Letra e Donika Gërvallës është taktike, kushtëzimi me Asociacion, çmenduri

Opinione

Letra e Donika Gërvallës është taktike, kushtëzimi me Asociacion, çmenduri

Nga: Faton Mehmeti Më: 17 maj 2024 Në ora: 11:18
Autori Faton Mehmeti

Pak orë na ndajnë nga mbledhja e ardhshme e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku mund të votohet për pranimin e Kosovës në këtë organizatë. Megjithëse gjasat për përfshirjen e Kosovës në agjendën e kësaj mbledhjeje janë 50/50, një rol të rëndësishëm mund të luajë letra që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, i ka dërguar Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Ajo ka thënë se ka siguruar zotimin për përgatitjen e një drafti që synon "krijimin e një mekanizmi për vetëqeverisjen".

Përmes kësaj letre, qeveria mund të "mashtronte" Perëndimin duke "vrarë dy zogj me një gur. Mund të bënte anëtarësimin e Kosovës në KIE dhe në të njëjtën kohë të përmbushte obligimet për Asociacionin.

Ky i fundit do të bëhej në mënyrë që nuk do të pranohet nga Serbia, ose në rastin më të keq do të rrëzohej nga Kushtetuesja. Pavarësisht reagimit të Presidencës se Kosovës se letra e dërguar nga kryediplomatja Donika Gërvalla në Këshill të Europës nuk është konsultuar dhe dakorduar me Presidenten Vjosa Osmani, kjo është veprim politikisht korrekt.

Përmes kësaj letre, edhe pse e vonuar, Kosova po përmbush edhe detyrimet që nuk i takojnë. Faktikisht, është e padrejtë kushtëzimi i Kosovës, kurse Serbia nuk kushtëzohet kurrë.

Evropa po luan me dy standarde në raport me Kosovën, megjithatë Kosova po bën çdo gjë për të qenë pjesë e familjes evropiane, që edhe i takon. Ministrja Gërvalla bëri mirë me këtë letër, duke i dhënë opozitës materiale për të diskutuar. Të tjerët janë të humbur në oborr, pa kauzë dhe në mjerim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat