Nëse Kosovës i kërkohet Asociacioni për Këshill të Evropës, ndërhyrja është e Serbisë

Opinione

Nëse Kosovës i kërkohet Asociacioni për Këshill të Evropës, ndërhyrja është e Serbisë

Gani I. Mehmeti Nga Gani I. Mehmeti Më 30 prill 2024 Në ora: 08:01
Albin Kurti

Deri tani nuk ishte kusht asociacioni për Kosovën në hyrje të Këshillit të Europës. Kah erdhi tani kjo kërkesë?

Kërkesa u bë vetëm pasi Vuçiq loboi për ndaljen e Kosovës në KiE. Me këtë kuptohet se, Vuçiqi i shtrëngoi shtetet, qoftë edhe Gjermaninë e Francën, që ta vendosin kusht Asociacionin për Kosovën. Kjo, sepse Vuçiqi e di mirë se nuk do të formohet asociacioni, dhe me këtë, do të pengohet Kosova të hyjë në KiE. Pra, vetëm të dihet mirë se nga kush erdhi kërkesa. Me këtë duhet thënë edhe Gjermanisë edhe Francës, sikur ai që i kishte thënë se “krelana kishte qenë pa krip”.

Edhe ne, do i themi BE, Gjermanisë e Francës, se kjo nuk shitet. Ju mundeni të mos e pranoni Kosovën në KiE, por të mos mendohet se nuk po e di ku fle ‘lepuri’. Krejt kjo nga kërcënimet e Serbusë, tani edhe me aeroplanët luftarakë “Rafale” e ndoshta edhe favore tjera nga Serbia për shtetet që nuk do e votojnë.

Dhe me këtë, haptas po ndihmohet e favorizohet Serbia. ndërsa vazhdimisht e haptas po sulmohet Kosova me pa të drejtë.

Kurrë të mos hyjë Kosova në KiE, nëse kusht mbetet asociacioni. Dhe, do të ishte mirë të vihet sërish në Kuvend e të votohet kundër formimit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat