Të ashtuquajturit: “Fronti evropian” i BDI-së dhe ai, (e them unë), “Fronti pro SHBA” i opozitës dardane, janë në dis-proporcion të lartë me interesat shtetërore e kombëtare

Opinione

Të ashtuquajturit: “Fronti evropian” i BDI-së dhe ai, (e them unë), “Fronti pro SHBA” i opozitës dardane, janë në dis-proporcion të lartë me interesat shtetërore e kombëtare

Nga: Hafiz Shala Më: 6 maj 2024 Në ora: 11:32
Autori Hafiz Shala

Koordinator, ideator dhe dirigjent, i këtyre “fronteve fantome politike”, është Edvin Kristaq Rama në koordinim më Vuqiqin, e ky i fundit, me Kremlinin

Departamenti i Shtetit, nuk është as “engjëll e as djall” por, kur i duhen, është, edhe njëri edhe tjetri.

Pas dështimit të dialogut Dardani-Serbi, në tentim të arsyetimi të këtij dështimi, (ku sapo duket u shkarkuan në mënyrë diplomatike edhe Lajçak e Escobar), Evropa përmes emisarëve dhe portparolëve të saj duke tentuar të gjejë “shfajësim për këtë dështim”, ushtroi terror politik e psikologjik ndaj popullatës së Dardanisë dhe Qeverisë së saj në aspektin e paralajmërimit të pengesave dhe kushtëzimeve të reja ndaj organeve shtetërore për anëtarësim në KE-së.

Kur u vendos që në Konferencën Evropiane me vota të nevojshme, përpos disa deputetëve nga disa vende qe edhe është pritur se do të votojnë kundër rreth pranimit të Dardanisë(Kosovës) në Këshillin e Evropës, tani, fatëkeqësisht ende e pa konfirmuar por, siç po pëshpëritët e po paralajmërohet, Franca dhe Gjermania autore e Draft- statutit për Asociacionin, duan t’i qesin “prag të ri” Qeverisë e cila nëse do të jetë anëtare e barabartë me shtetet tjera në Këshillin e Evropës duhet së pari ta dërgojë në Kushtetuese Drafte statutin për themelimin e Asociacionit e Komunave me Shumicë serbe, përndryshe, mund të prolongohet edhe për një periudhë njëvjeçare ose kushedi edhe sa.

Standarde cinike, të pa drejta e të pa arsyeshme sepse, për një pakicë serbe për të cilën bëmë koncesione të vështira të përfshira tani në Kushtetutën e shtetit duke iu mundësuar edhe të drejtën e vetos kur duhet të votohet për interesa nacionale ndërsa, tani, për hir të tyre, edhe të na pa mundësohet anëtarësimi edhe në Këshillin e Evropës organ më rëndësi për të drejtat e njeriut, është një padrejtësi e pakuptimtë.

Kërkesë me interesa puro politike në dëm të demokracisë të të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh përkatësinë etnike. Qëllimi, plotësimi i kërkesave të Serbisë e me arsyetim të “rrezikimit të të drejtave të pakicës serbe” që nuk është e vërtetë, por në pyetje është pjesa veriore në tentim të aneksimit përmes deklarimit të pakicës serbe në veri kurdo që ajo “të ndodhë”.

T’i kthehem titullit të këtij shkrimi kur bëhet fjalë për të ashtuquajturit “fronti evropian” dhe “fronti amerikan” siç po trumbetojnë këto grupacione politike me qellim të diskreditimit të organeve shtetërore dardane, në rend të parë të Qeverisë si “anti amerikane” e “anti evropiane” gjoja, për hir të “mos bashkëpunimit dhe mos koordinimit” me miqtë tanë ndërkombëtar rreth marrjes së vendimeve ani pse jo kundër - kushtetuese, sipas tyre të cilat po bëhen pengesë e “ecjes përpara “ në shumë aspekte. Dhe, këtu fillon gjeneza e problemeve pasi, “fronti evropian" i BDI-së na qenka pro evropian i cili mbi dy dekada në koalicionet qeverisëse me partitë maqedonase, nuk sollën rezultate në ndryshimet e statusit të shqiptarëve në aspektin e të drejtave shtet-formuese deri te degradimi katastrofik të përdorimit të gjuhës shqipe i kufizuar deri më 20% ani pse pjesëmarrja e shqiptarëve në M e V thuhet se është mbi 35%.

Më parullat false sikur kjo reklamë e fushatës elektorale “fronti evropian” i cili është tentim manipulimi me masën duke i bindur përfaqësuesit evropian se ne jemi me juve, pa marrë parasysh vet-diskriminimin për të mbetur në pushtet, ama, duke heshtur e pranuar çdo gjë që iu propozohet, të cilët, nën këtë moto, u pasuruan, vodhën, deformuan çdo gjë shqiptare në koalicion vetëm për të mbetur në pushtet për t’i realizuar orekset e tyre karrieristo-materialiste.

Në anën tjetër i kemi partitë opozitare në M e V të cilat duke i përkrahur qëndrimet e Kryeministrit Kurti në relacionin me Serbinë, ani pse e akuzuan në ndërhyrje në zgjedhjet e shqiptarëve të M së V, duken më progresive në tentim të zgjidhjeve të çështjeve të të drejtave kushtetuese të shqiptarëve për një pozicion më favorizues për ta.

Në anën tjeter, ajo qe po i iriton këta të “frontit evropian" është se, opozita, nuk pajtohet me themelimin siç ishte “Ballkani i hapur” ku Dardania u la jashtë sipas marrëveshjes, Rama - Vuqiq - Abazoviq dhe përfaqësuesi i M së V.

Këtu fillon saga e përçarjeve brenda kombëtare të dizajnuara nga Edvin Kristaq Rama i cili, duke e bërë punën e sizifit me ndarjen në “taborre” nacionaliste dhe atyre pro evropiane, në M e V dhe atyre në Dardani “pro amerikane” e “anti amerikane” duke tentuar ta ‘diskreditojë” Albin Kurtin si “ anti amerikan” që dorën në zëmër kjo u parapëlqye nga Departamenti i Shtetit i cili, edhe filloi të ngrehë akuza ndaj Kurtit si i padëgjueshëm, jo kooperativ, kryeneq etj.” Kurti, në fakt, e mbronte të drejtën e qeverisë dhe shtetit krahas tentim poshtërimeve, nënçmimeve, dhe barazimeve me Serbinë kriminale, i cili, në fakt i zbuloi animet e paskurpullta të Evropës e besa edhe të DASH-it ndaj Serbisë i cili e mori edhe guximin t’ua thotë haptas e që i kushti edhe me deklarime zyrtare nga Sekretari i Shtetit dhe Ambasadorëve të tij eë, ne, jemi me popullin e Dardanisë, por jo edhe me Qeverinë. Merreni më mend kur përfaqësuesit e Qeverisë amerikane deklarohen në këtë mënyrë, a nuk ishte deklaratë naive ashtu siç edhe reagoi zoti Kurti në cilësinë e Kryeministrit sepse, po del kundër një qeverie të zgjedhur nga vullneti i popullit për herë të parë në historinë tonë dardane me mbi 51%, që në një mënyrë, po e nënçmoni popullin shumicë i cili, edhe ai mund të deklarohet se, ne, absolutisht jemi më Amerikën dhe popullin e saj, por jo edhe me DASH-in sepse, nuk e reflekton vullnetin, qendrimin dhe përkrahjen e popullit amerikan të cilën e kanë deklaruar kaherë duke u solidarizuar me popullin shqiptar të Dardanisë kur ushtrohej gjenocid nga ana e regjimit të Millosheviqit.

Prandaj, Edvin Kristaq Rama është ai i cili i kontrollon, dirigjon dhe orienton “taborrin” tjetër në të cilin bëjnë pjesë njerëz të korruptuar, të pasuruar më metoda të ndryshme, korruptive, të shantazhuar e të , përzgjedhur në poste e funksione të ndryshme nga ish pushteti, të ciëet nuk i kundërshtojnë deformimet politike e shtetërore.

Edi Rama, siq thotë populli, “vetë në hapsane e jep sadak për dritareje”, ky, punët e veta llugë me skandale të brendshme dhe ndërkombëtare, i duhen njerëz të këtij “gjaku”, kompromitues.

Partitë opozitare në Republikën e Dardanisë, janë në koordinim më kryeministrin shqiptar i cili, i zbaton politikat dhe kërkesat e Vuçiqit kur janë pyetje marrëdhëniet Dardani-Serbi duke u rreshtuar haptasi në anën e Serbisë i cili, me vështirësi ose fare, nuk ia përmend krimet ndaj shqiptarëve ashtu sikur me vështirësi edhe në Parlamentin shqiptar u deklarua rreth gjenocidit të Srebrenicës.

Pse nuk u deklarua apo u angazhua rreth pranimit të Dardanisë në Këshillin e Evropës i cili, u takua me Macronin sipas kërkesës së tij por, mbanë qëndrim indiferent që do të thotë është në anën e shteteve të cilat hezitojnë të votojnë pro.

Opozita dardane e cila, duke iu bashkangjitur BE-së rreth masave-sanksioneve ekonomike, duke iu kundërvënë zhbllokimit të mjeteve financiare prej 300 milion dollarësh tani të shtuara edhe 100 milion duke mos i votuar marrëveshjet ndërkombëtare përderisa mos të shpallën zgjedhjet e jashtëzakonshme, janë kundër interesave të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të shtetit.

Pse janë kaq këmbëngulës në zgjedhjet e parakohshme. Sepse, me çdo kusht duan ta largojnë Kryeministrin Kurti i cili, është i gatshëm dhe po e lufton korrupsionin, anipse nga opozita tani kan ngritë akuza edhe ndaj tijë për korrupcion për të cilin nuk e amnestoj aske nese diqka të tille konstatohët.

Këta, veçanarisht pas miratimit të Ligjit për konfiskimin e pasurisë së jashtëligjshme të cilin, me qellim që ky ligj të vonohet sa më shumë, e dërguan në kushtetuese për të cilin ende nuk ka deklarim se a është në përputhje me Kushtetutën apo jo.

Pra, opozita dardane, nga frika e konfiskimit të asaj pasurie multimilionshe, kundër interesave të shtetit dhe zvogëlimit të dallimeve sociale të qytetarët më kushte të vështira të jetës me theks të veçant të ish luftëtarëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK -së dhe familjeve të tyre, këta, interesat e veta i kanë mbi ato të shtetit ku disa pjesë edhe i falën duke mos qenë në gjendje për t’i mbrojtur sepse, ishin të shantazhuar me të bëmat e tyre, korruptive, kriminale, disa nga ata tani po përballën me drejtësinë ndërkombëtare.

“Taborri” i Edvin Kristaq Ramës, tani duket “më i fortë” pasi prapa tij qëndrojnë grupe të ndryshme të interesit të cilët nuk janë për mirëqenien e qytetarit, të shtetit dhe interesit nacional sepse, “morali” i tyre është i dobët qoftë edhe i atyre që u futën në ketë “taborr” duke u larguar nga moral i luftës së UÇK-së i ndikuar nga magneti i fuqishëm i lekut. U bënë multi milioner ndërsa, për atë që i sollën shtetit që nga marrëveshjet e dëmshme ndërkombëtare me të cilat sot po përballemi, heshtja dhe mos zbatimi i deritanishëm i tyre, ishte pasojë e pa fuqisë morale, guximit dhe diturisë, për t’u përballur më këto sfida të vet-krijuara, pasi e kishin “mizën nën kapuç”.

Sot, këta janë më të zëshmit rreth korrupsionit se kurrë më parë kur ishin në pushtet të përballur më afera skandaloze korruptive, sipas asaj së, po ta thëm para se të ma thuash, ama, askush nuk u mor në përgjegjësi në të vërtetë disa edhe u avancsuan pasi, marrëveshja në mes tyre ka qenë e tillë.

Raporti i Departamentit të Shtetit, duhet të analizohet në kontekstin e kohës duke analizuar se për çka bëhet fjalë. Nuk është rastësi se ky raport u dërgua tani.

Siç e ceka në njërin nga nëntitujt se, DASH-i, as nuk është engjëll e as djall por, kur i duhet atij, ai, mund të jetë të dyja.

E thëm këtë nga përvoja përmbi tri dekada gjatë lobimit ku kemi hasur në shumë probleme e telashe, për çka na u ka deshtë ndihma e Kongresit dhe Senatit, nga të zgjedhurit e popullit e jo nga të nominuarit.

Përderisa Richard Grenell dërgonte SMS për shkarkimin e Kurtit, DASH-i tani po vepron në mënyrën më ertogante zyrtare i cili, në bashkveprim më opozitën dardane, pozitën maqedone e tani, portparollin në prapavijë, evro- DASH, Edvin Kristaq Rama, që ta largojnë “pengesën e ecjes përpara” Kryeministrin Albin Kurti i cili ua zbulojë politikat në prapavijë e që konsistojnë me përkrahjen e hapur ndaj Vuçiqit, kabinetit të tij ultranacional shovinistë zbatues të politikave të Millosheviqit, Vuçiqit, Sheshelit dhe përkrahëseve të pa përmirësuar të Putinit.

DASH-it, në këto momente kyçe historike për të ardhmen e Dardanisë, dua t’ua përkujtoj deklaratën e Presidentit të 28-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Woodroë Wilson i cili pat deklaruar: “As unë, as populli amerikan kurrë nuk do të biem dakord që shqiptarët të sakrifikohen nga fqinjët”.

Zotëri të DASH-it, ku qëndroni ju lidhur më këtë deklaratë, për të cilën populli shqiptar është përjetësisht mirënjohës për kontributin e tij të ekzistimit të shtetit shqiptar.

Falë Kongresit dhe Senatit, megjithatë populli shqiptar i Republikës së Dardanisë, do t’i mbijetoj çdo tentative të, diskriminimit, eliminimit dhe poshtërimit karshi armiqve të tij, me ndihmën e mercenarëve shpirt-shitur e gjak shprishur si Edvin Kristaq Rama më “taborret e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat