Franca nuk heq dorë nga projekti i saj

Opinione

Franca nuk heq dorë nga projekti i saj

Nga: Milazim Maraj Më: 15 maj 2024 Në ora: 15:37
Milazim Maraj

Kushtëzimet që i vihen Kosovës jo vetëm nuk janë ligje të BE por as vlera morale të sajë. Shqiptarët jo vetëm që nuk u përkrahën gjatë historisë por pa mëshirshëm u shkelen si popull me vlera të larta kulture, humanizmi dhe intelekti.

Në kohën e perandorisë turke shqiptarët nuk u përkrahën edhe pse kishin mjaftë të drejt. Lavdërohej Gjegj Kastrioti, lufta e tij e drejt, heroizmi dhe humanizmi i popullit shqiptarë por përkrahja përfundonte këtu. Në vitin 1912-13 tokat tona u copëtuan pa drejtësisht dhe i dhanë hapësirë Rusisë në Evropë, në dëm të shqiptarëve.

Heshtje morti dhe turpi u bë për gjenocidin serb mbi popullin e pa armatosur shqiptarë. Miliona shqiptarë u vranë, u shpërngulën më dhunë, u fundosën anije me shqiptarë për të hapur mundësi Rusisë të depërtoj në Evropë. Asimilimi u bë i dhunshëm, ose serb e maçedon, malazez apo turk ose ikni nga trojet tuaja. Heshtte Franca “kombi i kulturës” duke pranuar këtë zhdukje antinjerëzore të shqiptarëve për interesa ruse.

Në vitet 1941/45 përsëri vrasje dhe shpërngulje të shqiptarëve brenda dy muajve i vranë 3600 shqiptarë, në Pejë, 400 në Istog,8000 në Gjilan, 9000 në Bihor, Tivarë, Pazar të ri e qindra mija nëpër viset tjera shqiptare nga Lumi Drina e deri në kufij të sotëm të Shqipërisë, prapë ishte heshtje. Në vitin 1991 helmimin për zhdukje masive të nxënësve dhe qytetarëve shqiptarë pasojat e të cilit i ndjejnë edhe sot u mbuluan m,ë heshtjen franceze. Për këtë dhe dorëheqje ish ministri i shëndetësisë Bernard Kushner, intelektuali humanist francez që nuk u pajtua më politiken antishqiptare të Francës.

Antishqiptarizmi i francez u provua edhe gjatë bombardimeve në Koshare në vitin 1999. Në veçanti u provua pas luftës në veriun e Mitrovicës kur njeri nga eproret francez turpëroj NATO-n duke aprovuar amanetin e babës për një borxh që i kishte Serbisë. Në prezencë të NATO-s u vranë fillimisht tre fëmijë shqiptarë dhe pastaj u bë gjenocid nga veriu i Mitrovicës i banuar më shqiptarë. Shqiptarët u shpërngulën dhunshëm nga tokat dhe shtëpitë e tyre për të krijuar mes të pastër serb nga pjesën më të pasur të Kosovës.

Tani që 25 vite behën bisedime të ashtuquajtura të” lehtësuara” nga BE që në fakt behët fjalë për një projekt të ndarjes së Kosovës. A mund ta quajmë këtë miqësi shqiptarë-franceze të dashur?

Serbia ushtron krime të pa ndërprera në Kosovë ndaj shqiptarëve dhe serbeve të dedikuar për viktime eksperimentale në veri të Mitrovicës, kërcënohet, bënë agresion, vret, djeg makina, arreston qytetarë serb që kanë ndjenjë njerëzore dhe kulturë evropiane ndërsa Franca dhe disa shtete të BE vejnë masa ndëshkimi ndaj Kosovës që nuk po pranon humbje te reja territori të vet, për qetësuar Serbinë.

Asociacioni i Komunave serbe del së paskësh qenë marrëveshje e fshehur Rusi- Francë- Serbi përndryshe pa shpërngulje e 13.000 shqiptarëve nga veriu nuk do të ishin quajtur këto Komuna më shumicë serbe.

Tani për çudi dhe për zhgënjim Gjermani pajtohet për kushtin jo racional dhe të pa drejt që i vihet Kosovës të pranoj ndarjen për të hyrë në KE. Në politikë nuk ka pikë, këtë e dinim por që politika dhe morali nuk shkojnë gjithmonë bashkë siç thoshte Akademik Fehmi Agani këtë po e përjetojmë tani.

Kjo që duket dhe vërtetohet që sa e sa herë del së (Politika dhe morali rrallë herë takohen). Për të vendosur politikën morale duhet domosdo të përdore në forca si mbështetje e domosdoshme. Për këtë shqiptarët në Gadishullin e vet duhet të përgatitën në të gjitha format, për luftë në mbrojtje të trojeve dhe qenies biologjike të tyre. Serbia nuk ka prezantuar ndonjëherë moral kombëtarë.

Ajo për moral e ka dhunën, gjenocidin, urrejtjen dhe agresionin. Çdo formë për ndonjë marrëveshje më Serbinë këtë shtet artificial, të pamoralshëm skajshmërisht është e kotë. Asociacioni i komunave(fshatra)më shumicë serbe pas gjenocidit të vitit2000 është mekanizëm për të ndarë Kosovën. Ta përdorim forcën tonë kombëtare për të mbrojt territoret tona.

Për këtë kemi nevojë të mbledhim forcat tona intelektuale kudo në Botë, të jemi unik në mbrojtjen e vlerave tona që janë të rëndësishme për ne dhe paqen në Botë. S’ka pushtet pa shtet. 15.5.2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat