Ekrem Rexha i njohur si komandant “Drini” nga shokët e tij vlerësohet si njeri shumë i guximshëm, erodit dhe mbi të gjitha njeri i mirë. Në njëzet e katër vjetorin e vrasjes së tij, konkretisht me 8 maj të vitit 2000 para shtëpisë së tij, mbetët plagë dhe dhimbje për familjen dhe kombin. Jo vetëm në luftë por edhe pas luftës meritat e tija hanë të pamohueshme.
Falë tij, Prizreni ishte qyteti i parë që UÇK-ja e kishte marrë nën kontroll pas largimit të forcave serbe më 15 qershor të vitit 1999. Njeri i shkolluar, njohës i mirë i gjuhës angleze, komandat Drini para medieve të huaja pasqyroi pastërtinë e luftës çlirimtare duke deklaruar se “Ne asnjëherë nuk kemi lënduar civilë, ne asnjëherë nuk kemi lënduar fëmijë, gra dhe pleq. Secili që ka qenë i involvuar në krime do të jetë përgjegjës për atë që ka bërë.
Të tjerët, janë të lirë të qëndrojnë, ne nuk do të bëjmë presion të asnjëri”.
Megjithatë, Ekrem Rexha-komandat Drini kishte një “mangësi” për uzurpatorët e simbolit të UÇK-së, pasi mbështeste presidentin Rugova. Kjo edhe e qoj tek vdekja e hershme. Ndonëse, për vrasjen e komandantit Drinit ka pasur një proces gjyqësor, e vërteta asnjëherë deri me tash nuk doli në pah.
Në çdo përvjetor të tij pak a shumë diskursi është i njëjtë, pritjet dhe shpresat janë tek Gjykata Speciale, e cila në kuadër të vrasjeve edhe gjatë vitit 2000 mund të gjej dhe ndëshkojë ata që urdhëruan dhe vranë komandant Drinin.
Rastet Drini edhe Tahir Zemaj, mbesin ndër vrasjet më të bujshme të pasluftës, aludime ka pasur edhe për rivalitet politik, s’dua ta besoj, gjithsesi pa zbardhjen e tyre s’do të ketë qetësi as për familjarët as për shqiptarët. Gjykata Speciale mbetët shpresa e vetme dhe e fundit, nëse nuk i zbardhë puna e saj në pus, derisa nuk ka ndodhur e kundërta duhet besuar dhe shpresuar. Komandant Drini ka mbetur në histori të vendit si trim i rrallë dhe Hero i Kosovës.