Kur një qeveri është tradhtare në demokraci?

Opinione

Kur një qeveri është tradhtare në demokraci?

Nga: Skënder Kapiti Më: 14 maj 2024 Në ora: 10:11
Skënder Kapiti

A mund të jesh kryeministër e qeveri patriotike në demokraci kur qeveris keq dhe me korrupsion, kur tradhton e vjedh popullin e shtetin dhe kur i largon e dëbon qytetarët nga atdheu?

Një qeverisja e tillë nuk është patriotike por është antikombëtare e tradhtare. Atdhetarizmi politik në Shqipëri gjithmonë ka qenë mashtrim, manipulim, gënjeshtëre spekulim.

Patriotizmi politik i politikës dhe pushtetit në Shqipëri ka qenë dhe sidomos sot, patriotizmi i kësaj qeverisja të këtij kryeministri aktual në Shqipëri është  maskë tradhtie e pabesie kombëtare, është maskë zullumi e hajnije.

Dhe, a mund të jetë politika dhe a mund të jesh kryetar e qeveri  patriotike kur qeveris keq e me korrupsion, kur tradhton e vjedh dhe kur largon qytetarët nga atdheu?  

Por edhe politika që pretendon të vijë në pushtet në Shqipëri a është ajo e pastër nga korrupsioni, hajnia e mashtrimi?

Them se jo, përderisa ajo vazhdon e kërkon që korrupsionin t’a luftojë me të korruptuarit  e vet të cilët për këto arsye edhe e humbën pushtetin para 11 vitesh. 

Nuk luftohet korrupsioni duke sulmuar drejtësinë e re, SPAK-un dhe SHBA-të. Mund dhe duhet t’a luftosh për t’a dëbuar këtë qeveri nga pushteti duke protestuar dhe kërkuar dënimin dhe largimin e këtij pushteti të korruptuar, por jo duke kërkuar lironi ata që janë tanët,ata të shpallurit non grata për korrupsion dhe që po hetohen nga drejtësia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat