Edi Rama në përqafim me Vuçiqin, në “hasmëri” me Albin Kurtin - a ka gjak shqiptari kryeministri i Shqipërisë?

Opinione

Edi Rama në përqafim me Vuçiqin, në “hasmëri” me Albin Kurtin - a ka gjak shqiptari kryeministri i Shqipërisë?

Nga: Faton Mehmeti Më: 19 maj 2024 Në ora: 08:58
Faton Mehmeti

Në Kotorr, nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”, liderët e rajonit bashkë me përfaqësuesit e BE-së dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbajtën diskutim për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Pjesë këtij diskutimi ishte edhe kryeminstri Labin Kurti, i cili i çmuar dhe respektuar nga të tjerët, por jo edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Pavarësisht se u mundua të manipulonte opinionin se gjoja fotografia është “shkëputur nga konteksti, pasi isha takuar më parë me Albinin dhe nuk ishte takimi i pare”, pamjet flasin qartë. Arroganca vizive e Ramës ndaj Kurtit ishte e qartë, po aq e qartë ishte edhe pamja e përqafimit të Ramës me Vuçiqin.

Një pamje të tillë nuk kemi pasur rastin ta shohim asnjëherë mes Ramës dhe Kurtit, as në takimin e parë, të dytë dhe as të njëqind. Nuk është sekret se mospajtimet mes Kurtit dhe Ramës janë të mëdha, ashtu siç dihet se Rama i ka raportet thuaje vëllazërore me Vuçiqin, por kurrë s’ka ndodhur që një kryeminstër shqiptar të injorojë, tallet dhe urrej një kryeminstër të Kosovës.

As diktatori Enver Hoxha nuk e kishte këtë qasje urrejtëse ndaj Kosovës. Edi Rama edhe mund mos të ketë pëlqim për Kurtin apo ndonjë politikan nga Kosova, por duhet të respektojë Kosovën, e ka edhe obligim kushtetues të mbrojë Kosovën dhe interesat e shqiptarëve kudo.

Rama e injoron, nuk e duron dot Kurtin, pasi kryeminstri Kosovës nuk shitet, nuk korruptohet dhe nuk bën pazare, diçka që Rama e ka dhe vazhdon ta bëj. Për të ardhur keq që një kryeminstër i Shqipërisë në njërën anë injoron kryeminstrin e Kosovës dhe në anën tjetër përqafohet me presidentin e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat