Me diplomaci inekzistente drejt dështimit të madh!

Opinione

Me diplomaci inekzistente drejt dështimit të madh!

Nga: Florim Zeqa Më: 17 maj 2024 Në ora: 07:14
Florim Zeqa

Dështimi për anëtarësim në KiE është pasojë e diplomacisë inekzistente të Kosovës, e cila për afro katër vite në pushtet, përveqse nuk arriti ta sjellë asnjë njohje për shtetin, i përkeqësojë marrëdhënjet e shkëlqyera me shtetet njohëse dhe sponsorizuese të lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë.

Ministre servile e kryeministrit

Sikurse për çështjen e targave, nga e cila Kosova, jo vetëm që nuk fitojë asgjë, përfundojë nën sankcione ekonomike ndërkombëtare, duke humbur me qindramiliona euro e dollarë amerikan, ndihma të parapara për projekte zhvillimore në Kosovë, qeveria avanturiere për “një plesht e dogji jorganin” apo për dinarin serb e humbi anëtarësimin në KiE.

Mos dëgjueshmëria e rekomandimeve të miqve ndërkombëtar është shprehje e mosbesimit tonë ndaj tyre dhe jo vetëm kaq. Kjo është mos mirënjohje e drejtëpërdrejt ndaj ndihmesës së bashkësisë ndërkombëtare për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë.

Shndërrimi i politikës së jashtme në politikë të brendshme, përkatësisht e kalkulimeve të çdo veprimi për konsum të brendshëm politik, gjegjësisht e kalkulimit në vota elektorale e ka kthyer Ministrinë e Punëve të Jashtme në levë, kurse ministren në servile morbide të kryeministrit paranojak.

Letra e vonuar e ministres deshtake të punëve të jashtme

Letra e vonuar e ministreshës deshtake të punëve të jashtme të kujton atë thënjen e famshme popullore “Nuk mbahet Qurani Natën e Bajramit”. Komunikimet me letra të qeveritarëve tonë me BE-në janë tregues më i keq i raporteve të ngrira!

Përgatitja dhe dërgimi i Draft-statutit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese nga ana e mini-ministreshës është letër “Post-festum” për anëtarësim në Këshill të Evropës. Ajo letër tashmë është e pavlerë, pasi për anëtarësim do të duhej të dërgohej në kushtetuses vitin e kaluar, atëherë kur kërkonte SHBA-ja e jo tani një ditë para “Natës së Bajramit”!

Sikurse që Qeveria, që nuk e mori parasysh kërkesën e SHBA-ve për Draft-statutin e Asociacionit, nuk e kishte marrë as sugjerimin e tyre për ‘Targat’, pasojat e të cilës padëgjueshmëri i dimë të gjithë, të cilat kulmuan me sankcione ndërkombëtare për Kosovën!

Mirëpo, edhe tani kostoja e padëgjueshmërisë nuk është aspak e vogël, përkundrazi është më pasoja akoma më të gjata dhe më të dëmshme për vendin!

Humbja e rastit për anëtarësim pas dy votimeve të sukseshme në dy organizmat e Këshillit të Evropës po na ndodh në atë stilin “Na çuan me pi ujë, na kthyen pa e shijuar ujin”!

Kryeministri ynë ka menduar se mund t’i mashtroj me ‘Letra’ ndërkombëtarët siq i mashtron çdo ditë dhe në vjimësi qytetarët e Kosovës!

Kryeministri me ose pa vetëdije është duke e dëmtuar të ardhmen e vendit dhe duke rrezikuar stabilitetin rajonal dhe atë vendor në veçanti!

Shtrohet pyetja hipotetike, në rast të shpërthimit të një luftë e re në rajonin e Ballkanit, si do të veprojë kryeministri i shtetit të vogël pa aleancën më të fuqishme ushtarake në botë-NATO-n dhe pa aleatët strategjik SHBA-të dhe pa shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian!?

Nëse vazhdohet edhe më tutje me këtë diplomaci inerte, pothuajse inekzistente, dështimi do të jenë akoma më të mëdha nesër! Unë personalisht kam pritur që kësaj radhe presidentja nga SHBA do t’na kthehet nga vizita me presidentin Joe Biden, por ajo u kthye nga ‘Ferma e Kuajve’! Mbase ky është “suksesi” më simbolik i diplomacisë kosovare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat