Reagimet BE-DASH, ndaj veprimeve në veri, a mos po e sjellin “ujkun” - Serbinë, në “torishtën” e Dardanisë?

Opinione

Reagimet BE-DASH, ndaj veprimeve në veri, a mos po e sjellin “ujkun” - Serbinë, në “torishtën” e Dardanisë?

Nga: Hafiz Shala Më: 22 maj 2024 Në ora: 10:50
Autori Hafiz Shala

Është tejkalim i çdo logjike normale kur i dëgjon reagimet e Evropës dhe Departamentit të Shtetit Amerikan rreth mbylljes së Filiales ilegale të Serbisë në veri, që konsiston me zbatimin e ligjeve, Kushtetutës dhe rregullave të Bankës Qendrore të Dardanisë rreth përdorimit të valutës legale shtetërore, euro, kundër asaj ilegale, dinarit serb, në një shtet tjetër legjitim e sovran.

Dhe, kjo, është më tragjikomike kur, ky reagim vjen nga shtetet me demokraci të avancuara posaçërisht nga SHBA. Për rastet e këtilla, në ketë vend, reagimet do të ishin shumë më rigoroze, në të vërtetë, zbatim i pakontestueshëm i rregullave, ligjeve dhe parimeve demokratike, posaçërisht kur bëhet fjalë rreth luftimit të keqpërdorimit, abuzimit me këto mjeteve financiare, kur është fjala për veriun e Dardanisë, edhe për akte terroriste, oazë e pa kontrolluar, as nga Dardania por as Serbia e cila ka ushtruar pushtet ilegal në veriun e vendit fqinjë.

Bashkësia Ndërkombëtare duhet të heq dorë nga filozofia e cila po propagandohet duke e kushtëzuar udhëheqjen aktuale qe, mos të ndërmarr kurrëfarë veprimi pa koordinim, qoftë edhe të ushtrimeve ditore shtetërore.

Zotëri, Republika e Dardanisë dhe udhëheqja e sajë, duhet t’i zbatojnë ligjet e veta pozitive dhe, nëse ju mendoni se udhëheqja aktuale, në rastin konkret Ekzekutivi i Dardanisë t’iu drejtohet juve sikur nxënësi i dobët ndaj profesorit për ta pyetur për gjithçka, aty, nuk ka qeverisje normale e legjitime.

Janë absurde por edhe cinike, reagimet e juaja me standarde, nëse mund të quhen standarde, kur është fjala për Serbinë në rastet e veprimeve terroriste, krahasuar me atë Dardanisë rreth zbatimit të ligjit që ju i morët me shqetësim ndërsa, ato terroriste, me keqardhje.

Janë, diametralisht në s’përputhje por, edhe, unë do të thosha pa kurrfarë hezitimi, denigruese, nënçmuese dhe poshtëruese ndaj një udhëheqje legjitime e zgjedhur më shumicën e votave të përgjithshme.

Ndaj mos ndëshkimit, dorëzimit dhe ndërmarrjen e masave tjera ligjore rreth Radoiqiqit nga ana e Serbisë, “pipi i juaj zotëri, mbeti i shurdhët apo reagim sa për sy e faqe”. Është rrezik për paqen dhe sigurinë e shtetit, Ballkanit dhe Evropës.

Si nuk turpëroheni t’i nënshtroheni Serbisë e cila, po tallët me juve. Nuk iu respekton, nuk i përfillë kërkesat, dhe reagimet, siç i quani ju, “shqetësimet e juaja”, duke mos i respektuar ato, bile, edhe në mënyrë arrogante, bënë veprime të kundërta për tua treguar dhëmbët e Rusisë dhe Kinës, duke iu sjellë në një pozitë inferiore. Pse?

Ju, po e lutni që të largohet nga Rusia, ajo, jo vetëm qe nuk ua përfillë lutjet e juaja por bën reagime dhe veprime të kundërta.

Në anën tjetër, Serbia, e intensifikon miqësinë dhe bashkëpunimin ekonomik e ushtarak me Kinën, duke i nënshkruar 19 marrëveshje të tilla gjatë vizitës së fundit të Presidentit kinez Xi në Beograd, në kundërshtim me interesat euro-amerikane e posaçërisht atyre amerikan kur, Presidenti Amerikan Joe Biden, ndërkohë, ndërmori masa sanksionuese ekonomike kundër Kinës, duke ia rritur tarifat e importit 100%, që do të ndikojnë shumë rëndë në ekonominë kineze.

Zotëri, sipas tolerimeve dhe inkurajimeve tuaja ndaj Serbisë, e kam drojën se, largqoftë, mos po ia bëni më një sy që t’u mundësohet grupeve terroriste për një aksion të ri në veri me qellim që, atje të krijohet një zonë neutrale(ishte kjo ide e karagjozit - kryeministrit shqiptar, Edvin Kristaq Rama), mik i ngushtë dhe vasal i kriminelit Vuqiq, në anën tjetër si shqipfolës, mohues i krimeve serbe në Dardani, njëherit, edhe lodër e juaja, i cili, në çdo kohë e çdo mënyrë, tenton ta poshtërojë Kryeministrin Kurti, i cili, po tenton t’i kundërvihet krijimit të një Republike Serbe në veri, gjë që, sipas deklarimeve tuaja, “nuk do ta lejoni”, në një mënyrë, “do të garantoni se kjo, nuk do të ndodhë”.

Çka ndodhi më Ukrainën e cila, nën “masat garantuese” e cila, u pajtuar që në kompenzim të heqjes dorë nga bomba bërthamore, Ukrainës i garantohet sovraniteti dhe tërësia territoriale. Ku është Ukraina sot?! Në luftë kundër atij që u pajtua dhe e nënshkroi një marrëveshje të tillë por qe nuk iu përmbajt. Serbia, është i mentalitetit të njëjtë dhe për këtë po vërtetohet përditë dhe për gjithçka.

Zotëri, Kryeministri i Republikës së Dardanisë Albin Kurti, me Kushtetutë, nuk e ka një autorizim që ta pranojë një Asociacion të tillë i cili do të ketë fuqi ekzekutive sipas Marrëveshjes Franko-Gjermane, pa njohje reciproke, ashtu siç pat deklaruar edhe Presidenti Biden në fillim por, që fatkeqësisht nuk u respektuar nga DASH-i, bazuar në veprimet dhe qëndrimet kundër atyre të Presidentit Biden që rezultojë me dështimin e dialogut Dardani-Serbi përmes përfaqësuesit Gabriel Escobar i cili, “po transferohet në detyrë të re”.

A duhet Dardania ta paguaj aq shtrenjtë ketë dështim si viktimë?!

Nuk mbetet tjetër pos që t’i drejtohemi Kongresit dhe Senatit Amerikan që t’i rishikojë politikat e jashtme të Departamentit të Shtetit karshi Serbisë agresor por edhe ndaj aleatëve tjerë amerikan, i cili nuk përkon me vullnetit e popullit Amerikan që, ishte, është dhe do të jetë mik i përhershëm me popullin e Dardanisë sepse, ai, e vlerëson sakrificën për liri e pavarësi që fatkeqësisht kjo nuk po shihet sipas veprimeve dhe qëndrimeve të DASH-it.

Që mos të vijë deri të një përshkallëzim, urgjentisht duhet të thirrët në dëgjim Sekretari i Shtetit z. Antoni Blinken që të shikohen dhe revidohen politikat Amerikane të proklamuara dhe vendosura nga ana e Kongresit, për ta ruajtur miqësinë me aleatët posaçërisht me popullin shqiptar i cili është përjetësisht mirënjohës për kontributin e SHBA-ve në të gjitha etapat prandaj, nuk ekziston popull më pro amerikan në rruzullin tokësor se sa ai shqiptar në veçanti ai dardan.

Një gjë duhet bërë me dije pakicës serbe në Republikën e Dardanisë se, ata, nuk mund të sillën dhe veprojnë sipas asaj filozofie, të imponuar edhe nga Vuqiqi, “kryet në Serbi e prapanicën në Dardani” nuk shkon. Pse, nuk jeni në gjendje t’ia thoni këtë Vuqiqit dhe pakicës serbe.

Duhet të përcaktohen, së pari, ta njohin dhe pranojnë Republikën e Dardanisë ose, janë rrugët tjera alternative.

Refuzimi i shtetit, largimi nga institucionet dhe veprimet kundër shtetit sipas direktivave të Vuqiqit, nuk mund të tolerohen më asnjë kusht. Të drejtat legjitime në kuadër të drejtave të pakicave pa dallim përkatësie është obligim i shtetit të Dardanisë t’ua siguroj dhe këtu, nuk ka kufitar tolerimi. Dështimi i pranimit të Dardanisë në Këshillin e Evropës, është humbje, në rendë të parë për sigurimin e të drejtave të pakicave, pra, edhe asaj serbe.

Prandaj, presioni abnormal ndaj udhëheqjes aktuale dardane dhe ndryshimi i pozicioneve dhe kërkesave shtesë siç ishte fjala rreth anëtarësimit në Këshillin e Evropës, janë absurde dhe të papranueshme.

Shtetet kundërshtuese si Franca, Gjermania dhe Italia në momentin e fundit duke i kërkuar Dardanisë që, së pari ta dërgojë në Kushtetuese Draft-statutin e dërguar nga Franca e Gjermania pa i pranuar Marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit nga Serbia, rreth zbatimit- sekuencimit sipas pikave të renditura, është një pa drejtësi e cila nuk mund të pranohet pa marrë parasysh presionit të atyre që, për qellim të fundit e kanë që pjesa veriore në një apo tjetër mënyrë, t’i ankohet Serbisë. Këtu, i kam dyshimet e mia kur bëhet fjalë për Francën të cilat bazohen që nga viti 1999 dhe kushtëzimet e saj për pjesëmarrje në forcat e KFOR-it, me vendosjen e tyre në veri. Nuk do ta elaboroja më shumë sepse, këtë e kam cekë disa here në shkrimet e mija.

Populli shqiptar i Dardanisë nuk ua ka deleguar një autorizim të tillë ku, i mundësohet shtetit kriminal serb, të përzihet e deri të tentim aneksimi i pjesës veriore përmes kësaj ngrehine, të quajtur Asociacion.

Prandaj, edhe duhet të refuzohet pa marrë parasysh çmimin të cilin duhet ta paguajë.

Këtë, nuk mund ta lejojë gjaku i derdhur dhr viktimat e të gjitha moshave dhe gjinive, të gjenocidit të ushtruar nga ana e Serbisë të cilat, po thuajse përditë po përkujtohen gjithë andej Dardanisë.

A nuk ju bënë përshtypje juve zotëri e gjithë kjo, sikur gjaku i këtyre viktimave, është ujë kanalizimi. Turp, mëkat dhe pa drejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat