Politikani properëndimor ishte president i Ukrainës nga viti 2005 deri në vitin 2010. Ai erdhi në pushtet pasi i mbijetoi një atentati gjatë fushatës zgjedhore. Jushçenko u dërgua në një spital në Austri, dhe atje mjekët arritën ta shpëtonin.
Sot, Jushçenko ishte në Norvegji për të kërkuar ndihmë.
Ish presidenti vizitoj kryeqytetin në Ditën e Çlirimit!
Norvegjia dhe Europa shënojnë 8 Majin, fitoren ndaj Gjermanisë (Hitlerit), Ukraina u zgjua nga sulmet ajrore ruse kundër Kievit dhe qyteteve të tjera të mëdha në vend.
- Çfarë kërkoni për të ndaluar shkatërrimin?
- Nuk kemi nevojë të lutemi, sepse Europa është në radhë të parë që do i bie ziles së alarmit, përgjigjet ai në gjuhën ukrainase i ndihmuar nga përkthyesja.
Çfarë na duhet?
-Ne nuk kemi nevojë të shpëtojmë fytyrën e Putinit. Ne nuk kemi nevojë për një armëpushim. Ne kemi nevojë për një fitore.
-Dhe një fitore, do të thotë që forcat pushtuese ruse të dëbohen nga të gjitha territoret e Ukrainës.
Kur presidenti rus Vladimir Putin u rikthye në mandatin e tij të katërt në pushtet në Kremlin, ai tha se do të hapte "dialogun me vendet perëndimore".
Mendoni në sinqeritetin e tij?
- Ai dëshiron të sjellë një plan për një armëpushim, i cili do e çojë Ukrainën në një situatë të njëjtë me Korenë e Veriut dhe atë të Jugut, ose siç ishte dikur Gjermania për 50 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, beson Jushçenko.
Ai nuk beson se Putini do të jenë ai që do të sjellë paqen në Ukrainë dhe Europë, paqen e sjell solidariteti i koalicionit nga vendet perëndimore që sot qëndrojnë së bashku kundër regjimit të Putinit.
-Nëse presidenti rus dëshiron një armëpushim të vërtetë, ai nuk ishte dashtë të riarmatosë aparatin ushtarak rus, sepse pas fjalëve të Putinit fshihet diçka krejtësisht tjetër, ai nuk është paqësor!
Gjatë fushatës zgjedhore në 2004, Jushçenko u sëmur rëndë dhe papritmas pësoi dhimbje të mëdha stomaku dhe deformime të fytyrës.
U dërgua me urgjencë në spitalin e Vjenës, ishte i dërmuar, mezi ecte përderisa organet e brendshme i ishin të fryra. Një deklaratë e falsifikuar për shtyp nga spitali fillimisht tha se ai nuk ishte helmuar, por në dhjetor të të njëjtit vit, mjekët ishin në gjendje të deklaronin se kishin gjetur gjurmë të një helmi në gjakun e tij, mjekët gjetën 50,000 herë sasinë e dioksinës në gjakun e tij sesa në një person normal.
Pavarësisht këtij episodi të rëndë dhe dëmtimi i përhershëm në fytyrën e tij, Jushçenko fitoi zgjedhjet.
Si ndiheni për faktin që historia e shtypjes dhe e dhunës politike duket se përsëritet vazhdimisht?
-Politikanët e opozitës dhe gazetarët në Rusi rrezikojnë jetën e tyre kur ndajnë mendimet e tyre. Rrrziku është i njëjtë edhe jashtë kufijve të vendit, ku regjimi rus përdor forcat e tij për të ushtruar ndikimin e tij.
- Kjo është politika e Putinit. Ky është fashizmi që ai ka instalue në sistemin e tij politik, përgjigjet Jushçenko.
Në Rusi nuk ka opozitë, Putini i ka vrarë kundërshtarët, janë vrarë apo burgosur edhe gazetarë të opozitës, disa njerëz të tjerë më me fat kanë arritur të ikin dhe kanë udhëtuar, për në Norvegji dhe SHBA, shtjellon ai.
Edhe Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Barth Eide nuk e fsheh simbolikën për vizitën e tij në Ukrainë në Ditën e Çlirimit:
- 79 vjet më parë, së bashku me shumë aleatë tanë, fituam luftën kundër diktaturës në Evropë dhe Gjermania e Hitlerit u dërrmua.
- Tani duhet të sigurohemi që mund të festojmë edhe një herë lirinë e Ukrainës, kjo do të jetë shumë e rëndësishme për të gjithë Evropën. Nëse Putini ka sukses në Ukrainë, kemi arsye për t'u frikësuar se ai do të provojë të njëjtën gjë në vendet e tjera evropiane, thotë ministri i Jashtëm.