Pse partitë politike kanë filluar t'i festojnë edhe diskualifikimet nga procesi i mbajtjes së zgjedhjeve

Opinione

Pse partitë politike kanë filluar t'i festojnë edhe diskualifikimet nga procesi i mbajtjes së zgjedhjeve

Nga: Ejup Berisha Më: 29 prill 2024 Në ora: 20:23
Ejup Berisha

Zgjedhjet Presidenciale rrethi i pare këtu te ne, ja se çfar flet realiteti për shqiptarët. Në  rrethin e parë zgjedhor Bujar Osmani i Frontit Europjan u diskualifikua ndërsa Arben Taravari i VLEN-it nuk u kualifikua. Kjo do të thotë se të dy kandidatët shqiptar u eliminuan nga pjesmarrja në garën e mëtejme të zgjedhjeve Presidenciale. Apo as Bujari e as Arbeni nuk fituan.Atëher po pyes se ku është fituesi i rrethit të pare të zgjedhjeve Presidenciale të 24 prillit në kampin politik shqiptar. Kjo është tregues që kandidatët shqiptar nuk arriten ta fitojnë shumicën e duhur të votave prandaj menjëher pas përfundimit të rrethit të parë të zgjedhjeve për President shteti këta u diskualifikuan nga gara zgjedhore.  Edhe njëher do të përsëris se edhe  përkundër pjesmarrjes së dy kandidatëve shqiptar në garën zgjedhore Presidenciale këtu në RMV ata u diskualifikuan nga pjesmarrja  e mëtejme në garën zgjedhore. Kjo do të thotë se për ne shqiptarët Loja rreth kësaj qështjeje morri fund pra kjo do të jetë kështu në pesë vitet e ardhëshme. Përkthyer në gjuhën angleze kjo tingëllon kështu The Game is over. Atëher pse e gjithe ajo festë e kotë me shumë zhurmë në sheshin Skenderbeu në Shkup dhe në Sheshin e Tetovës. Sa dimë ne për të festuar fitore në një cikël zgjedhor duhet fituar pra festohet vetëmse fitorja e jo edhe humbja. Në rrethin e parë të zgjedhjeve Presidenciale ripërsëris se Bujari dhe Arbeni morën një shumë të konsiderueshme votash. Bujari si Kandidat i Frontit Europjan bashk me disa Parti tjera të cilat kishin arritur të lidhnin marrëveshje bashkpunimi me BDI-në para rrethit të parë të mbajtjes së zgjedhjeve Bujarit ja siguruan mbi 120 mijë vota. Nga ana tjetër Arbeni i Koalicionit për ndryshime i siguroi 83 mijë vota. Dhe çuditërisht udhëheqësisë së BDI-së kjo shumë e votave të koalicionit Vlen iu dukën pak dhe këtë gjë ata e llogarisin si humbje. Jo jo nuk ishte humbje por ky është rezultat i knaçshëm zgjedhor për Vlenin. Udhëheqësia e BDI-së e ka gabim nëse mendon se vetëm ata që e votojnë BDI-në mund të llogariten se japin vota e të tjerat jo. Vota është votë pavarsishtë se kush e jep dhe për kend voton. Kjo do të thotë se edhe votat e fituara nga Vlen janë vota.Por BDI bëri gabim kur pas përfundimit të rrethit të parë të zgjedhjeve Presidenciale ditën e mërkurë doli në dy sheshet në Shkupi dhe në Tetovë dhe festoi për njëfar fitore zgjedhore që në fakt ishte festë për diskualifikim. BDI Urime diskualifikimin e Kandidatit të Frontit Europjan për President Bujar Osmanit. I njëjti Urime vlenë edhe për kandidatin presidencial të koalicionit Vlen Arben Taravarin vetëmse që vlersoj se e Vlen arriti që të.siguroj një numër të konsiderueshëm votash të votuesve shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat