Kontroversi i 3000-vjeçarit - Asociacioni apo“integrimi separatist”?

Opinione

Kontroversi i 3000-vjeçarit - Asociacioni apo“integrimi separatist”?

Nga: Sabahate Byci Më: 19 maj 2024 Në ora: 14:44
Autorja Sabahate Byci

Së pari, më duhet të theksoj - edhe po, dua të them se kërkesa e vazhdueshme e BE-së, dhe jo vetëm ajo, gjithashtu edhe "imponimi" për integrimin e pakicës serbe, çdo herë e më shumë ka marrë dhe po merr forma tipike separatiste?

Fare mirë është parë, por po shihet edhe dihet se pakica në fjalë i ka refuzuar dhe po i refuzon këto oferta për integrim në Shtetin tonë të Kosovës duke vepruar dhe ndikuar sipas urdhërave politikës dominuese fashiste të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit?

Pjesëtarët e minoritetit serb, iniciativat për integrim, siç është parë dhe po shihet, i konsiderojnë si lodhje të panevojshme - pra, si "prapamasi", pasi që Bashkësia Ndërkombëtare me çdo kusht po insiston që të integrohen, megjithëse ata nuk e dëshirojnë këtë, duke refuzuar bashkëjetesën me ne, shqiptarët, siç thotë një proverbë popullore: "Une të dua ty, por ti duhet të duash veten". NUK BËN.

Dhe shih për t'ia lënë njëri-tjetrit, siç thotë një fjalë e urtë popullore gjermane: "Wer nicht will, hat‘s gehabt!" - "Kush nuk do, ta ketë!" Njeriu nuk duhet, nuk bën dhe ligjërisht NUK GUXON të imponojë askujt bashkëjetesën në formën e një gjurmeje të tillë si stalking.

Ne po duam, por ata jo?! Punë e madhe nëqoftëse ata nuk dëshirojnë.

Prandaj, ky lloj "imponimi" i integrimit "separatist" për Republikën tonë të Kosovës, sipas mendimit tim që nga data e propozimit për formimin e Asociacionit të një etniteti minoritar serb në Kosovë, ka qenë një anomalitet i kohës, qoftë me qëllim ose pa qëllim, që e ka injoruar gjendjen "status quo" të krijuar dhe nënshkruar sipas Marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995 - është kontroversial dhe politikisht ABSURD?

Gjithashtu, më çuditen rasti politik aktual i 17 majit 2024, dita e mbledhjes së ministrave të Këshillit të Europës - Organizatës së Shteteve Evropiane, e themeluar më 5 maj 1949 nga ideologët e mëdhenj të Këshillit të Europës të asaj kohe, Winston Churchill, Robert Schuman dhe Konrad Adenauer. Më çudit për faktin se shteti ynë, Kosova, me qëllim ose pa qëllim u bë subjekt i polemikës, duke shkelur temën ministrore të Këshillit të Europës lidhur me anëtarësimin e tij në këtë Këshill?

Taktika e kësaj mbledhjeje dhe sjelljet jo-diplomatike, në përgjithësi, në kohët e fundit, tregojnë një zbehje të vazhdueshme te secili shtet i BE-së, veçanërisht Gjermania, Franca dhe Italia, duke u përballur me humbje të vlerave demokratike?

Sot kështu, nesër ashtu, ose siç thotë një fjalë e urtë popullore: "Sot pështyj, nesër lëpij". Sepse të njëjtët gjithmonë duhet ta dinë dhe asnjëherë mos ta harrojnë se politika nuk duhet të jetë si një dramë exemplare, skenari i së cilës mund të ndryshohet para premierës!

Të njëjtët duhet ta dinë gjithashtu se çdo ndryshim pak para realizimit, me qëllim "përmirësimi" ideologjik, nuk tregon asgjë tjetër përveç pasigurisë politike, ose më mirë të themi, mungesës së loyalitetit ndaj qëndrimeve të tyre. Devijimet nga veprimet dhe vetë-vendosjet e tyre e përforcojnë vetëm të keqen, me të cilën më vonë, pavarësisht nga dëshira apo jo, secili do të përballhet sipas principit të bumerangut!

Sabahate Byci

Autorja - Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës

Gjakovë - Gjermani

18 maj 2024, ora 13:34

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat