Politika luftënxitëse e Vuçiqit

Opinione

Politika luftënxitëse e Vuçiqit

Nga: Dedë Preqi Më: 10 maj 2024 Në ora: 17:58
Dedë Preqi

Presidenti i njohur kontravers serb Aleksandër Vuçiq, ka një politikë të rrezikshme dhe plot sherr me prapavija luftënxitëse, i cili gjatë vizitës së presidentit të Kinës në Beograd, Xi Jiping, e konfirmon Kinën, se e mbështet çështjen e Tajvanit, si territor i saj, duke marrë edhe duartrokitje nga një deklaratë e tillë, që ia aplaudoj edhe shefi kinez.

Gëzimi i Vuçiqit, në pritjen e kryetarit të Kinës, ishte i pa kufishëm dhe aq entuziazmues sa që donte ta pushtonte qiellin, duke e konsideruar Jipingin, si një president të fuqishëm dhe të pa mposhtur.

Çka do të thotë kjo, jo më pak se një deklaratë e tillë do të prodhonte stabilitet dhe në vend të paqës, nxitë një lloj turbulence në mes Kinës dhe Tajvanit, edhe pse Tajvani, është shtet i lirë dhe demokratik, i cili ka një kohë të gjatë që është pamvarësuar nga Kina.

Imazhi i presidentit të Serbisë, është tipik imazh luftënxitës, që mbështetet në koncepte mesjetare, ku njerëzit e tillë e shohin botën e tyre si më madhështore, dhe kjo kulturë merr karakter të tillë, përtej sëcilës nuk mund të shkohej përpara, sepse ato e kushtëzojnë jetën dhe i cungojnë të drejtat e saj njerëzore.

Presidenti kinez në vizitën që e bënë në Beograd, nuk e lë pa e përmendur çështjen e Kosovës, por edhe mbështetjen që e jep në favor të Serbisë, një gjë që lëngon edhe ky vend nga një sëmundje e tillë patologjike, apo si alarm për t’u mbrojtur nga një rrezik ruso-kinezo-serb, nga lëvizja e këtij boshti, që mund të rrezikohet, jo vetëm Ballkani Perëndimor, por edhe më gjerë.

Vuçiqi, udhëheqjen e re të Serbisë, me qëllim i ka zgjedh njerëzit me përvoja kriminele në vendet kyqe të qeverisë së tij, për të ushtruar ndikimin e tyre të krimit edhe në të ardhmën, sidomos kur bëhët fjalë për Kosovën, si një vegël e përshtatshme për të mbajtur pushtetin e vet serb dhe autokratik në Serbi.

E gjithë kjo situatë çon në dyshime se, në dialog me Serbinë, e ka të vështirë Kosova, nëse në mes kësaj marrëveshje përzihet edhe Rusia e Kina, ku SHBA, dhe BE, si ndërmjetësusese përpiqen të krijojnë mundësi që këto dy vende të afrohen dhe të krijohet një atmosferë paqëje në mes tyre, në anën tjetër po punohet dhe organizohet epilogu i kësaj paqeje përmes Serbisë, që nuk do të përfundoj pa nxitjen e ndonjë konflikti të mundshëm, për ta ndarë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat