Kush po e udhëheq Serbinë: Vuçiqi apo kisha ortodokse ne krye me Porfirije?!

Opinione

Kush po e udhëheq Serbinë: Vuçiqi apo kisha ortodokse ne krye me Porfirije?!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 9 maj 2024 Në ora: 16:19
Autori Ismail Muçiqi

Politika serbe ultra-nacionaliste u përmirësua edhe gjatë zgjedhjes së qeverisë së re në Beograd. Qetësia ortodokse dhe ultranacionalistët u bashkuan me qëllimin e realizimit të idealeve për Serbinë, kundër shteteve dhe popujve që kufizohen me shtetin serb.

Në asnjë kohë, as gjatë regjimit të Millosheviqit, propaganda serbe me ideologji fashiste dhe shoviniste nuk ka qenë më agresive se ç'është tani. Politika serbe, e udhëhequr nga këta liderë, ka humbur kontrollin dhe ka përhapur zjarrin me kërcënime të vazhdueshme ndaj Kosovës, Malit të Zi dhe Kroacisë, duke ngritur tensione të përhershme për destabilizimin e Ballkanit. Zgjedhja e liderëve rusë dhe popullit anti-shqiptar është fatkeqësi për Serbinë dhe Ballkanin. Propaganda serbe për shpërbërjen e luftës ka filluar të thellohet në të gjitha mediat serbe.

Armatimi i shpejtë i shtetit serb me sisteme luftarake të importuara nga Rusia dhe Kina paraqet një rrezik të qëndrueshëm për një luftë të re në Ballkanin Perëndimor. Kjo është shfaqur edhe në programin strategjik të qeverisë së re serbe, ku kryeministri Vuqiq ka paraqitur prioritetin për ripushtimin e Kosovës dhe rikthimin e sovranitetit serb. Këto ide nuk janë lënë pas dore edhe pas shpërbërjes së Jugosllavisë, dhe situata aktuale në botë është shumë dramatike për shkak të luftës ideologjike me aspirata kolonialiste për pushtimin e territoreve dhe për rikthimin e hegjemonisë së shteteve të caktuara.

Proceset aktuale politike po rrezikojnë paqen duke hapur dhe zgjeruar konflikte gjithandej. Rendi botëror është në një krizë, duke filluar nga Këshilli i Sigurimit dhe deri tek Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Lufta në Ukrainë dhe në Gazë, si dhe raportet gjithnjë e më dramatike në Lindjen e Mesme, tregojnë për humbjen e kredibilitetit të fuqive të mëdha për parandalimin ose zgjidhjen e krizave dhe konflikteve që po rrezikojnë planetin tonë. Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka vite që nuk ka marrë vendime të rëndësishme për shkak të rivalitetit të fuqive të mëdha që kanë të drejtën e vetos.

Të gjitha këto rrethana na shqetësojnë për fatin e popullit dhe shtetit tonë. Përgjegjësia e liderëve politikë që janë në krye të institucioneve shtetërore ku jetojnë shqiptarët është larg realitetit. Përçarjet në skenën politike dhe në institucionet tona janë shqetësuese për ruajtjen e sovranitetit të shtetit. Lufta për pushtet, pa zgjedhur mjetet, ka kaluar kufijtë dhe normat e kulturës demokratike të sistemit në të cilin jetojmë. Prandaj, çdo njeri normal i këtij vendi duhet të vetëdijesohet dhe të angazhohet për të ruajtur lirinë dhe pavarësinë e shtetit. Pasuria dhe kapitali financiar që është bërë qëllim për grupet dhe politikanët e interesit paraqet një fatkeqësi më të madhe për individin, familjen, deri tek struktura shtetërore. Rreziku nga Serbia është shumë serioz; çdo gjë që është arritur në Kosovë pas luftës mund të humbasë për një moment, nëse nuk bëjmë përpjekje për të bashkuar forcat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat