Kurti në samitin e Malit të Zi – Vuçiqit, dorëzo Radoiçiqin dhe kriminelët tjerë

Opinione

Kurti në samitin e Malit të Zi – Vuçiqit, dorëzo Radoiçiqin dhe kriminelët tjerë

Nga: Dedë Preqi Më: 16 maj 2024 Në ora: 18:46
Dedë Preqi

Në Mal të Zi, u mbajt Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, që kishte për qëllim zhvillimin dhe vendosjen e tregut të përbashkët rajonal dhe integrimin në bashkimin me tregun evropian.

Në këtë Samit, muarën pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, si nikoqire dhe përfaqësues nga BE-ja dhe përfaqësues nga SHBA-ja.

Ky takim kishte rëndësi të madhe për gjitha vendet në fjalë, sidomos për të rritë dhe thëlluar  marrëdhëniet ndër rajonale dhe shtrirjen në tregun e përbashkët të integrimeve evropiane, i cili plan bazohet në rritjen ekonomike me një investim prej 30 miliard euro, i nisur që nga viti 2020.

Ndër të tjera radhën në këtë Samit për të diskutuar e muar edhe kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, i cili para këtij tubimi ndër të tjera, i kërkoi presidentit të Serbisë, që t’a dorëzojë kriminelin Radoiçiq dhe grupin e kriminelëve të tjerë në Kosovë, që vranë rreshterin e policisë së këtij vendi në Banjskë të Zveçanit me me 24 shtator të vitit të kaluar.

Përgjegja dhe reagimi i Vuçiqit, ishte asgjë më shumë se i turpshëm dhe nuk dinte se çka të reagojë, sepse nuk i pëlqyen këto kritika sy me sy, duke e dhënë vetëm një reagim formal, se gjëja kryeministri Kurti, nuk ka çka të flas për ekonomi, por jep leksione dhe ligjerata politike.

Ndërsa, kryeministri i Shqpërisë, Edi Rama, si gjithherë, në vend që të jep një përkrahje morale të kryeminsitrit të Kosovës, ky fillon diskutimin e tij me batuta dhe në përgëdhelje e ledhatime fjalësh me Vuçiqin, pa marrë parasysh problemet që ekzistojnë në mes këtyre dy vendeve.

Edhe pse ky Samit, ka pasë një realacion tjetër, sidomos ekonomik dhe strategjik dhe nuk ka qenë vendi i mundësive, që të diskutohet për çështje mbi bazën e marrëdhënieve ndër etnike, por z. Albin Kurti, si kryeministër i Kosovës, qëndron në një shtysë urgjente dhe të domosdoshme, ti përgjigjet autoriteve të Serbisë, dhe ta bëjë publike në çdo kohë dhe vend rrolin e saj, karshi çështjes së Kosovës.

Kryeministri Kurti, e diskutoi edhe çështjen e preokupimit të vendit të vet ndaj luftës në Ukrainë, çka na bënë të kuptojmë se një situatë e tillë përshkohet nga një shqetësim i përgjithshëm për tërë rajonin dhe botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat