Kush e paska marrë në qafë shtetin e Kosovës?

Opinione

Kush e paska marrë në qafë shtetin e Kosovës?

Nga: Hamdi Rafuna Më: 17 maj 2024 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Sa është e mbrapshtë të mendojë dikush për pushtetin, vetëm duke këndue këngë të vjerta, tekst të ripërsëritur dhe pa asnjë ndryshim nga e kaluara për të bë politikë si shtet ndaj Serbisë, po aq është tradhëti shtetërore, nëse nuk ndihmohet shteti dhe qeveria e sotme!

Shumë çka është dalë sheshit për botën mbarë, prandaj është e rrugës që të reflektojnë të gjithë pa dallim për të ardhmen e vendit. Kam bindjen se opozita ishte një kujdestare e sikletshme për vetëveten, kur ajo bllokoi disa ligje të domosdoshme  për shtetin, por prapseprap nuk arritën aty ku dëshironin me këto gjeste të atij fëmiut të inatosur. Vlera e tanë këtij inati kolektiv opozitar u shpërblye nga taksapaguesit e vendit me mëditje dhe të ardhura mujore për deputetin, dhe kjo duket se ishte një humbje e madhe dhe me një bilanc negativ!

Nuk është normale të ndjehesh pa fije turpi përpara shtetit dhe të vërtetës kur edhe bufi e ka kuptue se asgjë nuk n’a paska qenë serioze në bisedimet me Serbinë!

Të gjitha “marrëveshjet” për të cilat u krekosën ish ekipet e bisedimeve paraprake ishin kohë e humbur për Kosovën dhe njëkohësisht mundësi e Serbisë për të fitue kohën tonë dhe kokëqarje për qeverinë e tashme dhe të tjerst në vszhdimësi! Atëherë u deshtë të dalë në skenë një i krisur, të ngulë këmbë në emër të qeverisë për të kuptue dhe vërtetetue joseriozitetit e të gjitha bisedimeve dhe marrëveshjeve që nuk u realizuaran asnjëherë.

Mëndjemëdhenjtë e opozitës, fatëkeqësisht edhe sot nuk e ndalin turrin me lavde për të kaluarën e tyre dhe “meritat egoiste shtetëformuese”, në formën e politikës servile ndaj të huajve dhe në dëm të shtetit. Nuk u edukuan asnjëherë por vallen e inatit e vazhduan me sulme ndaj qeverisë, pse kjo mendon dhe vepron si shtet dhe nuk bëhet servile dhe pastaj bëhet puna llugë me Serbinë! Me këtë strategji si të vetmen alternativë që kanë,( të shpresojmë se do të ndryshojnë) këta shkumbojnë dhe rrehin gjoks edhe sot përpara ndërkombëtarëve se Kosovën e muar në qafë Albin Kurti!

Kjo është molla e sherrit për vetë shtetin tonë, Kosovën, kur dihet se politika demokratike ndërkombëtare përherë u përkëdhelë nga sjelljet e opozitës tonë gjentile e cila për faktin e mos veprimit si shtet i vërtetë ndaj pinjollit të Millosheviqit, mbajtën Serbinë tepër të heshtur dhe të pa ngacmuar nga shteti ynë, dhe kushtetuta. Kjo kohë tepër e gjatë të kësaj agonie politike të bisedimeve ishte në qiellin e katërt për palën tonë opozitare.

Sot, apo nesër kur të mbahen zgjedhjet e rradhës, do të ishte mirë që përzgjedhësit t’a ndjejnë njëjtë shtetin dhe kushtetutën dhe njëherit  të betohen përpara gjakut, lirisë dhe bashkëpunimit me Amerikën, pastaj me urgjencë të varrosen inatet, mendjemadhësia dhe të gjitha politikat që dëmtojnë shtetin tonë, sepse të gjithë jemi dëshmitarë të një realiteti koherent gjenocidial të Serbosllavisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat