Albin Kurti e “çon” Ali Ahmetin në opozitë

Opinione

Albin Kurti e “çon” Ali Ahmetin në opozitë

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 10 maj 2024 Në ora: 10:13
Albin Kurti dhe Ali Ahmeti

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoni të veriut mbaruan, fitues doli

VMRO-DPMNE e cila ka grumbulluar plotë 58 deputetë nga 120 sa i ka gjithsejtë parlamenti i Maqedonisë së Veriut. Ndërsa, në taborin shqiptar fitues është “Fronti Evropian”, me lider Ali Ahmetin, me 19 mandate, duke u renditur forca e dytë me numër mandatesh në nivel republikan, derisa në raport me koalicionin e partive opozitare shqiptare prin me një diferencë prej 30 mijë votash nga koalicioni VLEN që ka marr 13 deputetë.

Pikërisht koalicioni i partive puro shqiptare pritët të jetë pjesë e qeverisë së re çka nënkupton se BDI dhe LSDM do të shkojnë në opozitë. Ali Ahmeti dhe zyrtarët tjerë nga BDI për këtë fajësojnë Albin Kurtin, gjoja se është kyçur direkt në zgjedhjet atje. Ndonëse, është e qartë se Kurti ka qenë mbështetës i koalicionit VLEN, madje, kryeministri Kurti shihet si “kumbara” i koalicionit VLEN, ku janë mbledhur shumica e partive shqiptare për të rivalizuar BDI-në e Ali Ahmetit, vet Kurti asnjëherë nuk e ka pranuar direkt përfshirjen në këto zgjedhje.

Për shumë ke duket e pabesueshme dhe e habitshme koalicioni i VLEN me VMRO-DPMN për faktin se zyrtarët maqedonas të kësaj të fundit nuk i shohin shqiptarët me sy aq pozitiv. Besoj se arsyeja kryesore ka të bëjë me faktin e kundërshtimit të "Ballkanit të hapur" për të cilën Kurti mund të jetë cytur për të mbështetur Arben Taravarin për koalicionin në fjalë.

Gjithashtu flirti i Ali Ahmetit me Edi Ramën dhe PDK e AAK, i ka shërbyer Kurtit për të ndihmuar që Ali Ahmeti të shkojë në opozitë, shto këtu edhe nevojën për përfaqësim më dinjitoz të interesave të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat