Aleksandër Vuçiç lodhet kot, i shpërndarë nga Pekini në Moskë.
Nuk është në gjendje ta kuptojë që ngritja e Shqipërisë dhe Kosovës është domosdoshmëri historike.
Shqiptarët janë shumë të fortë. Janë sot në apogjenë e Arbërisë.
Kurse politika greke ne Athinë, që e ka kuptuar se, siç filloi çështja e Kosovës, mund të fillojë edhe çështja e Çamërisë, janë të trembur nga forca ndërkombëtare e Shqipërisë.
Ka ikur koha e gënjeshtrës historike në krijimin e Serbisë dhe Greqisë me pushtimin e tokave dhe territoreve të gjera shqiptare. Që të dy këta shtete janë investime në falsitet historik.
Po politika amerikane nuk e di që edhe Athina edhe Beogradi janë me Moskën.
Sigurisht që e di.
Por ka edhe diçka: në konfliktin midis Uashingtonit dhe Moskës, bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është element i rritjes së forcës amerikane në këtë konflikt.
Dhe ky sigurisht që është interesi edhe i Shqipërisë, edhe i Kosovës.
E pra, ja, kjo është historia aktuale e ngritjes në çdo element kombëtar e botës shqiptare ne Gadishullin Ilirik, e cila ndërkohë është e strukturuar në dy shtete të pavarur.
Por, në këtë ecje, pyetja që bëhet është: po Çamëria?
Dhe kjo, tanimë, i ka trembur ata që ende janë gjeografikisht në territoret e Shqipërisë.
Koha po ecën për shqiptarët...
Prisni dhe shikoni...