Franca dështoi ta pengonte Kosovën për liberalizim të vizave, tani synon ta pengojë në Këshill të Evropës

Opinione

Franca dështoi ta pengonte Kosovën për liberalizim të vizave, tani synon ta pengojë në Këshill të Evropës

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 7 maj 2024 Në ora: 17:02
Albin Kurti dhe Emanuel Macron

Anëtarësimi i pritshëm i Kosovës në Këshillin Evropës duket se po has në tentim bllokimi nga disa vende. Të njëjtat janë, apo në numrin njëjës është i njëjti vend që çdo herë kur Kosova përgatitet të merr diçka del si pengesë

Është Franca, që si në rastin e liberalizimit të vizave edhe në këtë rast duket se tenton të pengojë Kosovën në rrugën e saj drejt KiE. Nesër në Strasburg pritet të mbahet takimi i fundit i ambasadorëve para takimit të ministrave ku pritej edhe të merret vendimi i shumëpritur për Kosovën. Duke kërkuar formimin e Asociacionit për ta dërguar statutin për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, me qeverinë që me të drejtë saktëson se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim. Gjithsesi, Franca vazhdon në qëndrimin e saj se pa Asociacion s’ka anëtarësim, si masë paraprake thuhet se ka kërkuar shtyrjen e vendimit për Kosovën.

Realisht është e padrejtë të ekziston ndonjë ndërlidhje mes çështjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe anëtarësimit të Republikës së Kosovës në KiE. Derisa qëndrimi i Francës mbetet i tillë, Gjermania nuk besoj se do bëhet pengesë ashtu si edhe Britania e cila nuk ka mbështetur qasjen sipas së cilës, çështja e Asociacionit si produkt i bisedimeve të Brukselit nuk duhet të ngatërrohet me çështjen e anëtarësimit në KiE.

Besoj se nuk do të ndodh pengimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropës, ka tentativa për pengim, matje të pulsit të qeverisë. Nëse, eventualisht ndodh që Kosova të pengohet dhe të kushtëzohet me Asociacion, Kosova të tërhiqet nga bisedimet në Bruksel, ledhatim për Serbinë dhe kërcënim për Kosovën, nuk shkon më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat