Secili do të fliste për një konstrukt që u gatua kundër Kosovës, për tu mos u bërë anëtare e Këshillit të Evropës, që karakterizohet me një përpjekje të vrullshme dhe të çmendur të Serbisë, e cila i bindi edhe shumë vende tjera të BE-së, për ta penguar anëtarësimin e saj në këtë organizatë.
Anëtarësimi i Kosovës, në këtë organizatë do të kishte rëndësi shumë të madhe për shtetin tonë, por, për fat të keq një gjë e tillë nga BE-ja, po konceptohet si një lojë e thjeshtë dhe kapet sipas motiveve të interesave të caktuara dhe qëllim këqija ndaj Kosovës.
Rivaliteti dhe betejat kundër shtetit të Kosovës, po vazhdojnë hapur, që karakterizohen në forma të ndryshme dhe të rrezikshme, duke u mbështetur dhe përkrahur në fenomenologjinë primitive, jo vetëm të mendimit dhe lirisë njerëzore, por edhe të ekzistencës së tij.
Proceset demokratike në Kosovë, sikur po zhvillohen jo kënaqshëm, sepse edhe neglizhenca e vetë Evropës, ndaj proceseve të rëndësishme të këtij vendi është e pa suksesshme, edhe pse qytetarët e këtij vendi janë pro- Evropë, duke menduar se janë në kahe të duhur dhe të distancuar gjithherë nga ngatërresat dhe problemet fqinjësore e ballkanike.
Brukseli zyrtar sa do që thotë, nuk beson në propagandat e Serbisë, në fakt, ajo duke vazhduar t’u besojë, dhe me paraqitjen e imazhit të fundit që nuk e futi në agjendë Kosovën, për ta pranuar në Këshillin e saj, prandaj, asgjë nuk mund të përfillet dhe ndryshohet në këtë familje evropiane dhe as nuk mund të bashkohet Evropa, në këtë mënyrë, duke vepruar ndaj aderuesve të vet.
Brukseli dhe udhëheqja Evropiane, duhet të ndjehet i turpëruar para qytetarëve të Kosovës, duke i lënë anash, në një mënyrë, duke i trajtuar si qytetarë të dorës së dytë, nisur nga kjo pa drejtësi dhe të tjerat ndaj një populli, që ka dhënë shumë për ta fituar lirinë dhe demokracinë e vet, i cili po dënohet pa të drejtë në forma të ndryshme, duke ia plotësuar ëndjet dhe dëshirat Serbisë.
Evropës, sikur po i mungon vullneti politik, duke rënë ndesh me politikat dhe ligjet e Kushtetutës së këtij vendi, sikur këto ligje po i rëndojnë dhe cenojnë në mënyrë të veçantë të drejtat e komunitetit serb, i cili ndër të tjera, komuniteti serb në katër komunat veriore, përveç që nuk i pranon dhe respekton këto ligje, nuk paguan ujë dhe as rrymë mbi 24 vite me radhë në këtë vend.
BE, duke i besuar dhe përtypur propagandat e Serbisë, gjithnjë duke e fajësuar Kosovën dhe qeverinë e saj, se pse po i zbaton ligjet e Kushtetutës së vet, duke i larguar strukturat paralele serbe të jashtëligjshme, duke e shtrirë sovranitetin dhe integritetin në territorin e vendit, duke i parandaluar grupet kriminale dhe korrupsionin, duke i konvertuar tabelat e falsifikuara të veturave me regjistrim nga Serbia, në ato të Kosovës, duke e larguar valutën e dinarit serb të jashtëligjshëm në euro, duke vendosur rend dhe ligj në gjithë territorin e vendit, dhe për çka tjetër, do bëhet fajtore Kosova.
Serbia, sikur nuk i ka plotësuar akoma ambiciet dhe dëshirat e saj për t’ia arritur qëllimit, që e kishte në plan zhdukjen e këtij popull nga faqja e dheut, tani e ka bindjen me mjete tjera përmes Asociacionit një etnik të komunave serbe, me arrit aty ku e ka lënë Millosheviqi, që dikujna po i duket si normale dhe demokratike formimi i Asociacionit një etnik, që në realitet edhe Bosnja e kishte miratuar më herët një konstrukt të tillë nga i cili do lëngojë përherë.
Duke marrë parasysh konceptet demokratike dhe synimet e popullit të Kosovës, që synojnë drejtë integrimeve evropiane dhe euroatlantike, që në realitet po ndodh diçka e pa kuptimtë, nëse rreth integrimeve të këtij shteti kemi përveç kundërthënieve dhe diçka më shumë sepse po i bëhet e pa drejtë, dhe duke e ngadalësuar hovin e integrimeve të saj, duke patur mundësinë të vazhdojë më tutje, jo edhe të fillojë nga e para, apo prej asaj fillese që ka në themel.
Qytetarët e Kosovës, e ndiejnë vetën të ndëshkuar pa arsye, dhe mbetën në mes të Evropës, të veçuar në hartën e Kontinentit të vet, por që nuk dyshon në detyrat dhe obligimet e veta, si edhe vendosmërinë për të vënë vullnetin e saj në veprim, atëherë pse Brukseli merr një çasje të tillë diskriminuese ndaj qytetarëve të saj, duke i vënë kushte e parakushte të cilat ndryshojnë çdo ditë, edhe pse qytetarët e këtij vendi mbesin akoma me shpresën e kalitur, duke menduar ditë më të mira.
Atëherë, kush po ia cakton rregullat Evropës, duke rënë pre e propagandave dhe shantazheve të Serbisë, duke krijuar një situatë të pa lakmueshme, dhe jo vetëm si ndërmjetësuese dhe udhërrëfyese në mes palëve për një marrëveshje paqësore, por rroli i Evropës, përveçse duhet me qenë i pa anshëm, përpjekja e saj duhet të jetë më serioze dhe më realiste.
Kosova dhe qeveria e saj e tanishme po fajësohet për shumë çështje edhe nga bashkësia ndërkombëtare, ndonjë herë edhe pa ndonjë arsye, por sipas analizave të analistëve të mirëfilltë të politikave bashkëkohore në rajon dhe më gjerë dhe prirjeve për të kapë realitetin e gjërave në këtë vend, e japin shumë qartë dëshminë e një realiteti të gjendjes së Kosovës, duke përfituar imazhin e Kosovës së sotme që ka marrë hapa pozitiv dhe agresorin e saj që po i rri mbi kokë akoma.