Ne drejt Evropës, kjo ikë prej nesh

Opinione

Ne drejt Evropës, kjo ikë prej nesh

Nga: Dedë Preqi Më: 9 maj 2024 Në ora: 12:21
Dedë Preqi

Me 9 maj festohet Dita e Evropës, me çrast festohet edhe në Kosovën tonë të pavarur si ditë të rëndësishme edhe pse ky vend po ban « hyxhym » drejtë saj, kjo sikur po ikën prej nesh, ndonse jemi të vegjël apo të pa pjekur, që ti bashkohemi kësaj familje të madhe dhe të famshme.

Që nga viti 1950, kur u krijue BE-ja, sigurisht që thëmelet e saj u vendosën si një Evropë e bashkuar dhe pa dallim ngjyre dhe race, por edhe duke e ndihmuar njëri-tjetrin për ta bërë një Evropë të standartizuar dhe sa më të fuqishme në aspektin ekonomik dhe politik.

Kosova, nuk e ka pasur fare lehtë mbas luftës që të ngritet në këmbët e veta dhe të bëjë menjëherë ndryshime nga gjitha ato shkatërrime dhe përmbysje nga okupatori serb, dhe si shtet i ri, sa do që po mundohet të aftësohet dhe të realizojë zotërimin mbi shtetin e vet, duke i vënë qëllime vetës për ndërtimin dhe zhvillimin e një shteti demokratik dhe multietnik, para rrugëve të saj dalin shumë barikada dhe pengesa, të cilat do ta pengonin rrugëtimin e këtij shteti.

Sigurisht që përpjekjet e saj, sa do që mund të bëjnë efektin e vet, pa ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, gjegjësisht pa mbështetjen e BE-së dhe të SHBA-ve, ky vend nuk mundet të arrijë ti plotësoi qëllimet e veta, sepse janë disa objektiva, që nuk mundet të funksionojnë vet pa ndihmën dhe inkuadrimin e saj në marrëdhënie me disa organizata Evropiane dhe ndërkombëtare.

Dhe synimi aktual i Kosovës, që të anëtarësohet në Këshillin Evropian, si e drejtë e një shteti demokratik, që i takon këtij rrethi të ngushtë, do të ishte e pa drejtë, që ti vëhën parakushte dhe pengesa, siq është parakusht futja e Asociacionit të komunave serbe, duke e mbështetë idenë e kriminelit Vuçiq, për të ndarë dhe copëtuar shtetin e Kosovës në vija etnike.

Prandaj, Kosova dhe shteti i saj, për të funksionuar si shtet demokratik, është e mvarur nga BE-ja, dhe bashkësia ndërkombëtare, që e bëjnë jetësore dhe funksionale këtë vend, që deri dje pranohej si abstrakte dhe e lënë pas dore ekzistenca e saj nën okupimin shekullor të Serbisë.

Mirëpo, ky vend dhe shtet i pranuar ndërkombëtarisht, nuk duhet të mbetët sot në mes të rrugës dhe të qahet halli i tij përsëri nën mëshirën e « kulqedres » Serbi, e cila me çdo kusht po orvatet, që këtë vend ta kthejë edhe njëherë në thundrën e vet, apo të vazhdojë aty ku e ka lënë parardhësi dhe krimineli Millosheviq, sepse përveq se ky popull edhe nëse shkrihet i tëri nuk do ta lëjonte që të nëpërkëmbët dhe të përdhoset liria, të cilën e fituan me lumenj gjaku.

Por mbi të gjitha, BE-ja, do duhej të përvijojë një ndjenjë vigjilence e serioziteti dhe përgjegjësie përballë problemeve nacionale në gjirin e saj, nëse duhet ti kthehemi emërtimit të drejtë të një bashkësie të vërtetë dhe të një Evrope të bashkuar, ku të gjitha bashkësitë njerëzore pa dallime, që dëshirojnë të aderojnë në këtë komunitet të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat