E përgëzoj Qeverinë e Republikës së Dardanisë, që nuk iu nënshtrua kërkesave të BE-së dhe DASH-it, sipas presionit të Serbisë kriminele e gjenocidale

Opinione

E përgëzoj Qeverinë e Republikës së Dardanisë, që nuk iu nënshtrua kërkesave të BE-së dhe DASH-it, sipas presionit të Serbisë kriminele e gjenocidale

Nga: Hafiz Shala Më: 9 maj 2024 Në ora: 10:33
Autori Hafiz Shala

Disa portale shkruajtën: Ali Ahmeti apo Albin Kurti rreth zgjedhjeve në M e V, unë do të thosha: Albin Kurti përball BE-së, DASH-it, Edvin Kristaq Ramës, Ali Ahmetit dhe opozitës dardane

Qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Dardanisë dhe Kryeministrit Albin Kurti, ishin në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë e Qeverisë të parapara më Kushtetutën e vendit e cila, konsiston edhe me qëndrimin e shprehur më shkrim drejtuar BE-së nga ana e krerëve të shtetit të duke u zotuar se i përkrahin marrëveshjet e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit rreth zbatimit të pikave sipas renditjes.

Dhe, fatkeqësisht, edhe kjo nuk i mjaftoi Francës, nuk e di ende se a është edhe Gjermania, por edhe Italia që, në momentin kur Dardania i ka plotësuar të gjitha kushtet të cilat i vërtetoi edhe Raporti i Dora Bakoyannis Raportuesja për Evropën, që, nënkupton se me përkrahjen e mbi 80% votave, mund të shkoj në shqyrtim në Komitetin e Ministrave të Punëve të Jashtme te shteteve të BE-së që, sipas të gjitha parashikimeve duhet të kalojë pa kurrëfar hezitimi. Por, ja, që në momentin e fundit po dalin pengesat që do të ndodhë një sui gjeneris për herë të parë.

U kam sugjeruar anëtarëve të Bordit Egzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane të cilët kemi lobua mbi tri dekada që, Lobi më i fuqishmi dhe i vetmi i regjistruar zyrtarisht në Uashington DC, të dalë më Deklaratë Publike në përkrahje të Qeverisë dhe krerëve aktual të shtetit. Liga, e ka dhënë kontributin e jashtëzakonshëm në, përkrahjen, mbrojtjen dhe njohjen ndër të parat subjekte të organizuara këtu në SHBA të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mbrojtur nga tentim etiketimet si organizatë terroriste deri me dëshminë e përgatitur në mbrojtjen e ish komandantëve të UÇK-së pran Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë më paraqitje me shkrim mbi 300 faqe nga z. DioGuardi, President dhe zonja Shirley Cloys DioGuardi, Këshilltare për Çështje të Ballkanit.

LQSHA, ka lobuar kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive kur Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme me 18 maj 2023 i ftoj në takim, Cholet dhe Escobar rreth formimit të Asociacionit dhe vërtetimet se a është i lidhur më krimin në Serbi, të dytë e vërtetuan sipas informatave zyrtare të cilat ata i posedojnë.

Prandaj, duke u nisur nga ndërskamcat politike të disa përfaqësuesve evropian dhe atyre të DASH-it përmes të deleguarve të tyre në doalog. Dardani Serbi të cilët, haptas ishin rreshtuar në anën e Serbisë lidhur me dialogun e dështuar, të cilët, do të largohen në mënyrë diplomatike “pa dhimbje publike” për dështimin e tyre( ani pse hezitojnë ta pranojnë sepse, është edhe dështim BE-DASH).

Dëmi i shkaktuar do të lë pasoja të mëdha, politike, ekonomike, shtetërore e të sigurisë, ndaj një pa drejtësie ndaj Dardanisë e cila, bëri lëshime të dëmshme për shtetin, në interes të paqes, të cilat ishin nënshkruar nën presione edhe atëherë siç është rasti i pronësimit të 24 hektarëve në favor të Manastirit të Deçanit, vendim i sjellë në kohën e suprimimit në vitin 1989, të Autonomisë së vitit 1974 nga regjimi kriminal i Millosheviqit i cili, assesi nuk duhej të merrej si legjitim. Edhe ky koncesion u zbatua. Pse, kushte të reja dhe, nga kush?.

T’i kthehemi gjenezës së ngjarjeve qe nga Marrëveshja Ushtarake e Kumanovës së vitit 1999 ku Franca e kushtëzojë pjesëmarrjen në kuadër të KFOR-it, vetëm nëse ushtarët e saj vendosën në pjesën veriore të lumit Ibër që, lënë të nënkuptohet se duan që pjesën veriore t’ia aneksojnë Serbisë sipas marrëveshjes së Thaçit me Shërbimin sekret francez DGSE dhe udhëheqësit të tij Denien Arnaud.

Më vonë, për të realizuar këtë marrëveshje sipas kërkesave të Serbisë ku janë të kyçur, Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq qysh nga viti 2016 nga takimi i Nishit ku, Kristaqi e merr rrolin, jo vetëm të sekserit por edhe ndikimit që kjo ide të realizohet duke iu përshtatur kohës dhe rrethanave.

Presidenti Trump, me angazhimin e pashoq të Richard Grenelit, i ftojnë në Shtëpinë e Bardhë për ta nënshkruar ndarjen faktike të modifikuar si e pa dukshme të cilën e shpëtoi Prokurori Amerikan Jack Smith, edhe tani i angazhuar rreth rastit të gjykimit të Trump, duke ia shqiptuar Thaçit vendimin rreth akuzave për vepra kriminale që konsistoi më ndërprejen e udhëtimit të tij në Uashington.

Edvin Kristaq Rama një Enver Hoxha i shekullit 21, një vasal i Vuçiqit dhe varrmihës i Dardanisë dhe i kombit në përgjithësi, përgatiten plane e strategji ogurzeza ndaj Dardanisë dhe Qeverisë Kurti në tentim, për ta neutralizuar, kompromituar duke thurur teori të cilat i shkonin për shtati opozitës së kompromituar dardani siç e kualifikoi sovrani, duke u injoruar shumica e popullatës si, “populist, anti amerikan, anti evropian etje” për ta dobësuar politikisht. Arritën kundër efekt që nga puçi politik Grenel-Opozitë e deri sot

Vuçiq, përmes Ballkanit të hapur, në marrëveshje me Ramën, deshën ta eliminojnë Dardaninë me qellim që Serbia ta merr primatin në “një Ballkan të bashkuar” në krye të cilit do të jetë Shqipëria më në krye Edi Ramën a në prapavijë rrol kryesor, të ketë Serbia.

Takimet e Presidentit Macron me Vuçiqin pastaj Edi Ramën, më vonë edhe takimi më Presidentin Kinnez Xi si dhe vizita e këtij të fundit në Serbi, duke u deklaruar se e përkrah sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë përfshirë edhe Dardaninë, pastaj vizita në Hungari dhe takimi me Kryeministrin Viktor Orban, përkrahës i zjarrtë i Putinit, mik i ngushtë i Milan Dodikut, po krijohet një front anti evropian dhe anti amerikan sepse, Kina po krijon marrëdhënie të reja ekonomike e edhe me shtetet afrikane dhe të Amerikës Jugore duke investuar mjete të mëdha financiare me tentim që ta marrë primatin ekonomik sepse, Presidentit kinez XI, qytetari i tij merr 300 euro në muaj duke shfrytëzuar si skllevër pa kurrfarë të drejta.

E gjithë kjo histori diplomatike francezo-serbo-kinezo-shqiptare, janë tentativë që, të dobësohet faktori shqiptar, i qarë e i shpërndarë, duke e reduktuar vetëm në shtetin Shqiptar si, “bashkëpunues, ndërmjetësues dhe nxitës i opozitës shqiptare”, kuptohet ajo pjesë e korruptuar, e pasuruar në mënyrë të jashtëligjshme, vasalët dhe bashkëpunëtorët e, Vuçiqit, Daqiqit, Bërnabiqit, Radojqiqit dhë Listës serbe, dorë e zgjatur e Vuqiqit.

Shqipëria, jo vetëm opozita atje, por i tërë populli, duhet të ngritet kundër këtij anti kombëtari e pro serbi i cili, duke tentuar që t’i mbulojë të bëmat e tij, anti kombëtare, korruptive dhe, sjellja e individëve të fuqishëm nga Amerika me më ndikim sikur është, dhëndri i Donald Trumpit dhe djemve të tij, duke u lejuar biznese në pjesët më të bukura të bregdetit shqiptar më arsyetim “të zhvillimit të turizmit”, duke u lejuar investime edhe në objektet e përfshira nën mbrojtjen e UNESK-os sikur, Butrinti, Sazani e shumë të tjera.

Edvin Kristaq Rama, në vend që të angazhohet dhe t’i del krah rreth anëtarësimit të Dardanisë në Këshillin e Evropës, ai, në të vërtetë, po punon kundër këtij avancimi për t’u bërë pjesë e Evropës edhe pas kësaj sage, të turpshme e të stërzgjatur evropiane.

Prandaj, përfaqësuesit evropian dhe ai i DASHI-t, dështuan në dialogun Dardani-Serbi, sepse, u treguan anues të kësaj të fundit bile, ekziston edhe mundësia e korruptimit që si dukuri, është më i rrezikshëm se arma shkatërruese në masë, bomba bërthamore në tërë shoqëri.

Jam tejet i shqetësuar si shtetas i këtij shteti tim, mik i shqiptarëve dhe superfuqi i cili, falë diplomacisë së dobët dhe, unë do të thosha bëjnë edhe në ndikimin nga njerëz të fuqishëm financiar si multi miliarderi Aleks Soros me ndikimin e tij në DASH dhe Sekretarin Blinken i cili, po e humbë busullën e suksesshme të diplomacisë amerikane duke e sjellë në një gjendje kur, ka filluar ta zbehë ndikimin dhe respekti të cilin e kishte me dekada. Prandaj, duke u lëshuar në nivelet kompromituese e nënshtruese sikur ndaj diktateve dhe mospërfilljes së vendimeve të DASH-it nga ana e Serbisë më rastin e shpalljes të personave nongrata duke i vendosur ata në poste të rëndësishme qeveritare e shtetërore.

Më keq ardhje mund të vlerësojë nga këtu se, Presidentit Biden, i kanë dalë gjërat nga kontrolli pasi, kur bëhej fjalë rreth dialogut me Serbinë, ai pat deklaruar se, marrëveshja duhet të përfundojë më njohje reciproke që është në kundërshtim më kërkesat shtesë të disa shteteve evropiane të kërkuara së voni.

Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, mendoj se duhet t’i drejtohet Kongresit Amerikan për rishikimin e qëndrimeve dhe politikës së jashtme në përgjithësi e asaj të DASH-it në veçanti.

Prandaj, qëndrojmë të paluhatur në qëndrimet e Qeverisë, Kryeministrit Kurti dhe krerëve aktuale shtetëror të Dardanisë të shprehur në Letrën garantuese rreth zbatimit të atyre marrëveshjeve dërguar Bashkimit Evropian lidhur më anëtarësimin në Këshillin e Evropës , duke kërkuar që edhe Serbia ta bëjë të njëjtën gjë.

Hafiz Shala, New York, 8 maj 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat