Zgjedhjet parlamentare në RMV po afrohen, kurse ethet po shtohen

Opinione

Zgjedhjet parlamentare në RMV po afrohen, kurse ethet po shtohen

Nga: Skender Musliu Më: 2 maj 2024 Në ora: 22:32
Skender Musliu

Pothuajse që nga fillimi i pluralizmit politik në RMV-ë, për herë të parë, partitë politike shqiptare, pozicionohen në dy grupime, respektivisht në koalicionin Fronti Europian, e përbërë nga BDI-ja dhe disa parti të vogla dhe VLEN-i, me koalicionin « Lidhja Europiane për Ndryshim » i përbërë nga opozita e bashkuar, që kryesisht përbëhet nga ASH-ja e Taravarit, Alternativa, Besa dhe Lëvizja Demokratike.

Fronti Europian në krye me BDI-në, siç deklarohen, garojnë me tre slogane: ndryshimet kushtetuese për inkorporimin e pakicës bullgare në Preambullë ; për integrime europiane; dhe kundër ndikimit rus.

Mirëpo duke u nisur nga përvoja e hidhur, BDI-ja për dy dekada, asnjëherë nuk i përmbushi premtimet, mbase ato iu shërbyen vetëm për të ardhur në pushtet, prandaj edhe pyetja, pse duhet t’iu besohet edhe kësaj rradhe ?! Sepse nëse kthehemi në retrospektivë, do të konstatojmë se BDI-ja, jo vetëm se ka qenë kundër integrimeve europiane të RMV-ës, por ajo edhe i ka penguar këto proçese. Kjo ka ndodhur sidomos gjatë bashkëqeverisjes së Nikola Gruevskit dhe Ali Ahmetit, të cilët haptazi ishin kundër eurointegrimeve duke i bllokuar të gjitha reformat që BE-ja i kërkonte për përafrimin e RMV-ës me BE-në. BDI-ja dhe Ali Ahmeti asnjëherë nuk « ia prishi » Gruevskit projektet e tij serbo-ruse, në atë kohë ky koalicion i kishte edhe 2/3 e votave për ndryshimet kushtetuese, pa patur nevojë për votat e opozitës, madje BDI-ja që atëherë ka mundur t’a largojë nga Preambulla edhe « gjuhën që flasin 20% të popullatës, duke aluduar në gjuhën shqipe, mirëpo kur je parti e shantazhuar, nuk mund të bësh asgjë. Për çudi tani, BDI-ja deklarohet se pas zgjedhjeve, do të bëjë koalicion vetëm me atë parti maqedone e cila është për integrime europiane. Çfar ironia, çfar demagogjie ?! Sepse VMRO-DPMNE në kohën e Gruevskit, pikërisht me votat e BDI-së i bllokonte reformat dhe proçeset eurointegruese të RMV-ës.
Sa i takon sloganit se BDI-ja do t’a luftojë « ndikimin rus » në RMV-ë, që e përdorë si gogol, edhe kjo nuk qëndron, nga fakti se pikërisht gjatë bashkëqeverisjes VMRO-DPMNE – BDI në kohën e Gruevskit, dhe jo vetëm, shumë investitor rus hapën biznese në RMV-ë, disa nga këta biznesmen ishin marrë edhe me veprimtari subverzive kundër shtetit, madje disave iu kishin dhënë edhe pasaporta të Maqedonisë ! Por edhe gjatë qeverisjes aktuale, në dy vitet e fundit importi rus në RMV-ë është rritur dukshëm. Shtrohet pyetja se, këta që e kanë mundësuar ndikimin rus, e që janë të kapur nga ata, a mund tani t’a luftojnë këtë ndikim ?! Si gurisht se jo.

Edhe për Ballkanin e Hapur, që ishte një nismë kundër interesave të Kosovës, BDI-ja e ka përkrahur, sepse sikur t’a kishte refuzuar, kjo nismë do të dështonte, mirëpo kur të jesh parti e kapur rrjedhimisht servile, për të qëndruar në pushtet nuk e prishë rehatinë ! E tërë veprimtaria e BDI-së, n’a mëson se premtimet jenë mashtrim i elektoratit dhe manipulim me opinionin, mbase ato shërbejnë vetëm për të ardhur në pushtet. Gjatë fushatës, nga BDI-ja pothuajse nuk dëgjon asgjë për luftimin e korrupsionit, a thua e paskan zgjedhur këtë fenomen, apo aq janë zhytur në te, sa që nuk guxojnë t’a përmendin.

Sa i takon VLEN-it, koalicionit « Lidhja Europiane për Ndryshim », ata garojnë me premtimet se : do t’i bëjnë ndrushimet e nevojshme kushtetuese lidhur me heqjen nga Preambulla « gjuhën që e flasin 20%... », inkorporimin e pakicës bullgare në Preambullë, eurointegrimet drejt BE-së, kundër ndikimit rus, krijimin e bazës juridike për Vetingun, dhe jo vetëm. Mbase VLEN-i deri tani nuk ka qenë në pushtet dhe duke u nisur nga fakti se nuk janë të kapur as të shantazhuar me dosje inkriminuese, e kanë autoritetin dhe kredibilitetin që t’i realizojnë premtimet që i kanë vendosur si kusht me mandatarin e ardhshëm, prandaj elektorati, pa hamendje, duhet t’ia jep besimin duke i votuar në mënyrë masive.

Nga ajo që ceka më lartë, me të drejtë shtrohet pyetje se, a ka ende legjitimitet BDI-ja t’i përfaqësojë shqiptarët ?! Gjykoj se jo, sepse nga dështimet për dy dekada rresht, duke vallëzuar sipas orkestrës dhe muzikës të partive maqedone, BDI-ja u shndërrua në vazal dhe patericë e tyre, dhe la anash interesat e shqiptarëve, prandaj ka ardhur koha për një rrotacion politik dhe BDI-ja të shkojë në opozitë, kurse në pushtet të vijnë parti me « duar të pastra » siç është VLEN-i.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat