U largua nga kjo jetë, Ali Lajçi, njëri ndër figurat me markante të kombit

Opinione

U largua nga kjo jetë, Ali Lajçi, njëri ndër figurat me markante të kombit

Nga: Skender Mulliqi Më: 28 prill 2024 Në ora: 23:57
Ali Lajçi/ Skender Mulliqi

Me tronditi dhe më dërmoje thellë në shpirt lajmi së nga  kjo botë ka ikur papritmas, e pa na thënë lamumirën e fundit,  miku im i shtrejte  dhe atdhetari i madh , Ali Lajçi.Janë këto momentet  dhe përjetimet më të vështira për mua , famlijën tënde dhe për të gjithë ata që në zemer e kan Atdheun dhe Kombin. Në këto momente , i katandisur nga pikëllimi dhe dhëmbja e madhe , e kam shumë vështirë të thëm qfardo lloj fjalësh, sepse Ti ishe njeri i një formati shumë të madh, të veqantë dhe më vlera shumë dimenzionale, të cilat vlera moti kanë dëpertuar anëkënd trojeve etnike.Vëlla i dashur, në ishim miq dhe shokë pa hak as hile.Me thirrje në telefon pa rreshtur kur vishe në Pejë.Takoheshim si zakonisht në hotel Dukagjin, siq me thojshe , takohemi në Duke. Ike e na le mbrapa kujtimet dhe mallin kurrë të pashuar për Ty ikona e kombit.Kurrë nuk i harrojë kujtimet e ecejakeve tona të përbashkëta.Nuk i harrojë kurrë fjalët tua të brumosura më atdhedashuri, siq nuk harrohet vepra jote sublime për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia.ALI, ishe Ti që më shokët e tu të idealit lëkunde seriozisht themelet e Jugoslavisë më demostratët e vitit 1981.U burgose për shumë vite, më burg të rëndë në kazamatet serbe, por gjithmonë qendrove vertikalisht për kauzën e madhe kombëtare.Jeta është e shkurtër, por Ti kë siguruar miku im përjetësinë.Me beso mik, së zbrazëtira që kë lënë është shumë e madhe. Nuk i harrojë kurrë takimet  tona, sidomos këto të fundit, ku së bashku kaluam qaste të bukura në Rugovën Kreshnike, si vendlindje e jote.Vizituam shtëpinë tënde për të cilën kishe plane, që ajo të jetë muze.U ndalëm në shumë vende duke biseduar, e temë e pashmangshme ishte Kosova dhe fati i shqiptarëve në Ballkan.Gjithmonë ishe optimist së i tillë  edhe ke lindur, dhe ke punuar gjithë jetën.Ndarja  nga jeta nuk është fjala jote e fundit, se kë lënë pas gjurmë që do të kujtohen brez pas brezi.Sot, u ndalë së rrahuri zemra  e madhe e Ali Lajçit…këtij patrioti dhe shqiptari të flakët, që deri në ditët e fundit të jetës së tij,ia kushtoi çështjës shqiptare.Zemra Jote heshti , për të lënë dhimbje të madhe  të unë ,tek të gjithë të afërmitë, tek shoqëria dhe tek shqiptarët që gëzove respekt të madh.

Ngushllime te sinqerta familjes, shokeve, meqve dhe mbare shqiptareve!

Lavdi jetes dhe vepres tende!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat