Nga një mbledhje e Byrosë poltike të kohës së sotme, kreu i Kremlinit shqiptar, kërkon marrëveshje me opozitën. Me cilën opozitë se, sipas tij Shqipëria nuk ka opozitë. Po sipas tij, ai e ka për ofendim të ulet e të flasi me ndonjë, non gratta etj., ku po sipas tij dhe atyre kadinjëve të drejtësisë, nuk dinë se ku kanë vulën, ku kanë kokat, ku kanë selitë etj. Për më tepër i ka burgosur me fakte propagandistike dhe jo material safi si tarifat e inceneratorëve që Kremlini shqiptar i paguan lobeve që arrijnë kourume votash të padiskutueshme për fitoren e radhës..., pa diskutim edhe me angazhimin total të vipave të artit dhe showrockëve në klubet e natës në Tironën e zhurmshme. Boll me marrëveshje me Edi Ramën, është kartë e djegur, një figurë analoge deri në perfeksion me Enver Hoxhën. Kur them perfekte, kini parasysh që pas çdo mbledhje Byroje, ekzekutohej publikisht një bashkëpunëtor i tij, një bashkë'ekzutues i urdhrave të tia, një bashkëkapter, oficer a gjeneral. Këtë bëri edhe Edi Rama dje, mblodhi Byronë, jo Partinë Socialiste.
Nuk ka më Parti Socialiste, është naivitet ta besosh dhe ashtu publikisht me natyrën enveriste shpalli tradhtarin e radhës ndofta edhe kërcënuesin real të pushtetit të tij, bajatin lali Eri. Nesër do shpalli armik të klasës edhe gruan e tij dhe ju po publikisht do besoni dhe do i bindeni kreut të Kremlinit shqiptar në këtë derexhe, duke pritur përjetësisht para nga fëmijët emigrantë. Po kemi ardhur në atë zenit shekullor kurbeti, ku fëmijët tashmë janë bërë vet gjyshër dhe po mendojnë për pensionimin e vet. Shumë nga ju asnjëherë nuk e pyetën veten, përse edhe ne nuk gjykojnë e veprojmë si ëfmijët jashtë. Përse nuk indinjohemi dhe përse nuk e kundërshtojmë padrejtësisnë sociale për një pension më të mirë dhe një pensionim me dinjitet si ata në botën e madhe? Por nuk e bëjmë se, jemi shqiptarë me inat klasik. Kësisoj të vrasim me propagandë, rrojmë me propagandë dhe kësisoj akoma do komsumojmë të njëjtat tema si, armiqtë klasës, Saliun, Europën që nuk na pranon, mungesën e ujit dhe pordhët me bumin turistik.
Kemi një devijim total nga demokracia, madje jemi futur në sukses të plotë me Kremlinin, i cili po dje i dha mandatin e gjashtë Vladimir Putinit, plot njëzetë e pesë vjet në pushtet. ''Kujt nuk i mungon Bashkimi Sovjetik, nuk ka zemër rusi'' ka qenë deviza e Putinit për sundim. Ka vrarë e prerë në të dya anët ama nën emrin e demokracisë. Të njëjtën gjë po bën edhe Edi Rama. Shqipëria ka rënë në një vegjetim social edhe për shkak të emigrimit, ku deri dje i endërruar, sot një sëmundje që po e shteron kombin shqiptar. Kjo për shkak të zero mundësive në vendin e vet.
Bash dje, dëgjova një vip thinjosh, gjoja me klas, sipas studios televizive, i cili tha se opozita nuk ka një lider të ri, kësisoj do ta durojmë Edi Ramën. Eshtë vip biri i botës, ka klas, mund të ketë dhe para, por fatkeqësisht nuk ka sharm dhe kulturë për të kuptuar se sa e robëruar është shoqëria shqiptare e cila pranon të jetoj nën këtë koncept. Ose edhe mund të ketë, kulturë, por nga ajo bajatja tipike e shqiptarit provincial, se, ç'më duhet mua kur për vete jam në rregull. Nëse ti vip nuk bëhesh dot lider opozitar, të paktën bëhu qytetar opozitar, pavarsisht bindjeve politike, pavarisht besimit fetar, pavarsisht prirjes seksuale, bëhu qytetar opozitar. Se demokracia nuk është rreshtim politik, fetar, etj, por rreshtim qytetar. Por ti nuk e bën, vetëm jep mend. Dhe ky soj i nënshtruar është kavia perfekte e jona. Eshtë një lojë e dhunshme gati mbarë shqiptare e propagandës shtetërore se nuk ka një lider opozita dhe do ta durojmë Edi Ramën, mendësi që po firon gjithçka, më keq se pandemia a sëmundjet e shekullit.
Eshtë viti ku duhet të kalohet çdo vijë e kuqe pasi një qeveri që nuk rindërton dot një linjë hekurudhore Tiranë-Durrës, hiqeni nga mendja se mund të rindërtojë kombin. Dhe mbylleni këtë punën e Europës se me pensione nga 60 euro, nuk futemi në Europë. Më 2013 i dhatë Edi Ramës një milion vota, sot, ka ardhur koha t'i jepni një milon shqelma. Kaq. Hiqeni nga koka marrëveshjet, as mos i diskutoni më studiove. Madje duhet refuzuar kategorisht çdo diskutim për këtë apo atë. I vetmi drejtim është zbythja e Ramës.