Nuk mund të mohohet gjenocidi i krimeve të Serbisë në Bosnje dhe Kosovë

Opinione

Nuk mund të mohohet gjenocidi i krimeve të Serbisë në Bosnje dhe Kosovë

Nga: Dedë Preqi Më: 29 prill 2024 Në ora: 14:34
Autori Dedë Preqi

Me gjitha ato krime dhe gjenocide të Serbisë, ndaj njerëzve të pafajshëm, nuk mundet që ndjenjat e njerëzve të cilët jetojnë sot, që të pushojnë dhe të mos reagojnë, kur nga gjitha këto të bëma kriminale e gjenocidiale, që nuk mund të harrohen aq lehtë, një garniturë politike e Serbisë, së sotme në krye me Vuçiqin dhe Dodikun, pretendon t’i mohojnë, sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Çfarë duan të tregojnë mohuesit e këtij krimi njerëzor, të tregojnë se trashëgimia e tyre nuk njeh kufij të një lloji të tillë, sepse ndjenjat e këtyre njerëzve manifestohen në përputhje me natyren e tyre fashiste, dhe ato do ti helmojnë edhe egërsojnë edhe gjeneratat e ardhshme të tyre.

Janë këto idealet dhe prirjet e kësaj race njerëzore, që e kanë në gjene luftën kundër çdo race tjetër, që nuk e kanë për qejfi të vet, apo nuk i takon kësaj kategorie njerëzore, e cila mbështetet nga mitet e vjetra të kësaj race serbe, se duhet të luftohet sëcili që e kundërshton profilin e kësaj kategorie njerëzore, që ka për qëllim të krijojë profilin e veçantë të ashtuquajtur Serbi e Madhe.

Parlamenti i Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, e ka miratuar një raport që e mohon gjenocidin në Srebrenicë, të Bosnjes dhe Hercegovinës, të ndodhur në vitin 1995, ku vrahen nga kriminelët serb në mënyrë mizore dhe barbare mbi 8 mijë burra mysliman të pa fajshëm të këtij vendi, vetëm se i takonin një race tjetër njerëzore.

Edhe në Kosovë, Aleksandër Vuçiq, me bashkëkriminelët e vet, i mohon masakrat dhe gjenocidin në Kosovë, në vitin 1998-99, ku vrau e masakroi me qindra e mija të pafajshëm edhe fëmijë në barkun e nënave të veta, dhe i quan këto trillime të shqiptarëve, që këtij detaji dhe të tjerave, lidershipi serb synon ti jap kuptimin dhe domethënjen e një iluzioni dhe ëndërre mitike serbe, për të vrarë sam ë shumë jo serb, që do ta përcjellnin pa pushuar gjatë gjithë historisë, ofshama dhe mallkimi i këtyre qenjeve njerëzore të pafajshme drejtuar në adresë të së kaluarës dhe krimineleve të saj.

Në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e shpalli si një gjenocid të pa parë që nga Lufta e Dytë Botërore, vrasjen e 8mijë burrave të Bosnjës, nga ushtria dhe paramilitarët serb, e cila do të cilësohej si ndër më të rëndat në Ballkan, dhe kryetari i Republikës Serbe, Millorad Dodik, i hedh poshtë këto akuza, si të shpifura dhe si të pa vërteta.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, edhe pse do të ishte e vonuar në çështjen e këtij procesi, është duke e pritur që ta votojë një draft rezulutë, e cila do ta cilësonte se ka ndodhur një gjenocid i vërtetë, të cilin duhet ta cilësojë e gjithë bota si të tillë, që do ti jepte një dritë të jeshilët edhe për gjenocidin që ka kryer edhe në Kosovë.

Edhe pse Serbia, në krye me Vuçiqin dhe Dodikun, e kundërshtojnë miratimin e një rezulute nga OKB-ja, të një gjenocidi të tillë, që do ta fajësonte Serbinë, një pjesë të madhe të përgjegjësisë duhet ta ndajë edhe BE-ja, e cila po tregohet e butë dhe favorite ndaj saj, që në të kundërtën do duhej të vepronte me korektësi dhe seriozitet ndaj kësaj çështje, jo të pres që Sërbia, të pranojë vet mëkatët e saj, dhe në bazë të rezullutës së OKB-së, të i shqiptohet dënimi i merituar.

Çka është duke pritur bashkësia ndërkombëtare, duhet marrë parasysh tërë këtë galeri tingujsh që dalin nga dhembjet e popujve të vuajtur nga luftrat tragjike e gjenocidiale, apo sikur vet koha do ti shërojë plagët e tyre dhe do të jep rrezulltatin e vet për fatin e tyre, duke e lënë në mëshirën e udhëhequr prej idesë primitive, që me mbresa të tilla do vuajnë edhe shumë gjenerata të tjera.

Në fakt kryetari i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe kryetari i Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Millorad Dodik, nuk po e fshehin identitetin e tyre, të bartësve kryesor në rrolin që po e lozin në krijimin e Serbisë së madhe dhe shkatërrimin e Ballkanit Perëndimor, duke pretenduar të realizojnë planët e tyre në sytë e BE-së.

Dhe pas shenjave shumë të qarta që jep Vuçiqi dhe Dodiku, të theksojmë se linja e tyre po del në sipërfaqe për të krijuar një «Serbi të madhe» , si një koncept i një anshëm dhe një etnik, që po përkrahet edhe nga dy fuqi të mëdha, siq janë Rusia dhe Kina, të cilat janë njollat e zeza, që mund të ia prishin qetësinë dhe rehatinë kësaj bote.

Mos ndëshkimi i krimeve dhe gjenocidit serb në Bosnje dhe në Kosovë, mund të lë pasoja të pa riparueshme dhe të pashërueshme të plagëve të rënda ndërnjerëzore, dhe në të kundërtën e veprimeve të tilla, që shkon në gjurmimin dhe ndjekjen e kriminelëve, do ndjehet jehona diskrete, që mund ta ushqejnë edhe më shumë dhe ta mbajnë gjallë krimin e autorëve të tillë të pa ndëshkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat