Ndëshkohet Kosova - Shpërblehet Serbia

Opinione

Ndëshkohet Kosova - Shpërblehet Serbia

Nga: Milazim Maraj Më: 17 maj 2024 Në ora: 23:09
Milazim Maraj

Në Strasburg Kosova u ndëshkua edhe pse pranoj dhe plotësoi edhe kushte shtesë që për shtetet tjera të pranuara në K-E nuk ishin kërkuar. Riaktualizohet plani francez i vitin 2000 në veri të Kosovës. Ndarja e Kosovës në paketën ASKS. Kosova vazhdon të nëpërkëmbët nga miqtë dhe torturohet për të kënaqura armikun e saj të përbetuar Serbinë. Hungaria u deklarua që nuk do të votoj pro Kosovës për deri sa Kosova të mos i përmirësoj marrëdhëniet më Serbinë. Pra Serbia kërkon që të aneksoj Kosovën dhe atëherë Hungaria do të jetë e kënaqur me Kosovën!?. Kosova pranoi planin e Brukselit dhe pastaj edhe aneksin e Parisit, ndërsa Serbia, pasi e pranoj, e refuzoj ta nënshkruaj dhe në konferencë për shtyp krimineli Vuçiq tha asgjë nuk kam nënshkruar“Treshja ndërmjetësuese u pajtua që të llogaritet si e pranuar dhe që palët kanë obligim ta respektojnë”, ndërsa Kosovën e ndëshkuan më masa për të humbur disa qindra milion euro.

Serbia u zotua që nuk do të pengoj Kosovën në anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare, por tani jo vetëm që Serbia pengojë dhe kërcënoj që do ta braktisë K-E, por në këtë pengesë iu bashkuan edhe vet ato shtete që kishin hartuar marrëveshjen dhe që Kosovës i bëhej presion për ta pranuar. Çka po ndodhë? Kosovës i kërkohet ASKS në Kosovë që është shkëputje e pjesës më të pasur të Kosovës dhe aneksimi i saj më Serbinë. Kjo kërkesë u fut jashtë programit, kjo u bë kërkesë shtesë. Edhe sa kërkesa shtesë do t’i behën Kosovës. Presidentja e Kosovës dr. Vjosa Osmani pas këtij dështimi të Evropës u deklarua që në do të jemi pjesë e K-E pyetje është vetëm koha. Kështu koha i zgjatët Kosovës, për liberalizimin e vizave.

Nuk u caktua sa kohë do të pres Kosova. Po kohë mund të jetë deri në shekullin tjetër. Deklarimi i Presidentes së Republikës së Kosovës tregon përkushtimin e Kosovës për të qenë pjesë e Evropës ndërsa Serbia tregohet të kundërtën. K-E nuk e do brenda Kosovën, demokratike, përkundër ajo përkëdhel për krimet e saj shpërblen Serbinë bombën ruse në Evropë. Kjo treshe që e njohu Pavarësinë e Republikës së Kosovës përsëri shtyp Kosovën e pavarur në interes të Serbisë që punon për Botën ruse. Kosova ka ende rrugë deri të anëtarësimi deklarohet përfaqësuesi nga Franca, ai premton që gjatë kësaj rruge do ta përkrah Kosovën që të hartoj ASKS që do të thotë 32% e Kosovës të menaxhohet nga Serbia. Kjo është përkrahja e jua? Këta e përkrahën Kryeministrin Kurti që të merr vendimin e guximshëm për të fal 25 hektar tokë Manastirit të Deçanit. Tani sigurisht këta do ta përkrahin që të ua jap edhe kishave të okupuara tjera sipërfaqe toke. Nuk do të jetë befasi që një ditë të kërkohet haqja e Bibliotekës kombëtare dhe UN. Hasan Prishtina që të i lejohet kishës kriminale më shumë hapësirë.

Kosova Demokratike nuk u pranua në K-E. Si të quhet ky vendim? Demokratik? I drejtë? Human? Kundërshqiptar? A shkelje e pamëshirshme e të dobëtit?. A i shërben stabilitetit të BE, apo është një vlerësim që Kosova nuk ka kapacitet të çrregulloj paqen dhe mund të kënaqim kërkesat e Serbisë që ajo të qëndroj më e qetë të paktën përkohësish? Vuçiq sot u takua më Dodikun, që të bashkërendojnë veprimet e mëtejme pas fitores në Strazburg. Serbia nuk lodhët për listën e zezë të SHBA, ajo vazhdon luftën e saj hibride për botën ruse në bashkëpunim të ngushtë me Putinin. Kriminelet që SHBA i nxjerr në listën e zezë kjo i ngritë në poste të larta qeveritare. Kjo nuk i bënë përshtypje z. Grenellit dhe as z. Eskobarit. Po vazhdojnë planin e tyre për Botën ruse në Evropë, ndërsa Evropa ndëshkon Kosovën!?. Veprimi i pa drejt i Francës, Gjermanisë dhe Italisë nuk do të kontribuoj në stabilitetin e rajonit, përkundër kjo do të ndez më shumë kërkesat dhe veprimet kriminale Gadishullin Ilirik kundër evropiane projekteve evropiane nga se Serbia dhe elementet tjera pro lindjes. Dardani po ndëshkohet pamëshirshëm për të satën herë në interes të Rusisë, kurse shqiptaret duan të jenë më demokracinë dhe perëndimin.

Shqiptarët në të dy anët e kufirit përtypën sikur asgjë nuk po ndodhë. Ata kanë hallin e pushtetit dhe nuk e shohin shtetin që po shuhet gradualisht para syve të tyre. Inati i kryeministrit të Shqipërisë ndaj Kryeministrit të Kosovës është më i lartë së çdo interes kombëtar. Ai nuk arriti ta realizojë “Ballkanin e Hapur” që është e njëjta gjë më këtë çka po ndodh tani dhe ndihet i hatëruar. Me armikun kriminel që ka krijuar 450 masakra ndaj shqiptarëve, që ka vëra mbi 13.000 shqiptarë, që bënë lojëra më kufomat e tyre dhe nuk i dorëzon. Kryeministri Rama puthët dhe përqafohet, ndërsa mbanë inat më homologun e tij shqiptarë. Çfarë maketesh po paguan Kosova? Arrogancën e Albin Kurtit? Apo mohimin e vetvetes?. Koha e fundit po afrohet që shqiptaret të mirrën vesh në gjuhën shqipe. Në të kundërtën do të përjetojmë përsëritjen e historisë sonë të përgjakshme. Për këtë duhet të përgatitemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat