Bashkimi Salihu, viktimë e fajdeve - kush janë fajdegjinjtë, a ka gisht politika?

Opinione

Bashkimi Salihu, viktimë e fajdeve - kush janë fajdegjinjtë, a ka gisht politika?

Nga: Faton Mehmeti Më: 16 maj 2024 Në ora: 12:25
Autori Faton Mehmeti

Vetëvrasja e të riut nga Lipjani shpërfaqi anën kriminale të veprimtarisë së fajdeve. Pikërisht, kjo po besohet se është shkaku që çoi drejt aktit fatal të Bashkim Salihun, babain e dy fëmijëve. Është e rëndë për familjen, shoqërinë dhe shtetin që kriminelët shfytëzojnë shpirtin e qytetarëve dhe pastaj presionin deri edhe në aktin fatal të marrjes së jetës.

Edhe burimet nga Policia bëjnë të ditur se motivi i këtij rasti dyshohet se lidhet me presionin që i ndjeri ka pasur nga një grup i fajdexhinjve me të cilët kishte probleme. Për këtë arsye, janë arrestuar dy të dyshuarit, Skender Tasholli dhe Albion Tasholli, babë e bir nga Lipjani. Mbetet që organet e rendit të zbulojnë të vërtetën, por nëse shohim fotot e Albionit në rrjetin e tij në Facebook, ai shfaqet me vetura të shtrenjta, duke bërë të dyshohet për prejardhjen e të ardhurave.

Gjithashtu, ky rast është vetëm një ndër shumë, pasi shumë të tjerë kanë vetëvrasë dhe janë vrarë pikërisht nga fajdegjinjtë, duke shtuar alarmin për policinë dhe gjykatat të veprojnë sa më shpejt në arrestimin e kriminelëve. Ndonëse ka shumë raste, duhet të përmendim rastin e një biznesmeni disa vite më parë në Prishtinë. Biznesmeni Arton Shala u zhyt thellë në borxhe nga fajdetë.

Ai përveç marrjes së parave në formën e huas nga katër persona, pretendonte se ishte detyruar të paguante edhe kamatën. Shumë e cila ndryshonte varësisht prej personave, nga 1 mijë euro deri në 4 mijë e 500 euro për muaj. Një rast tjetër është i një personi tjetër, i cili nga muaji maj deri në momentin e arrestimit, i dyshuari Mërgim Bukoshi, kishte kërcënuar viktimën M.M për një borxh të fajdesë.

Është e pamundur që të zhvillohej fajdeja pa dijeninë e politikanëve të lartë, kështu që pasuria e tyre e madhe nuk ka ra nga qielli: Disa nga tenderët, disa nga haraçi, dhe disa nga fajdetë. Pastaj, operacioni "Dallga" ku u arrestuan disa njerëz të "klanit Curri", disa prej tyre edhe miq me njerëz të fortë të politikës.

Ka shumë raste, fatkeqësisht arrestimet nuk kanë ndalur fajde pasi drejtësia e korruptuar nuk ka shpërblyer drejtësi të vërtetë. Rasti i fundit është dhe duhet të jetë një kamban alarmi; shteti nuk guxon të bjerë në duart e kriminelëve. Bashkimi është viktimë edhe e sistemit të drejtësisë; nëse ajo do të funksiononte si duhet, ata që e shtynë drejt vetëvrajsës, do të ishin në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat