PDK s’ka vija të kuqe me Vetëvendosjen, a do të ndodh koalicioni VV-PDK?

Opinione

PDK s’ka vija të kuqe me Vetëvendosjen, a do të ndodh koalicioni VV-PDK?

Nga: Faton Mehmeti Më: 28 prill 2024 Në ora: 15:08
Autori Faton Mehmeti

Pavarësisht se Sami dhe Mërgim Lushtaku janë pro që të ketë vija të kuqe me Vetëvendosjen, megjithatë kryetari dhe sekretarja e partisë po "flirtojnë" hapur me VV. Kryetari, Memli Krasniqi, disa herë ka theksuar se PDK s’ka vija të kuqe me askënd, megjithatë ka theksuar se "dallimet mes PDK-së dhe VV-së si parti janë të mëdha. Por, s’kemi vija të kuqe për asnjë parti.

As për VV-në, çka le të hapur mundësitë për koalicion në të ardhmen jo edhe të largët. Së fundi, edhe sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ajo bën pjesë në thelb nuk vë vija të kuqe me askënd për koalicion, as me VV-në. Edhe pse u shpreh e bindur se Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë, besoj se Vlora është aq e zgjuar sa për të kuptuar se rrethanat aktuale janë në favor të VV, çka e bëjnë të patjetërsueshme fitoren e Albinit.

Ritheksimi i shpeshtë për koalicion me këdo, shpërfaq dëshirën e madhe të patheksuar të PDK për koalicion me Vetëvendosjen. E dinë në PDK se gjatë do të mbesin në opozitë, duke e parë koalicion me VV si mundësinë e vetme. Mirëpo, nga VV qysh moti kanë theksuar se vijat e kuqe janë vetëm për PDK-në, duke rrëzuar iluzionet e "krahut të luftës" për koalicion me partinë e Albin Kurtit.

Nëse VV i qëndron besnik vendimit të saj për mos bërje të koalicion me PDK, do e ketë të vështirë Memli Krasniqi të sheh veten, partinë e tij, në qeveri. Kështu që, mbetët të shihet pas zgjedhjeve nacionale si do rrjedhin gjërat, jam i bindur se Albini do qeverisë vetëm, eventualisht nëse duhet të bëjë koalicion me dike, ajo s’do të jetë PDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat