Pse janë tërbuar grekët dhe serbët nga forcimi i shqiptarëve?

Opinione

Pse janë tërbuar grekët dhe serbët nga forcimi i shqiptarëve?

Nga: Spartak Ngjela Më: 15 maj 2024 Në ora: 20:40
Spartak Ngjela

Aleksandër Vuçiç lodhet kot, i shpërndarë nga Pekini në Moskë.

Nuk është në gjendje ta kuptojë që ngritja e Shqipërisë dhe Kosovës është domosdoshmëri historike.

Shqiptarët janë shumë të fortë. Janë sot në apogjenë e Arbërisë.

Kurse politika greke ne Athinë, që e ka kuptuar se, siç filloi çështja e Kosovës, mund të fillojë edhe çështja e Çamërisë, janë të trembur nga forca ndërkombëtare e Shqipërisë.

Ka ikur koha e gënjeshtrës historike në krijimin e Serbisë dhe Greqisë me pushtimin e tokave dhe territoreve të gjera shqiptare. Që të dy këta shtete janë investime në falsitet historik.

Po politika amerikane nuk e di që edhe Athina edhe Beogradi janë me Moskën.

Sigurisht që e di.

Por ka edhe diçka: në konfliktin midis Uashingtonit dhe Moskës, bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është element i rritjes së forcës amerikane në këtë konflikt.

Dhe ky sigurisht që është interesi edhe i Shqipërisë, edhe i Kosovës.

E pra, ja, kjo është historia aktuale e ngritjes në çdo element kombëtar e botës shqiptare ne Gadishullin Ilirik, e cila ndërkohë është e strukturuar në dy shtete të pavarur.

Por, në këtë ecje, pyetja që bëhet është: po Çamëria?

Dhe kjo, tanimë, i ka trembur ata që ende janë gjeografikisht në territoret e Shqipërisë.

Koha po ecën për shqiptarët...

Prisni dhe shikoni...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat