Ndëshkim apo pranim i Kosovës në Këshillin e Evropës!

Opinione

Ndëshkim apo pranim i Kosovës në Këshillin e Evropës!

Nga: Dedë Preqi Më: 13 maj 2024 Në ora: 13:03
Dedë Preqi

Pse po ngritet aq pluhur dhe po mjegullohet çështja e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, kur Kosova i ka plotësuar kriteret e nevojshme për t’u pranuar në këtë organizatë, dhe kur bëhët fjalë për një proces që ka domethënjen integruese dhe përkon me paraqitjen e saj në familjen integrale Evropiane, prandaj si mund të kundërshtohet një parim i tillë në shoqërinë Evropiane.

Serbia, nuk mund të quhet ndryshe se një vend me një të kaluar kriminale dhe gjenocidiale, e cila nuk e ka përmirësuar kursin e saj të një regjimi autoritar, dhe po i bënë magji edhe Evropës, që sot e quan vetën shoqëri e integruar dhe për fat të keq kjo, sikur po i bindet kësaj dobësie dhe ligësie njerëzore, duke e ledhatuar në vend të masave ndëshkuese dhe disiplinuese ndaj saj.

Nëse do përpiqëmi të sçarojmë disa çështje që po bëhën sot tema interesante, siq flitet për disa vende përëndimore me eksperienca të mëdha historike, si Gjermania, Franca dhe tjera, të cilat ishin ndër të parat që e formuan Këshillin e Evropës së bashkuar, do të ishte « mëkat» nëse sot do ti bashkohen një iniciative vetëmohuese.

Para 25 viteve e gjithë bota demokratike në krye me NATO-n, reagoi për ta ndaluar terrorin e Serbisë, dhe gjenocidin e tmershëm, që kishte në plan edhe zhdukjen e një popullate të pafajshme shqiptare të Kosovës, dhe tani kur Kosova, e ka statutin e shtetit të pavarur dhe sovran, kërkohet që Serbisë, ti plotësohen dëshirat e saj egoiste, për ta penguar Kosovën në integrimet e mëtutjeshme.

Për Kosovën, hyrja në Keshillin e Evropës, do të kishte rëndësi jetike dhe historike, e cila përmes një rrugëtimi të tillë do të vazhdonte më tutje në integrimet tjera, që përpjekjet dhe orientimet e këtij vendi do vihen në gadishmëri për të arritur rrezulltate edhe më të frytshme që e karakterizojnë integrimin dhe forcimin e këtij shteti.

Këshilli Evropës, me rastin e sesionit vjetor dhe në kuadër të 75 vjetorit të themelimit të saj, që do mbahet me 17 maj 2024, me pjesëmarrjen e 46 vendeve anëtare të këtij Këshillit, në agjenden e vet do ta kishte edhe Kosovën, dhe pranimin e saj në këtë organizatë, nëse një proces i tillë do të drejtohet prej një vullneti të mirë nga Këshilli Organizativ i Ministrave, të këtyre vendeve, dhe nuk do të mbështeten nga konstrukte të krijuara enkas për ta kundërshtuar një rrethanë të tillë.

Si një vend demokratik dhe shtet i ri, siq është sot Kosova, e cila shpreh vullnetin e vet për t’u anëtarësuar dhe integruar në organizatat ndërkombëtare si e drejtë e saj të shtriej rrënjët e veta dhe rrolin që përcaktojnë vendimet ndërkombëtare dhe ato Evropiane, si një pikësynim për të realizuar qëllimet e progresit të shtetit të vet, për fat të keq këto procese kalojë nëpër shumë sirtar dhe pengesa edhe pse Kosova, i plotëson kriterët e parapara, sëcilës po i kërkohen kritere të tjera, apo kritere që përcaktohen në bazë të shijeve dhe tekeve të Serbisë.

Në këtë mënyrë lindin komplekse dhe probleme që e turbullojnë dhe e ngatërrojnë natyrën e marrëdhënieve dhe marrëveshjeve në mes Kosovës dhe Serbisë, në fakt, këtu mund të vërejmë se, organizimet e tilla kundër proceseve integruese të Kosovës, nuk duhet të drejtohen dhe anojnë nga qëllimet që kanë orientime të gabuara, siq e ka drejtpërdrejtë Serbia, kundër integrimeve të Kosovës.

Do të ishte e pa drejtë që Kosova, të kushtëzohet ndaj këtyre proceseve integruese, që gjithnjë e më shumë po ngjallet trysnia e saj nga diplomacia ndërkombëtare, duke marrë si kusht kryesor krijimin e Asociacionit për komunat serbe në veri të Kosovës, një përpjekje dhe plan i Serbisë, që ka për qëllim ndarjen e Kosovës dhe bosnjezimin e saj.

Çfarë instrumenti duhet të përdor sot Kosava dhe qeveria Kurti, që me Serbinë e Vuçiqit, të krijojë marrëdhënie dhe marrëveshje paqësore, kur qëllimet e palës serbe janë agresive e kërcënuese dhe kriminelët serb të nxitur nga vet presidenti i këtij vendi kryejnë akte terroriste në këtë vend, duke vrarë policët e Kosovës, në detyrë, ndërsa bashkësia ndërkombëtare për një terrorizëm të tillë e lë pa e ndëshkuar Serbinë, përkundrazi duke e sanksionuar Kosovën, me masa ndëshkuese.

Nëse në të vërtetë Kosova, humb kohë në këtë formë për të arritë qëllimet e veta të drejta, atëherë çfarë pritet në të ardhmën e saj, apo a do të çlirohet ndonjëherë nga kjo barrë, të cilën nuk e meriton, ose duhet ti kushtohet argëtimeve dhe ëndjeve të pa kuptimta të Serbisë, e cila me magjitë e saj të rrezikshme po arrinë ta hipnotizojë një shoqëri të tërë në këtë kohë të këtij shekulli të zhvillimit dhe standartizimit njerëzor.

Politikat luftënxitëse të Serbisë, duhet të lexohen dhe të dëgjohen me kohë dhe shumë qartë, dhe të përkthehen në forma tjera të drejta, që mbështeten në dobi të njëri-tjetrit, që rezullton me fitore të ndërsjellta pa luftë, duke i afirmuar vlerat njerëzore të njëmendta kulturore në liri dhe paqë, të cilat po i kërkon dhe konfirmon pa reshtur Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat