Itali, faleminderit!

Opinione

Itali, faleminderit!

Nga: Ilir Levonja Më: 26 prill 2024 Në ora: 18:21
Ilir Levonja

Në gjithë këtë tranzicion tejet të tejzgjatur, u desh rishtas një emision televiziv nga Italia që shqiptarët të kuptojnë regresin social. Në fakt kështu ka ndodhur edhe në vitet 90'-të, pavarsisht ideve artisitke ''Linea Verde'' a ''Domenica In'' krijuan në anën tjetër të Adriatikut, një protaganizëm ''garipash'' apo ''rrugeçërish'' të cilët nuk donin asgjë tjetër një Shqipëri si Europa. Ata nuk ishin aspak të tillë, por propaganda mbyste gjithçka të gjallë dhe mes shqiptarëve ishte krijuar dasimi social se vërtetë ishin armiq të njëri-tjetrit. Por nuk ishin aspak të tillë. Këtë frymë e mbante të gjallë bash propaganda, pasi ai atje lart nuk donte asgjë tjetër veç sundimit të tij absolut. Dhe ia kishte arritur, por fal diabetit, ky sundim plot degradim, dhunë, luftë të pashpirtë e super mizore brenda sojit, zuri të krisej. Dhe pjesa dërrmuese e shqiptarëve e kuptuan se ata nuk ishin as rrugeçër, as agjentë, as kaubojsa etj., ata ishin njerëz të lirë në kushte tmerrësisht të mjerueshme për shkakun e thjeshtë dështimin total të ekonomisë së përbashkët, socializmit, luftës së klasave, diktaturës së proletariatit etj., farsa bolshevike të Kremlinit dhe Kinës së Maos. Sot rishtas, ideja e sundimit ka frustuar gjithandej dhe më mirë se askush tjetër nuk mund ta përvetësonte atë se bijtë e ish nomeklaturës. Ata prapë kanë në dorë një propagandë të fuqishme sa rishtas shqiptarët janë në një luftë klasash moderne midis vetit sa e kanë tmerrësisht të vështirë të ngrihen si shoqëri. Kanë 136 parti politike dhe nocioni i tërheqjes është tabu. Jo rastësisht sot monarku shqiptar i kërkon kryeministrit spanjoll të mos japi dorëheqjen për akuzat karshi gruas së tij. Dhe ta mendosh kur ky monark merr në telefon një televizion tuajin aty në Itali, e kërcënon, i kërkon llogari etj., këtyre në Shqipëri u nxjerr ujin e zi. Dhe shembull të freskët keni ''Agon Channel'', një investim italian i cili u fik me mësymjen brutale të policive politike gjoja financave, identike me metodat e Putinit në Rusi. Dhe ka dy ditë që njëjtëzon Shqipërinë me veten duke bërtitur i tërbuar se gjoja emsioni juaj ka fyer shqiptarët dhe Shqipërinë. E kanë strategji, fusin në mes ndjenjën kombëtare, përçarjen mes popujve, pavarsisht se sot në Italinë tonë, apo Amerikën tonë, jetojnë afro 60% e emigrantëve shqiptarë. Në fakt i gjithi emisioni në ''RAI 3'' është një emison normal për Italinë, fundosjen e fondeve, kalkumi të mirëfillta për më tepër se përse duhen ngritur qëndra azilantësh në Shqipëri, kur syrish të braktisura ekzistojnë edhe në Itali, madje me kosto të lirë. E vërteta është e thjeshtë, në mes janë grupet mafioze, busulla e drejtimit të anijeve me para për të fituar me shumicë sa të duan dhe kur të duan. Shqipëria është një minierë ari për kësi punësh, pasi kush fiton ka drejtën supreme prej monarku të vrasi e presi sa t'i dojë qejfi. Shqipëria ka rënë totalisht në një sundim absolut i cili me mjetet e demokracisë ka bërë edhe Perëndimin të heshti, ose të thotë go on shoku monark, ndaj jo rastësisht sot deri amabasadat Amerikane dhe të Britanisë, i rrahin shpatullat monarkut, madje i bashkohen brutalitetit të tij sikur Shqipëria të ishte diku nga Haiti, jo bash në zemrën e Europës. Për më tepër e kanë firuar atë komb, e kanë privuar nga pjesa më vitale, aq sot asnjë shtetas shqiptar emigrant, nuk ka të drejtë vote.

Madje edhe këta janë në një sundim total sa qeveria e Tiranës ka sot celulat në vatrat më të ndezura me emigrantë, si Itali, Greqi, Angli, Gjermani, Amerikë..., madje këtu në Amerikë arritën ta përçajnë edhe një nga organizatatat më të vjetra, ''Vatrën'', duke e bërë fërtele sa bash kjo ''Vatra'' sot dekoron bijtë dhe shërbëtorët e nomeklaturës. Ata që në festat e baballarëve dalin me shallin e kuq, nëdrsa në mëngjes i gjen në krye të reforma në drejtësi. Itali, faleminderit se, pavarsisht hapjes së dy dyerve tuaja, ne i bëjmë duvanë, a temena dovletit. Dhëntë Zoti në atë spektrin tuaj normal dhe profesional, ndihmoni edhe në shërimin e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat