Kur b *shtra e Tiranës, “d *uhet” me bishën e Beogradit, tentohet që Dardania (Kosova) të anashkalohet, injorohet dhe mohohet

Opinione

Kur b *shtra e Tiranës, “d *uhet” me bishën e Beogradit, tentohet që Dardania (Kosova) të anashkalohet, injorohet dhe mohohet

Nga: Hafiz Shala Më: 17 maj 2024 Në ora: 10:46
Autori Hafiz Shala

Organizimi i përbashkët i Kampionatit Evropian për të rinjtë U-21 mes Shqipërisë, që e thërrasim "nënë" nga të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë në këtë rruzull tokësor, po duket sikur injoron fëmijët e vet, ishte siç thotë populli, kur kerset reja për së kthjellëti.

Dua t’ua përkujtoj 14 tetorin e vitit 2014 në ndeshjen Serbi-Shqipëri kur Ballist Morina e ngriti flamurin kombëtar, çka ndodhi më lojtarët e kombëtares të cilët u sulmuan sikur bishat nga lojtarët dhe publiku të cilëve iu rrezikua jeta.  

Arsyetimet FSHF-së ( Federatës Shqiptare të Futbollit ), gjoja për mungesë të infrastrukturës- stadiumeve të nevojshme në Shqipëri dhe orientimi për mbajtjen e përbashkët të një kampionati për të rijnë U-21 më Serbinë armike dhe gjenocidale ndaj shqiptarëve të Republikës së Dardanisë ( Kosovës ), ishte një shok jo vetëm për sportin por, në rëndë të parë për çështjet politike nëpër të cilat po kalon, duke i përdorur të gjitha elementet qe nuk do të duhej t’i përkasin politikës por, ja, ai qe e ka shitë lëkurën të xhelati i shqiptarëve, përdor çdo gjë që i vije përdore për t’ia plotësuar qëllimet e armikut në dëm të shqiptarëve të Republikës së Dardanisë dhe krerëve të saj të cilët po i qëndrojnë stoikisht, Evropës, Rusisë dhe aleatëve të saj, përfshirë edhe ata shqipfolës monstrum që historia e jonë deri më sot nuk i mbanë mend.

Këtyre pazareve, ani pse në shikim të parë dukën “në interes të sportit”, në fakt është një tentim i kësaj politikë shqiptare e udhëhequr nga Enver Hoxha i këtij shekulli, alias Edvin Kristaq Rama me bandat e tij narko diktatoriale të zhytura në aferat korruptive të brendshme dhe ndërkombëtare, duke i vërë thikën pas shpine Dardanisë, me qëllime idioteske politike duke e tentuar ta paraqes udhëheqjen aktuale dardane si, “jo bashkëpunuese, jo kooperative sipas  vizionit të tij në aspektin e krijimit të një uniteti ballkanik”, Ballkani i hapur, tani i vdekur, por, qe sipas tyre, mjerisht kur, politika shqiptare, shkel mbi kufomat e 1700 fëmijëve të vrarë, 20 mijë grave të dhunuara,

15.000 shqiptarë të vrarë e masakruar, 120 mijë shtëpi e banesa të rrafshuara më tokë, 1620 mbetje mortore në varreza masive ende të pa kthyera, duke i shfrytëzuar për ta shantazhuar shtetin e Dardanisë në proceset e ardhme politike, duke mos qenë e gatshme as të kërkoj falje publike si shenjë gatishmërie për të arritur paqe dhe fqinjësi të mirë. Pse ta bëjë këtë, kur, Vuçiqi, mbrohet, respektohet, vlerësohet dhe arsyetohet nga ky antishqiptar më damkë të cilin, për fatkeqësinë tonë kombëtare, ende po e tolerojmë, durojmë, dhe dikush si ky, edhe “respektojnë”.

Ajo, Serbia, me 24 shtator, bëri sulm terrorist ndaj një shteti sovran, duke mos ndërmarr asnjë masë ndëshkuese ndaj kriminelëve të cilët, në shejë mirënjohje, ata, avansohen në poste e detyra të larta shtetërore. Krye terroristi Milan Radojqiq, edhe pas reagimeve të buta evro-amerikane se duhet drejtësia të vijë në shprehje, ai, jo vetëm që shëtitet i lirë por edhe punon për riorganizimin e një sulmi tjetër terrorist më taktikë dhe strategji më të përsosur.

Udhëheqja aktuale dardane, edhe pas këtyre presioneve abnormale të kontinentit evropian, i quajtur demokratik e civilizues e “ barabartë” për të gjithë popujt e kombet që jetojnë në ketë hapësirë gjeografike, qoftë edhe ai shqiptar si njëri ndër popujt më të vjetër, deri më tani nuk treguan një gatishmëri që shqiptarët të jenë pjesë i këtij Kontinenti i cili, gjatë gjithë histori, në vend se të na ofrojë, na e vuri këmbën në qafë dhe duke na e mbajtur shpatën e Demokliut mbi kokë, duke na kushtëzuar për çdo gjë që e kërkon Serbia kriminele sipas kërkesave ruse.

Në asnjë moment nuk e qanë kokën Evropa e Fishtës së, shqiptarët e Dardanisë përjetuan gjenocid nga Serbia mu ashtu sikur edhe Srebrenica.
Por, fatkeqësisht kur politika e shtetit amë të injoron, të reklamon para armiqve si jo bashkëpunues dhe të pa “përshtatshëm për bisedime” duke insistuar që të injorohen të gjitha ato qe i kanë ndodhë karshi armikut i cili, as që ka ndjenja njerëzorë për kërkim falje dhe pendim, si duhet të sillemi ndaj një shteti i cili, gënjejnë, shantazhon dhe manipulon sikur të ishte superfuqi.

Kur Kryeministri për fatkeqësinë tonë kombëtare, bëhet vasal i kriminelit, nuk është vështirë qe kuptohet se, pse Dardania po hasë në këso lloj pengesave për të cilat, pas shpinës së saj, punon krye-tradhtari dhe krye mercenari i politikave gjenocidale serbe i cili ka gjetur përkrahje dhe bashkëpunim me aleatet e Serbisë si Rusinë dhe Francën ne të cilët ka bashkëpunuar në elaboratet rreth ndarjes së pjesës veriore të cilat u vërtetuan në momentet kur Dardania të bëhet pjesë e këtij kontinenti, në momentin e fundit dalin pengesat e pa paralajmëruara.

Sjellja e tij në samitin e Kotorrit ndaj Kryeministrit Kurti duke mos lëvizur nga vendi duke ia dhënë dorën për së uluri, në anën tjetër merret ngrykë më masakruesin e shqiptarëve, vërtetë është gjest me të cilin u turpëruar para atyre personaliteteve të pranishëm por, sipas asaj “shyqyr qe ra kjo vdekje e u pamë”, duhet të jetë provë se me ketë njeri duhet ndërprerë çdo marrëdhënie.

I mbetet shtetit Shqiptar ta analizoj këtë sjellje sikur i një huligani, të cilën, Republika e Dardanisë duhet ta dënoj.

Kur ky element shkatërrues i Dardanisë dhe i kombit në tërësi, po i kryen obligimet antikombëtare të pranuara nga armiqtë tanë, doli e vërteta e cila është njëra ndër më të rëndat gjatë historisë sonë kombëtare.

Pasi ky monstrum i injoron krimet serbe në Dardani, për t’ia bërë më dije se çfarë krimeve kanë ndodhur i cili, asnjëherë nuk e pa të udhës t’i vizitojë ato gjatë tubimeve të familjarëve në varrezat masive gjithandej Dardanisë atëherë, duhet të vendoset në një kamionët të hapur dhe, me duar lidhur duhet dërgojmë pranë atyre varrezave duke ia bërë me dije se, edhe këta ishin qenie njerëzorë por, para se gjithash ishin shqiptar, nëse i takon këtij kombi që, po që se e ndjen vetën i tillë qe nuk besoj, do të duhej të hyjë në dhe për se gjalli. Ky është, Edvin Kristaq Rama, njëri ndër më të urryerit, mendoj unë, në tërë kombin tonë të stër-vuajtur gjatë gjithë historisë sonë të lavdishme por, edhe shumë të dhimbshme.

Hafiz Shala
Neë York
16 maj 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat