Sot është 34 vjetori i mbajtjes së Kuvendit të parë të Degës së LDK në Vrellë të Komunës së Istogut

Opinione

Sot është 34 vjetori i mbajtjes së Kuvendit të parë të Degës së LDK në Vrellë të Komunës së Istogut

Nga: Milazim Maraj Më: 16 maj 2024 Në ora: 19:39
Milazim Maraj

Kuvendi i LDK dega në Istog u formua 34 vite më parë në fshatin Vrellë. Këtu filluan edhe shumë nisma tjera të shtetformimit. Nga janari i këtij viti kur u themeluan nëndegët e LDK në Vrellë dhe pastaj në të gjitha fshatrat e Komunës së Istogut. Çdo të shtunë merrnim fletë anëtarësime që vinin në LDK. Këshilli nismëtar për degën e LDK ishte formuar në muajin Janar të vitit 1990, në shtëpinë tonë.

Në këtë këshill ishin: 1. Milazim Maraj,2. Sylë Maksutaj,3. Bajram Binakaj,4. Lumnie Dreshaj,5 .Muhamet Ukaj, 6. Malush Gashi,7. Qazim Hakaj,8. Qerim Rexhaj,9. Isë Rexhaj,10. Haxhi Nimanaj. 11. Qerim Hysenaj.12. Tush Gegaj 13. Shaban Manaj, 14. Demë Loxhaj, 15. Ramë Kelmendi, 16. Ramë Berisha,17. Ramadan Blakaj. Kryetarë të këshillit nismëtarë e kishim zgjedhur Qerim Rexhajn deri në mbajtjen e Kuvendit të parë. Takimet pas formimit të këshillit nismëtar i mbanim në shkollë. Për të mbajtur kuvendin e degës së LDK ishin bërë përgatitjet deri në detale edhe kutit për votim të fshehtë. Nga kryesia e LDK në Prishtinë ishte caktuar dr. Mehmet Kraja. Salla ishte përgatitur dhe ishin vendosur edhe poster të LDK. Kuvendi do të fillonte në ora 11.00. Shaban Manaj anëtar i këshillit nismëtar e kishte lajmëruar mbajtjen e Kuvendin sipas rregullave në fuqi. Nuk kishte nevojë për të pas ndonjë aprovim më shkrim. Kishim lënë që nesër edhe një herë të takohemi në shtëpinë tonë dhe të shohim ndonjë detal që mund të na hyj në punë. Por sa dolëm në qendër të fshatit në Vrellë pamë se kishin ardhur shumë milic me autoblindë dhe makina tjera. Ata na ndalën dhe na urdhëruan që Kuvendi të mos mbahet sot, unë kundërshtova, këtë do ta mbajmë sot dhe ju nuk keni arsye të na pengoni i thash. Komandanti i milicisë në stacionin e Istogut ishte Agim Bajraktari, ai e ndau vetëm Shabanin dhe i tha së këtë do ta arrestojnë, fjala ishte për mua. Shabani ishte avokat me profesion, hapi çantën dhe nxori kopjen e kërkesës së protokolluar, që tregonte respektimin e rregullave ligjore. Sot nuk do të mbahet Kuvendi tha njeri nga milic në gjuhën serbe më zë të lartë e kërcënues. Sylë Maksutaj tha: kuvendin do ta mbajmë sot, madje edhe nëse në bjeshkë e mbajmë sot do të mbahet.

Para Sallës së Fabrikës “Teuta” disamilic tjerë i kishin ndal pjesëmarrësit që kishin ardhur nga nëndegët e LDK për të marrë pjesë në Kuvend. Rreth neve dhe në hyrje të sallës u tubuan më shumë milic serb, kishte në mesin e tyre ende edhe shqiptarë të cilët më pamundësi të na mbrojnë mundoheshin të na shpëtojnë nga eskalimi i një konflikt që milicët serb e pretendonin ta inskenonin. Kuvendi do të mbahet sot për këtë vendosim ne. Vendosëm që ta mbajmë në Odën e Adem Tahir Dreshaj që ishte gjyshi i Lumnie Dreshaj vajzë e shkëlqyeshme, studente e burgosur për aktivitete politikë. Ishte e mençur dhe trime. Zenuni axha i Lumnijes ishte anëtarë i kryesisë së aktivit të LDK në Vrellë, na ftoj; të shkojmë në odën tonë është e madhe dhe e kryejmë për merak. Këtë e pranuam pa hamendje. Të gjithë u nisëm për në Odë të bacës Adem. Ai na priti më shumë bujari. Ndërsa unë dhe Sylë Maksutaj më kerrin e Sylës shkuam në Cercë për ta marrë anëtarin e kryesisë së LDK, Dr. Mehmet Kraja. E morëm dhe gjatë rrugës i treguam që mbajtjen e kuvendit e penguan milicia. Atij i interesonin edhe më shumë detale, të cilat po ia shpjegonim gjatë rrugës. Shkuam në odë dhe filluam kuvendin sipas marrëveshjes e udhëhoqa unë. Secila nëndegë kishte ardhur më propozimet e veta.

Në formën më demokratike edhe pse në kushte çfarë u përshkruan më lartë u bënë më vota të fshehura. Kjo ishte forma më demokratike. Në këtë kuvend u zgjodh vetëm kryesia prej 15 anëtarëve ndërsa për këshillat do të i zgjidhte kryesia në mbledhjen e ardhshme. Ishte kjo një ditë e lumtur për të gjithë ne, arritëm ta kalojmë barrikadën e parë të vendosur nga Serbia që kishte në shërbim terë forcën jugosllave.

Në mbrëmje Radio dhe TV- Prishtina dhanë lajmin së në Vrellë të Istogut u mbajt kuvendi zgjedhor i LDK duke treguar kush ishin anëtarët kryesisë. U mbajt Kuvendi që milicia jugosllave, pretendonte të pengoj. Ata pengonin çdo nismë të shqiptarëve për ndërtimin e shtetit të vet. Shqiptarët ishin populli i tretë për nga numri në Jugosllavi. Kjo ishte ditë e hënë, ditë e fillimit të aktivitetit të përkushtuar që ne do të merrnim për sipër udhëheqjen e jetës politike dhe jo vetëm politike në Komunën e Istogut. K

ryetar u zgjodh 1. Shaban Manaj, Sekretar,2. Milazim Maraj, Anëtarë të kryesisë: 3. Sylë Maksutaj, 4.Bajram Binakaj, 5. Qerim Rexhaj, 6. Lumnie Dreshaj, 7.Qerim Hysenaj, 8. Haxhi Nimanaj, 9. Tush Gegaj, 10. Lush Hakaj 11. Sejdi Zogaj,12. Demë Loxhaj, 13. Enver Sadikaj, 14. Daut Ferati, 15. Sahit Balaj. Këshillat: secili nga anëtarët e kryesisë ka udhëhequr nga një këshill përveç takimeve tjera që mbaheshin nëpër aktive dhe nëndegë. Çdo këshillë ka pas rëndësinë e vet dhe ka kryer punën e një drejtori komunale. Vëmendje e veçantë i është kushtuar arsimit, informimit, financave, solidaritetit etj. Po në këtë kohë ka filluar organizimi i mbrojtjes. Organizimi i mbrojtjes është bërë në formë gjysmë ilegale dhe është punuar në sistemin e dyshit.

Sot përkujtojmë edhe nismëtarët e parë që dhanë shumë kontribut dhe tani nuk janë më në mesin tonë. Kujtojmë Nazmi Musliaj që u vra në kufi duke sjell armatim, Muharrem Vuthaj, Skender Maraj, Qazim Hakaj e shumë dëshmor dhe martirë që ishin aktiv në strukturat e LDK e që ranë për lirinë e Kosovës. Kujtojmë kryetarin Shaban Manaj të cilin e vranë pas lufte në pabesi dhe nuk u dënua ende as dorasi e as urdhërdhënësi. Kujtojmë Dr. Enver Sadikaj të cilin sëmurja e ndau nga ne pas lufte. Kujtojmë Azem Sadikajn dhe Qerim Rexhaj, Isë Rexhaj Januz Seferaj, Ramë Berishën, Lush Hakaj, Malush Gashin dhe shumë tjerë që sot nuk janë në mesin tonë, por janë gjithmonë në zemrat tona dhe të familjeve të tyre. I kujtojmë me mall dhe respekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat