kundërta ose antagoniste -përsa u përkiste ngjarjeve dhe zhvillimeve të mësipërme revolucionare, restauratore, evolutive dhe historike në Francë. Kështu, përderisa Georg Forsteri dhe. .deri diku edhe shumë intelektual e mendimtar të tjerë gjerman së bashku me "klubistët" e njohur të Maincit (Mainz) asokohe i kishin mbështetur dhe propaganduar idealët e atëhershme të Revolucionit të lartëprmendur në Francë. Göetheja(Gëte) dhe bashkëmendimtarët e tij ndërkaq, i kishin kritikuar dhe akuzuar metodat dhe veprimet "revolucionare" ose radikale të "apostujve të lirisë" në Francën e viteve 1789-1799.Sidomos ferrin dhe terrorin e njohur të "Dante infermos" dhe "Shën Bartholomeut së bashku me brutalitetin e egër të jakobinëve të Maximilian Roberspierreait etj. Apo, vrasjen mizore" të Lujit(Luigjit) të gjashtëmbëdhjetë(XVI) -pas gliotines me rastin e pushtimit të kështjellës se njohur te Bastiliës(...).

" Ne këtu ne Gjermani nuk mund te jemi te lire kur atje dikund larg ne Turqi, Ballkan ose diku tjetër, njerëzit ose popujt e ndryshëm vriten dhe nuk janë te lire. " Do nënvizonte asokohe Göetheja nw kuadër tw "Faustit I".

Ndryshe nga kjo, në dy dekadat e fundit -para Revolucionit të Madh në Francë: Rendi dhe rregullimi i përgjithshëm shoqërorë dhe politik në të ashtuquajturën "Evropën kontinentale" dhe me gjerë, ishte i flashkët, fraxhil, heterogjen dhe tepër i paqëndrueshëm ose inkompaktibil në pothuajse te të gjitha fushat dhe segmentet e mundshme të jetës shpirtërore, shkencore, intelektuale, kulturore, qytetare etj. Kjo sidomos tek shtetet dhe shoqëritë e asokohshme qytetare (Ancien Regimee) dhe atyre skllavopronare, fedualiste, aristokrate e absolutiste të kontinentit të vjetër si Prusia ( nen Fridrih Vilhelmin e Dyte-te Madhin), "Dinastia e Habsburgeve" ( nen Josipin II), "Mbretëria e Toskanes" ( nen Leopoldin II) , Spanja ( nwn Karlon II), Rusia ( nen Katarinen II dhe Aleksandret I dhe II) dhe kështu me radhw.

Të tërbuar dhe verbuar nga frika, urrejtja dhe xhelozia e pa fshehur ndaj heroizmit, sakrificës dhe madhështisë luftarake (ushtarake), politike dhe patriotike të Ramush Haradinajt dhe karismës së tij: "Sunnitët" filoturq dhe klerofshist të Llapit, Drenicës dhe Anamoravësx, si duket janë bërë bashke me UDB- ashwt dhe jug komunistët e Albin Kurtit nga Rajoni i Dukagjinit dhe visëve të tjera kosovare si bllok (kamp) i njohur filoturk ose islamiko- klerofashist kundër Ramush Haradinajt. Respektivisht, kundër kursit, idealit, vizionit, narrativit dhe axhendës së tij panshqiptare, autentike, indogjene, autoktone dhe ilirike në Kosovë.

Ajo frymë dhe ideologji anti-katolike, antrugovian, anti-ramushiane , filoturke, panotomanike dhe kriptoislami, është mbjellë dhe kultivar me kohë nga Hashim Thaçi, Fatmir Sejdiu, Sabri Hamiti, Rrustem Mustafa (Rremi), Naim Tërnava etj: (lexo: shpifjet, trillët dhe luftërat e njohur speciale, psikologjike, subverzive, agjituese dhe propasgandistike kunder Ramush Haradinajt nga ana e krahut ose kampit filoturk dhe pro-serbe ose pro jugosllave të Albin Kurtit & Company)

Një digresion:

I ashtuquajturi "absolutizmi shkencorë dhe kulturorë" angazhohej për mirëkuptimin dhe pajtimin e domosdoshëm fetarë, kulturor dhe historik në vend të fakteve dhe burimeve të pakontestueshme materiale dhe historike; gjë që "opozita" e atëhershme revolucionare dhe historike nuk do e pranonte kurrë. Duke u shprehur kështu në favor të reformave dhe transformimeve ( ndryshimeve) të domosdoshme ( esenciale dhe substanciale) të miteve, relikteve dhe sloganeve të ndryshme mesjetare ose eshatologjike në funksion të zevëndësimit, flurimit dhe eksplorimet të tyre me eksperimentet dhe formulimet e njohura shkencore dhe metodologjike.

Duke pleduar ose aluduaer këtu në "Metodat induktive", gjegjësisht, në "Matematikën Univerzale", " Gjeometrinë Analitike" apo në "Diskutimin e Metodave" -sipas ideve dhe vizioneve te njohura shkencore dhe humaniste te Frënsis Bekonit, Isak Njutënit, Rene Dekartit etj. Respektivisht, në favor dhe në funksion të plotë të mendimit dhe formulimit të njohur shkencorë dhe humanist mbi historinë e përgjithshme nacionale dhe gjenetike të secilit popull veç e veç.

Në qytetin e dritës ( Paris), se këndejmi, edhe sot e kësaj dite si lajtmotiv i përmotshëm ose testament ndodhen mitet, eposët, legjendat dhe historitë e shumta mbi "Code civil" , "Sinq codes", "Carte konstitucionale" si dhe shume te tjera të Napoleonit (Bonapartës) dhe " l´grande nationit" ose "republikës franceze" që dikur me vonë do bëheshin "model" i lëvizjeve dhe përpjekjeve të njohura liberale dhe demokratike në Evropën e fundshekullit të tetëmbëdhjetë dhe fillim shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Ndonëse, asokohe e sot ngelën të paqarta qëllimet finale të "Pentarkisë së Madhe" dhe "Kongresit te Vjenes" me 1815 mbi ndërhyrjet e asokohshme politike dhe ushtarake të vendëve të ndryshme ortodokse ose monarko-klerikaliste të kontinentit plak, të cilat në bashkëpunim të zhdërvjelltë me lëvizjet e brendshme të burbonëve, zhirondinëve, si dhe të jakobinëve të pakënaqur e në revoltë, i kishin përmbysur Napoleon Bonapartën dhe "frytet" e njohura të Revolucionit të Madh në Francë nga pushteti. Duke e burgosur dhe "izoluar" ideologun dhe arkitektin kryesor te Revolucionit te lartpërmendur ne France (Napoleon Bonaparten) ne ishullin e njohur te "St.Helenes".

Si të binden antikatoliket , apo anti - Haradinajt e Kosovës?

Shkrimet apo veprat e njohura si "Essai sur les Meurs et l´Esprit des nations, abrege de l´histoire universelle" te Volterit (Voltaire), gjegjësisht, "Natularis philosophiae principia mathematica" te Njutenit, "Discours de la methode", "Encyklopedie, ou Dictionaire raisonne des scienses, des arts et des metiers" , apo "Du Contrat social ou principes du droit politique" të Dekartit , Monteskiut, Rusoit, Diderotit etj..së bashku me "Enciklopeditë" e njohura shkencore dhe historike të Anglisë, Gjermanisë, Franc etj., si të thuash i kishin vërë kornizat ose piketat me të fuqishme dhe dialektike mbi mendimin dhe formulimin e njohur shkencorë dhe gjenetik mbi historinë dhe kulturën e gjithëmbarshme të civilizimit tonë botërorë.

Pa i harruar këtu "Robinson Krusonë" e Daniel Defosë, "Esetë mbi njeriun"(Essay on Man) të Aleksandër Popesë, "Letrat Persiane"(Letres Persanes) të Monteskiut , "Emile" të Zhan Zhak Rusoit, "Edukimin e sojit ose racës njerëzore"(Erziehung des Menschengeschlechts) të Gothold Ephraim Lesingut etj...që do kenë ndikime dhe reflektime të shumëta dhe të shumëfishta në "etosin" dhe "erosin" e përgjithshëm shkencorë dhe kulturorë të kontinentit plak dhe me largë.Kjo sidomos në ravijezimin, konturimin, eksplorimin dhe unifikimin ose konvencionalizimin e pikëpamjeve , traditave , qëndrimëve dhe diversitetëve të njohura fetare dhe kulturore të popujve dhe kulturave të ndryshme ("ekskluzive" dhe "ekzotike") në mes Lindjes dhe Përendimit etj

Ndërkaq, , përderisa ""Robinson Krusoja" duke u bërë mik si dhe duke vërë raporte të shkëlqyera me atë "Nomadin fisnik" të Daniel Defosë :Kishte fituar mbështetje dhe simpati të shumëta ndër qarqët e ndryshme kulturore dhe artistike të kontinentit plak: Montesku më anë të "Letrave Persiane" ndërkaq, do ia mundësonte edhe një të "paarsimuari" që të vështronte dhe analizonte asokohe në menyrë kritike mbi të metat dhe strukturën e atëhershme shpirtërore, kulturore dhe artistike në Evropë dhe me gjërë. Përderisa mbi filosofinë e njohur kineze (të Konfuqit..) atëbotë ishin ngritur mite, epose dhe legjenda të shumëta të "kultit" etj.

Dhe, meqë Hegeli do ndërronte jetë dikun në pjesën e parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë...Një trohë para vdekjes së tij, në Gjermani , Angli, Francë etj., do fillohej me botimin ( editimin) e gazetave dhe revistave të ndryshme mujore, javore dhe ditore ose perioike.

Në Londër do fillonte së botuari ""Daily Courant" në vitin 1712, në Lepzig, gjegjësisht, në Berlin, do themelohën gazetat e njohura si "Teutscher Merkur" dhe "Wohssicher Zeitung", në Paris "Journal de Paris" dhe kështu me radhë.Nderkohe qe filozofi dhe mendimtri i njohur ne fushen e socilogjise dhe filozofise.

August Commte do e publikonte vepren e tij te famshme me titull "Cours de la Philosophie Positive"("Kursi i Filozofise Pozitive") qe do kete reflektime, influenca dhe nje jehone te fuqishme ne qarqet e ndryshme kulturore, shkencore ose sociofilozofike te kontinentit te vjeter evropian dhe me gjere.

Ndonëse, pa i harruar këtu ndikimët e fuqishme të Akademive të njohura të shkencave dhe artëve të Londrës (1662), Parisit (1666) dhe Berlinit (17OO) në ngritjen dhe formimin e mendimit, edukatës, kulturës, arsimimit dhe vizioneve të njohura shkencore dhe humaniste mbi njeriun, gjegjësisht, mbi shtetin dhe shoqërinë e përgjithshme njerëzore dhe qytetare pa dallim.

Shih për këtë: Vitet ose me mirë t´u themi zhvillimet e mësipërme revolucionare dhe historike atëbotë(e sot) -janë mbiquajtur dhe paramenduar si një "pranverë" e përgjithshme e shpirtit, edukatës, emancipimit dhe kulturës së gjithmbarshme kontinentale dhe interkontinentale në globin tonë.Aty u nda ose u "divorcua" njëherë e përgjithmonë kontinenti plak nga muzgujt dhe hijet e ndryshme të mesjetës. Aty dhe atëherë mbase, u vunë kornizat dhe fundamentët me të qëndrueshme dhe dialektike të Evropës së Bashkuar dhe "tregut global" të vlerave, kulturave dhe kapitalit të përbashkët botërorë ose planetar. Në revolucionet e ndryshme industriale dhe politike në Angli, SHBA-se, Francë, Gjermani etj." Atdheu im është bota, ndërsa feja ose besimi im kryesorë janë arritjet dhe përparimet e vazhdueshme të kulturës, arsimit, shkencës dhe teknikës. "do thoshte dikur Kristian Hajgensi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat