Patriarku serb porfirije, të turpërohet dhe pendohet kur e viziton Kosovën?

Opinione

Patriarku serb porfirije, të turpërohet dhe pendohet kur e viziton Kosovën?

Nga: Dedë Preqi Më: 15 maj 2024 Në ora: 14:11
Dedë Preqi

Nuk është e rastësishme por edhe e befasishme refuzimi i vizitës së patriarkut serb Porfirije në Kosovë, kur Serbia, vazhdon të shkelë marrëveshjet e Brukselit, duke mos lejuar hyrjen e zyrtarëve tanë shtetëror në këtë vend, dhe e cila nuk i ndalon fushatat e saj në arenën ndërkombëtare kundër proceseve integruese dhe ato të njohjeve, si dhe duke e kërcënuar integritetin teritorial të këtij vendi.

Patriarku serb Porfirije Periç, si kreu i Kishës Ortodokse Serbe, para se të vie në Kosovë, duhet të turpërohet dhe të pendohet për masakrat dhe gjenocidin serb që ka shkakëtuar Serbia dhe regjimi i Millosheviqit, ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë, dhe së paku ndaj kësaj popullate të pafajshme të kërkojë kërkimfalje.

Kreu i Kishës Ortodokse serbe, si kreu i një Institucioni fetar dhe forca shpirtërore e këtij populli, do duhej të ndikoj fuqishëm dhe të barten mesazhe paqësore dhe të tregohet modeli i harmonisë në mes këtyre dy popujve, përkundrej të shpërndahen mesazhe të urrejtjes ndëretnike, siq është bërë zakon sa herë që vizitohet ky vend prej njerëzve të tillë, duke thënë se Kosova, është «djep» i Serbisë dhe herë duke thënë se Kosova, është «Jerusalem» i saj.

Kisha Ortodokse serbe, ka një rrol të veçantë jo vetëm në udhëheqjen e kishës dhe fetarisë, por edhe në shoqërinë politike të Serbisë, të cilat janë të lidhura bashkë dhe simotra, që i shërbejnë për të mirë dhe në të kundërtën njëra-tjetres, dhe të cilat historikisht kanë bashkëpunuar së bashku deri në ditët e sotme.

Prandaj, rroli i Kishës serbe ka dhënë shenja të prirjes së tepruar të sjelljes së saj jo kishtare në segmente të shumta edhe në atë të dhunës, kur edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë, paramilitarët dhe kriminelët serb kanë gjetë strehim dhe mbrojtje nëpër kisha dhe manastire të Kosovës, dhe prisit fetar të këtyre Institucioneve ua kanë dhënë bekimin këtyre luftëtarëve, të cilët shkakëtuan masakra dhe gjenocide ndaj popullatës shqiptare në këtë vend.

Edhe patriarku i mëhershëm serb Irinej, si edhe tani patriarku Porferije Periç, asnjëri nuk është angazhuar për fatin e të pagjeturve të luftës së fundit në Kosovë, të cilët si askush tjetër mund të kenë njohuri dhe informacione për vendndodhjen e tyre se ku janë të fshehur këta përsona, të cilët i presin me padurim familjet e tyre më se 25 vite me radhë.

Serbia dhe patriarku serb nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, edhe pse në Kosovë, respektohen me ligj të drejtat e lirisë njerëzore dhe ato fetare pa dallim, ku sëcili njeri duhet të jetë i vetëdijshëm për këto vlera që në vetëvete janë të qarta dhe në një atmosferë të dukshme, siq janë në Kosovë.

Shteti serb dhe kisha janë të lidhura ngushtë në mes vete, të cilat këtë lidhje e kanë ruajtur dhe më herët dhe janë duke e ruajtur e shfrytëzuar edhe sot së bashku me fenatizëm kundër shqiptarëve dhe tani kundër shtetit të ri të Kosovës.

Ky këndvështrim shprehet në forma të ndryshme, por ajo që zihët në mënyrë flagrante bashkëpunimi i shtetit serb dhe Kishës Ordokse serbe, duke i armatosë grupet kriminale dhe terroriste serbe në Kosovë, për t’i sulmuar Institucionet dhe policinë e këtij shteti, me çrast depot e armëve të tyre i kanë caktuar dhe fshehur nëpër podrumet e manastireve dhe kishave në vendin tonë, të cilat po i gjenë dhe po i gjurmon përditë policia e Kosovës.

Në dallim prej dinakërisë dhe politikës serbe, e cila në bashkëpunim me kishat dhe manastiret e saj po arrinë me mekanizmat e vet dhe dhuntinë për ta destabilizuar Kosovën, por Kosova dhe shteti i saj do të përballët me gjitha forcat e veta dhe mbështetjen e miqve të vet ndërkombëtar, të ruaj dhe mbrojë të drejtat e popullit dhe vendit të vet, dhe kundër çdo lloj forme të gatuar kundër këtij shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat