Cili(a) Minist(ë)ri është më i korruptuar(i)?

Opinione

Cili(a) Minist(ë)ri është më i korruptuar(i)?

Nga: Drizan Shala Më: 18 maj 2024 Në ora: 22:15
Drizan Shala

Për të gjitha çështjet e ngritura në ekspertizë, KOHA ka dërguar pyetje te Policia, por nuk ka marrë përgjigje.

KOHA raportoi javë më parë se me shkelja të rënda është nënshkruar edhe tenderi i FSK-së për uniformat.

Mes gjetjeve është edhe ajo se Policia e Kosovës e ka ndryshuar në sistemin elektronik një nga kriteret....!

Pra, a është interesante një pyetje dhe një nënpyetje?

Kush është më i korruptuari në këto dy ministri?

A ka raste të tjera të aferave korruptive në këto dy ministri në fushën e blerjeve të armatimeve?

Shpresoj dhe dua të besoj se nuk ndodh ajo që thuhet në emër të ligjit për informacionin e klasifikuar !?

By the way

[Prokuroria do të duhej të veprojë dhe në anën tjetër të bëhet një “komision hetimor diplomatik” në Kosovë, se në kuvend nuk po kanë efekt keto komisione, pra duhet të mbajmë shpresën në kor diplomatik].

Edhe një çështje në interes publik

“Kalimi i suksesshëm i procesit të verifikimit do të jetë kusht për fillimin e marrëdhënies së punës për të gjitha kategoritë e personelit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (akt emërimi/kontrata e punës do të nënshkruhen vetëm pas kalimit të suksesshëm të procesit të verifikimit)”, thuhet në dokumentin që ka dalë në konsultim publik

Pra, me këtë koncept dokument nga Ministria e Mbrojtjes, më besoni, lexoni dhe shikoni, ka shkelje kushtetuese, por askush nuk po i intereson kjo , por ajo do të jetë fatura për punonjësit e këtij dikasteri.

Cili është ndryshimi midis shkeljes së lehtë kushtetuese dhe asaj të rend kushtetuese pate patur një polemik në të kaluaren në këtë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat