Jam shumë krenar që një bashkësi fetare, në një vend aq të vogël, siç është Kosova, të organizojnë lutje për shëndetin tim.
Kjo më ka emocionuar tej mase dhe po ju premtoi se me Rusinë në krye ne do t´ia dalim që ta mbrojmë dhe zgjerojmë myslimanizmin, kuptohet që kjo duhet të jetë edhe dëshira e juaj.
Sinqerisht të shprehem, lutje dhe përkrahje të tillë për shëndetin tim nuk kam marr ende nga shtetet më të fuqishme siç janë ato nga Arabia, Irani dhe Turqia, por kam mirëkuptim për preokupimet e tyre, në angazhimin për zhdukjen nga faqja e dheut të Izraelit, i cili është një njollë e së keqes në zemrën e myslimanizmit.
Mua më janë të njohura vështirësitë me të cilat ballafaqohet Kosova, sepse kryesia e BIK më ka njoftuar dhe më njofton rregullisht, për preokupimet e juaja.
Po ju premtoi se unë personalisht do të angazhohem që Kosovën ta mbushim tërësisht me xhami. Jam i lumtur që ju rininë tuaj keni arritur ta përfitoni për vete, ta largoni nga arsimimi i çoroditur shkollor dhe ta orientoni drejt xhamive, të cilat i mbushin me ndjenjën shpirtërore mbi zotin.
Po ashtu po gëzohem kur po dëgjoj që femra shqiptare gjithnjë e më shumë po mbulohet dhe i është kthyer rrugës së zotit. Më besoni se kështu kemi vepruar edhe ne në Çeçeni dhe po ju siguroi se nga kjo do të përfitoni si shoqëri e lirë drejt parajsës së përjetshme.
Unë po ashtu jam në bisedime me udhëheqësit më të lart të shtetit serb Daçiqin, Vulin, Dodik, Bërnabiç – kën, Gjuriqin, Sheshelin, Radojçiqin, Listën Serbe etj. si dhe me kryetarin Vuçiq që mos t’ju pengojnë dhe t´ua japin të gjitha të drejtat që ua garanton feja islame.
Po ju garantoi se presidenti Vuçiqi si dhe Daçiq e Vulin të cilët në Rusi vijnë shpesh që ta takojnë presidentin Putin, më kanë garantuar se jo që nuk do t’ju pengojnë sa i përket orientimit të juaj fetar si mysliman të devotshëm, por u zotuan se do t’ju përkrahin duke investuar në këtë drejtim. Ata ishin po ashtu të interesuar që sa më shumë që është e mundur të angazhohen në mbulimin e femrës shqiptare.
Ata shkuan edhe më larg dhe thanë që në vend të shamisë do ta preferonin ferexhen ose nihabin për femrën shqiptare.
Kjo më dha kurajë dhe i falënderova nga zemra kur i pash se sa zemërgjerë janë disa popuj, sidomos rusët dhe serbët, kur është në pyetje respektimi i fesë islame.
Ju kisha lutur që të keni durim sepse ne jemi nisur drejt rrugës që ta pushtojmë Evropën, ky është synimi ynë i parë, po nuk do të ndalemi derisa ta pushtojmë tërë botën.
Ndoshta keni dëgjuar që këto ditë në portin kryesor të Gjermanisë në Hamburg, kemi organizuar tubim me myslimanët dhe për herë të parë dolëm me kërkesën që shteti gjerman ta pranoj Kalifatin, si formë të vetme të udhëheqjes shtetërore.
Ky pra është vetëm fillimi. Ne me Rusinë në krye kemi po ashtu plane strategjike. Sapo ta neutralizojmë EU do t´i kthehemi edhe Ballkanit, që ju t´i fitoni të drejtat e plota si bashkësi myslimane. Ne jo vetëm që po punojmë në atë drejtim, po edhe jemi duke i hedhur edhe hapat e parë.
Të pafetë ju marrin të paditur, analfabetë dhe gjysmanalfabetë, po mos u besoni, sepse ju jeni të zgjedhurit e zotit që sakrifikoheni për botën islame.
Mos harroni që xhamitë janë kazermat tona, kurse minaretet janë po ashtu bajonetat tona. Të këtij mendimi janë edhe udhëheqësit shpirtëror tuaj, por këtë e ka thënë edhe Erdogani me gojën e vetë.
Unë e di se vëllezërit tanë shqiptarët i urrejnë serbët edhe për atë se Vasa Qubrilloviqi ka thënë: „Shtyllën kurrizore të nacionalizmit shqiptar mund ta thyej vetëm feja islame“ po kjo thënie është e shekullit 19, prandaj është e tejkaluar dhe nuk duhet të merreni me të kaluarën, kur e ardhmja e jonë do të jetë e ndritshme.
Mos harroni se sot edhe Serbinë e kemi në anën tonë, pra ju lus që t´i dëgjoni prijësit tuaj Dr. Shefqet Krasniqin ( i cili edhe serbët po i konverton në fenë islame) dhe Dr. Naim Tërnavën, si dy figura markante të popullit shqiptar të cilët lirisht mund t´i krahasoni edhe me figurën patriotike të popullit tuaj, Haxhi Qamilin. Po të më pyesni mua unë ata do t´i zgjidhja udhëheqës të popullit shqiptar: njërin do ta emëroja kryetar shteti dhe tjetrin kryeministër.
Figura të tilla shqiptarët kanë mjaft shumë edhe në Luginë, po sidomos në Maqedoni, por edhe në Shqipëri.
Pra vëllezërit e mi shqiptarët, punoni për të ardhmen e ndritur të popullit tuaj. Unë do të jem gjithmonë me ju.
Edhe një gjë duhet ta keni të qartë: shqiptarët armikun numër një duhet t´i kenë SHBA , EU dhe perëndimin e jo Rusinë e Serbinë.
Mars – Rover (Satirë)