Kujtim Shala, “hendek” me Albinin, ku mbetën vijat e kuqe me Hashimin?!

Opinione

Kujtim Shala, “hendek” me Albinin, ku mbetën vijat e kuqe me Hashimin?!

Nga: Faton Mehmeti Më: 23 maj 2024 Në ora: 10:00
Autori Faton Mehmeti

Se LDK nuk ka reflektuar dhe as reformuar e pasqyron më së miri akademiku i tyre, Kujtim Shala. Anëtari i kryesisë së LDK dhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Kujtim Shala foli me narracionin e Isa Mustafës. Derisa me Vetëvendosjen thekson se kanë “hendek” e lërë më vija të kuqe për bashkëpunim apo koalicion, "prandaj nuk dëshirojmë as të flasim të merremi vesh me atë (Kurtin) për asgjë".

Me gjuhën metaforike Kujtimi u tregua luan në qëndrimet ndaj VV-së, por me PDK ishte treguar i urtë, “pulë”. Njëjtë nuk kishin vepruar me PDK-në, me të cilën bënin koalicione të natës. Kujtim Shala po në qeverinë e koalicionit me PDK ishte zv. kryeministër. Ku mbetën vijat e kuqe me PDK, z.Shala, me parullat "s’ka koalicion me PDK" erdhët në pushtet, sa mbaruan zgjedhjet ndryshuat fjalët.

Pse kurrë nuk folët, apo më i ëmbël ishte pushteti. I ardhur në pozita të larta në LDK dhe në qeveri nga Isa Mustafa, Kujtim Shala ka qenë në sinkron me Isën edhe kur anija po fundosej, nuk foli, heshti duke u fundosur bashkë. Isa u largua i vetëm, duhet largohen gjithë ata që ishin pjesë e skuadrës që fundosi partinë. Kujtimi ishte njëri nga ata, pse duhet ende ky njeri të jetë pjesë e të ardhmes së partisë kur ishte pjesë e rrënimit të saj. Po ashtu duhet t'i kujtoj akademikut se veriu i vendit gjatë qeverisjes LDK-PDK ishte shndërruar në çerdhe të Rajojiçiqit dhe kriminelëve të tjerë. Erdhi Kurti dhe sot veriu frymon lirë.

Për një profesor universitar duhet të ekzistojë arsyeja e shëndosh e gjykimit, jo interesat e ngushta të diktojnë rrugëtimin e gjykimit dhe veprimit. Kujtim Shala, siç do shprehej Gjergj Fishta flet " dokrra hini" kur vë hendek me VV derisa me PDK vijat e kuqe i fshinin brenda natës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat