Kryeministri i parë shqiptar, jo vetëm për blerjen por edhe për bartjen e Byrekut, po ku mbeti kryerja e funksionit primar nga ai?

Opinione

Kryeministri i parë shqiptar, jo vetëm për blerjen por edhe për bartjen e Byrekut, po ku mbeti kryerja e funksionit primar nga ai?

Nga: Ejup Berisha Më: 12 maj 2024 Në ora: 17:22
Autori Ejup Berisha

Bashkimi Demokratik për Integrim-BDI para më shumë se tre muajve doli me shumë mburrje dhe me entuziazëm të shtriruar në opinion dhe dha lajmin spektakolar se Qeveria e vendit në 100 ditët e ardhshme do të udhëhiqet nga një kuadër shqiptar. Ky ishte Kryeministri i parë shqiptar. Kjo parti e quajti edhe tepër të veçantë ose edhe historike. Vërtetë ishte kënaqësi të dëgjoje lajmin se një shqiptar për herë të parë në historinë e vendit do të jetë i pari i Qeverisë së vendit; për hir të së vërtetës, asnjëherë në historinë e këtij shteti nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Por kënaqësia dhe entuziazmi ishin shumë afatshkurtër, pasi shumë shpejt u kuptua se Kryeministri i parë shqiptar do të ishte teknik me kompetenca të kufizuara, dhe jo politik me kompetenca të plota. Tani, në përfundim të mandatit të tij, gëzimi dhe entuziazmi kanë zbehtur edhe më shumë, pasi u kuptua se Kryeministri i parë shqiptar nuk ka arritur të bëjë asgjë të madhe dhe të rëndësishme gjatë kësaj periudhe tremujore në postin e tij shumë të rëndësishëm dhe të lartë shtetëror.

Para ca vitesh, opozita maqedonase dhe ajo shqiptare, kur donin të bënin shaka me figurat shqiptare të angazhuara nga BDI në institucionet shtetërore dhe publike, i quante ata "blerës" ose "bartës të byrekut", por kjo nuk vlen për Kryeministrin e parë teknik shqiptar. Ky duket se, si një funksionar shumë i lartë shtetëror, nuk ka qenë i besueshëm as për çështjet e blerjes dhe bartjes së byrekut.

Kjo është një deshtim personal dhe një debakel për të dhe për Partinë e tij, që e ka emëruar për këtë post. Fatkeqësisht, as ne, as opinioni më i gjërë, nuk kuptuam dhe nuk pamë se a ka bërë ndonjë punë të rëndësishme dhe të madhe që do të mbetet e pashlyeshme pas përfundimit të mandatit të tij. Prandaj, lirisht mund të thuhet se projekti i BDI-së për Kryeministrin e parë shqiptar është një projekt i kotë dhe më i dështuari i të gjitha kohërave, ndër shumë projekte të tjera të deshtuara dhe të kota të Bashkimit Demokratik për Integrim gjatë këtyre njëzet e dy viteve që ka qenë aktiv në skenën politike kryesore ky subjekt politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat