Shqiptarët sot duhet ta mbështesin fuqishëm Albin Kurtin ashtu sikurse edhe që e kanë mbështetur në kohën e duhur edhe Ibrahim Rugovën, edhe UÇK-në.
Sot të gjithë shqiptarët e vërtetë dhe patriotë duhet të mbështesin interesin kombëtar, duhet të jenë në mbështeje të politikës dhe qeverisë aktuale të Albin KURTIT, pasi realisht dhe aktualisht KURTI dhe qeveria e Kosovës janë në anën e duhur të historisë dhe të interesave jetike të shtetit të Kosovës përballë politikës dhe diplomacisë agresive antishqiptare të Serbisë e Rusisë por edhe të aleatëve të tyre në Perendim qofshim ata politikanë, qarqe politike, negociatorë por edhe diplomaci shtetërore të disa vëndeve të BE-së që po mbështesin Serbinë.
Sot Kosova ka nevojë për unitetin gjithëshqiptar. Shqiptarët kudo në botë të bashkohen për interesin gjithkombëtar, të bashkohen me të gjitha forcat, energjitë dhe me gjithcka kanë për të mbrojtur Kosovën nga djallëzitë, intrigat, kurthet dhe pabesitë e armiqve të saj. Shqiptarët të bashkohen edhe kundër pseudomiqve që po rezultojnë miq fallco dhe të pasinqertë të cilët po dalin miq të Serbisë ashtu siç në të vërtetë kanë qenë gjithmonë proserb.
Shqiptarët të bashkohen për t’a mbrojtuar Kosovën edhe nga halabakëria dhe nga mercenarizmi, korrupsioni e tradhtia e shqipfolësve pseudopatriotë.
Europa dhe perendimi po shpërblejnë genocidin serb, po i bëjnë presion Kosovës për të pranuar brënda saj një minishtet serb pas të ashtuquajturit Bashkësi e Komunave me shumicë serbe. Shikoni se cfarë presioni e kushte kapitulluese i vendosin Kurtit dhe Kosovës këta farë emisarësah shqiptarofob dhe serbofilësh si Borell, Lajçak por edhe emisari nga Amerika si p.sh. Gabriel Escobar i cili vazhdimisht dhe pandërprerë ka mbështetur Serbinë dhe botën serbe pasi gjithmonë ai ka goditur Kosovën për interesa të Serbisë duke bërë presion për formimin e minishtetit serb brenda Kosovës.
Në Shqipëri është për të ardhur keq sepse: qeverinë, opozitën dhe mediat i ka kapur korrupsioni dhe atyre nuk u intereson Kosova dhe prandaj nuk janë me Kurtin sepse e gjithë struktura politiko-shtetërore dhe mediatike në Shqipëri nuk duan ndryshimin, sepse ato ndjehen mirë me korrupsionin dhe si të tilla ato janë të depatriotizuara, pra të zhveshura nga patriotizmi real.