A mund të jesh kryeministër e qeveri patriotike në demokraci kur qeveris keq dhe me korrupsion, kur tradhton e vjedh popullin e shtetin dhe kur i largon e dëbon qytetarët nga atdheu?
Një qeverisja e tillë nuk është patriotike por është antikombëtare e tradhtare. Atdhetarizmi politik në Shqipëri gjithmonë ka qenë mashtrim, manipulim, gënjeshtëre spekulim.
Patriotizmi politik i politikës dhe pushtetit në Shqipëri ka qenë dhe sidomos sot, patriotizmi i kësaj qeverisja të këtij kryeministri aktual në Shqipëri është maskë tradhtie e pabesie kombëtare, është maskë zullumi e hajnije.
Dhe, a mund të jetë politika dhe a mund të jesh kryetar e qeveri patriotike kur qeveris keq e me korrupsion, kur tradhton e vjedh dhe kur largon qytetarët nga atdheu?
Por edhe politika që pretendon të vijë në pushtet në Shqipëri a është ajo e pastër nga korrupsioni, hajnia e mashtrimi?
Them se jo, përderisa ajo vazhdon e kërkon që korrupsionin t’a luftojë me të korruptuarit e vet të cilët për këto arsye edhe e humbën pushtetin para 11 vitesh.
Nuk luftohet korrupsioni duke sulmuar drejtësinë e re, SPAK-un dhe SHBA-të. Mund dhe duhet t’a luftosh për t’a dëbuar këtë qeveri nga pushteti duke protestuar dhe kërkuar dënimin dhe largimin e këtij pushteti të korruptuar, por jo duke kërkuar lironi ata që janë tanët,ata të shpallurit non grata për korrupsion dhe që po hetohen nga drejtësia.