Fuqia e votës së lirë është dhe mbetet mposhtje e njëmendësisë

Opinione

Fuqia e votës së lirë është dhe mbetet mposhtje e njëmendësisë

Nga: Sami Arifi Më: 24 maj 2024 Në ora: 09:24
Sami Arifi

Nga këmbëngulja e njëmendësisë, së udhëheqësisë së partive në Kosovë pas luftës, edhe se shtetet mike dhanë sygjerime, u krijua shteti demokratik me diktaturë pluraliste nga partitë politike.

Emrimet nga partitë politike bëheshin dhe ende bëhen me lista nga lartë poshtë, nga niveli “Qëndror” në nivelet e degëve nëpër komuna duke ia pamundësuar popullit t’i dërgojë përfaqësuesit e tyre nga poshtë lartë...

Duhet punohet në zbatushmërin e ligjeve që bëjnë funksionimin e shtetit demokratik, gjthmonë duke e respektuar votëtën e popullit për pjesëmarrëje në legjislativë që fuqizonë dhe të legjitimon përfaqësuesit e popullit në vendimmarrëje...

Vota e partive të shikohet si konurencë përmes programeve cilësore për të ardhë deri në pëfaqsim në legjislacion. Edhe partitë politike përmes votave të anëtarësisë së tyre nga poshtë lartë duhet fitojnë legjtimitetin përbrena partisë...

Në vendet, që funksiononin shteti përmes njëmendësisë, asnjëherë praktikisht ligji si kryen punët, por thuhet unë i kryej, dhe, vetëm përmes meje mundë të kryhen punët, edhe se ligji egziston, se edhe ligjet në vendet e sistemit të njëmendësisë janë, por funksiononin në praktikë nga personi i dorës së fortë. Kosova, në një anë, ishte vend i okupuar nga serbo-sllavët, ajo funksiononte me sistem afërsisht të tillë, prandaj edhe pas Luftës në Kosovë, edhe se, sistemi i ndërtimit ishte pluralist, funksiononte organizimi prej partive politike deri në organet më të larta të vendit me njëmendësi…

Poqese anëtarët e Kuvendit qoftë në fshat, apo në nivel komunal dhe qëndror që delegohen përmes votimit të kuvendeve të tyre nuk lejohen të përfaqësojnë, por nga qendra caktohen kush me qenë kandiat për t’u votuar, pa pëlqimin nga baza e tyre, pra, nuk përfaqësohet në „Kuvendin Qendror“ nga të deleguarit përmes votës nga "Kuvendet e fshatrave deri te kuvendet Komunale“, po marrin legjtimitet nga Qendra prej partive të tyre pa votë njerëz tjerë në „Kuvendin e Qendrës“ përmes liderit të tyre partiak, pra, është fjala për kuvendet e partive, atëherë kësaj i thonë diktat që prishë rregullat e demokracisë dhe kalon në sistem diktatorial me mbulesë falso të demokracisë, meqë në vend ka shumë parti, por që ato parti në mbrendi nuk kanë veprim praktik të ligjëshmërisë funksionale të mirëfilltë demokratike.

Për shkakë të luftimit të këtyre dukurive negative vije te rrugëtimi i një Kuvendi të ri të të partive politike, pasi nga Kuvendi i mëhershëm i Degës së cilës do parti ku, pra, i’ju heqet e drejta të deleguarëve të "Kuvendit të Degës“ për përfaqësim në „Kuvendin Qendror“ praktika të këtilla degradojnë proqeset demokratike të vendit. Përfaqësimi i vendit, nga baza, do të ishte i suksesshëm përmes qendrave të njësive zgjedhore komunale, sepse zgjedhjet deri tani ishin të imponuara pa dashje përmes një njësie të qendrës zgjedhore...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat