Për Jeffrey Hovenier-ambasador i SHBA-ve në Kosovë

Opinione

Për Jeffrey Hovenier-ambasador i SHBA-ve në Kosovë

Nga: Rexhep Torte Më: 24 maj 2024 Në ora: 10:18
Autori Rexhep Torte

Ju ambasador Jeffrey Hovenier këmbëngulni në themelimin e Asociacionit të komunave më shumicë serbe që është tejet i deshëm për Kosovën, ndërsa po i anashkaloni shumë çështje tjera jetike dhe më të rëndësishme për Kosovën.

Ambassador Jeffrey Hovenier, ju jeni ambasador i karrierës me një përvojë të madhe sidomos në shtetet e Ballkanit Perëndimor, ambasador i një shteti që konsiderohet bastion i demokracisë dhe nuk më duket fare e arsyeshme qasja e juaj si i renditni çështjet që duhet t’i vendosni për tu zgjidhur lidhur me Kosovën.

Unë jam një gazetar i moshës 78 vjeçe me përvojë më shumë se gjysmë shekulli në gazetari hulumtuese.

Si nxënës i shkollës fillore i kanë ndjekur në mjetet e shkruara dhe elektronike ngjarjet dhe vatrat e luftës në botë, e tërë kjo e shoqëruar edhe me leximin në vazhdimësi të një mori librash të zhanreve të ndryshme.

Jam i befasuar nga deklaratat t’ua lidhur me Kosovën, dialogun Kosovë-Serbi dhe me këmbëngulësinë t’ua për themelimin e Asociacionit të komunave më shumicë serbë në Kosovë, që bie ndesh edhe me analistët eminentë në SHBA me në krye Prof.Daniel Server.

Mendimi im i argumentuar dhe i palëkundur është se Serbia është agresore gjenocidale që e sulmoi Kosovën më qëllim të asgjësimit të tërësishëm të kombit autokton shqiptar që jetonte në Kosovë, e që më pastaj të sillte kolonë serbë nga të gjitha anët e ti vendoste të jetojnë në Kosovë.

Këtë akt gjenocidal e ndërpreu Bil Clinton-ish president i SHBA-ve duke e urdhëruar NATO-n të kryejë sulmet ajrore 78 ditore ndaj caqeve serbe në Kosovë, Serbi dhe në Malin e Zi. Kjo e detyroi Serbinë që të tërhiqet nga Kosova dhe Kosova më në fund u çlirua, por duke paguar një kosto të lartë me një kosto të lartë të lirisë.

Rikujtoj se gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në Kosovë1998/99, ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë vranë dhe masakruan më shumë se 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe foshnje duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptare.

Dhunuan në mënyrën shtazarake 20 mijë femra autoktonë të pafajshme shqiptare. Rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare më shumë se 1600 djelmosha, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur. E bënë shkrumb e hi Kosovën dhe detyruan më shumë 1 milion shqiptarë autoktonë që të marrin rrugën e eksodit. Dëmet që Serbia gjenocidale ia shkaktoi Kosovës arrijnë 20 miliardë euro.

Më habitën fakti pse SHBA nuk e detyrojnë Serbinë tashmë 25 vite që t’i kërkojë Kosovës falje publike për tërë ato krime të kryera. Pse SHBA-të nuk këmbëngulin që Serbia t’i vë prapa grilave kriminelët e luftës, por i lë që të jetojnë të lirë në Serbi. Pse SHBA-të nuk e detyrojnë Serbinë që t’i hapën arkivat e luftës?!

Krimineli Aleksandër Vuçiq dhe kriminerli Ivica Daçiq, bashkëpunëtore të ngushte të kriminelit Sllobodan Millosheviq është dashur që të parët të arrestohen dhe të burgosen.

Pse SHBA-të nuk këmbëngulin dhe nuk e detyrojnë Serbinë gjenocidale t’i tregojë policët të cilët në vitin 1999 i arrestuan, i plaçkitën dhe i vranë mizorisht vëllezërit YLLI, Agron dhe Mehmet Bytyqi shtetas të SHBA-ve?!

Pse SHBA-të lejuan që Krimineli Marko Gjuriq të pranohet ambasador në SHBA, duke e ditur se Marko Gjuriq në protestat kundër SHBA-ve në vitin 2008, ishte organizatori kryesor që ia vuri zjarrin ambasadës së SHBA-ve në Beograd?!

Pse SHBA-të lejuan në shkurt të viti 2000 grupet e armatosura ilegale serbe në Veri të Mitrovicës t’i sulmojnë shqiptarët autoktonë e pafajshëm duke vrarë dhjetëra prej tyre, duke plagosur dhjetëra shqiptarë dhe duke detyruar 15 mijë shqiptarë të dëbohen me forcë nga shtëpitë e tyre, që edhe sot e kësaj dite nuk guxojnë të kthehen në shtëpitë dhe pronat e tyre në Veri të Mitrovicës?!

Pse SHBA-të dhe ju si ambasador nuk interesoheni fare për 140 mijë shqiptarët autoktonë në Luginën e Preshevës që janë nën administrim të Serbisë, e që çdo ditë shantazhohen dhe detyrohen të shpërngulen nga trojet e tyre ?!

Serbët në Kosovë janë pakica më e privilegjuar në Evropë, sepse këtë ua garanton Kushtetuta demokratike e Kosovës që t’i gëzojnë liritë dhe të drejtat e tyre.

Megjithatë SHBA-të edhe ju ambasador Jeffrey Hovenier për t’ia plotësuar kërkesat Serbisë gjenocidale, çdo ditë këmbëngulni që Kosova ta themelojë Asociacionin e komunave më shumicë serbe.

SHBA-të dhe ju ambasador e dini shumë mirë se Serbia gjenocidale që kërkon në vazhdimësi themelimin e Asociacionit, ka për qëllim që më pastaj të kërkojë shkëputjen e Veriut të Kosovës që është i pasur me pasuri nëntokësore të minierave të Trepçës dhe së bashku me Liqenin e Ujmanit që është ndërtuar me paratë e Kosovës, ti bashkëngjiten Serbisë gjenocidale.

As SHBA-të dhe as juve ambasador Jeffrey Hovenier nuk ju dëgjuam asnjëherë që ta kritikoni dhe ta kushtëzoni Serbinë gjenocidale, e cila është gjeneratorë dhe nxitëse e të gjitha incidenteve dhe konflikteve në Veri të Kosovës!

As SHBA-të dhe as juve ambasador Jeffrey Hovenier nuk ju dëgjuam asnjëherë që të këmbëngulni që Serbia gjenocidale të sanksionohet për agresionin e armatosur që e kreu vitin e kaluar të Manastiri Banjskë te Zveçani, ku u vra në detyrë Afrim Bunjaku polic i Kosovës dhe ku policia e Kosovës konfiskoi autoblinda serbe dhe një sasi marramendëse të armatimit të cilin edhe e ekspozoi?!

As SHBA-të dhe s juve ambasador Jeffrey Hovenier nuk ju dëgjuam asnjëherë të këmbëngulni ta kritikoni dhe sanksiononi Serbinë gjenocidale për sulmet që i organizoi kundër policisë së Kosovës, kundër paqeruajtësve të KFOR-it, kundër EULEX-it dhe kundër gazetarëve dhe kundër djegies së pronave të serbëve që e kundërshtojnë politikën e Beogradit ndaj Kosovës.

SHBA për ta kënaqur Serbinë e kritikuan Kosovën edhe për caktimin e euros si valutë shtetërore, edhe pse kjo është e drejtë e Kosovës për të penguar shumat marramendëse të dinarit serb që në Kosovë futet ilegalisht me të cilin financohen grupet e armatosura ilegale në Kosovë dhe me të cilat i shkaktohet dëm i madh ekonomik Kosovës.

SHBA dhe ju ambasador Jeffrey Hovenier duhet të këmbëngulni dhe ta detyroni Serbinë gjenocidale që t’ia dorëzojë Kosovës Millan Radojçiqin organizatorin e agresionit terroristë te Banjskë në Zveçani së bashku me bashkëpunëtoret e tij që të gjykohen në Kosovë.

Për SHBA-të dhe për ju ambassador Jeffrey Hovenier çështjet e sipër theksuara duhet të jenë parësorë në kryerjen e punës tuaj, e jo, të këmbëngulni në themelimin e Asociacionit, që është miratuar në vitet 2013 dhe 2015 nga tradhtarët e Kosovës Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, e që paraqet rrezikshmëri për Kosovën.

Themelimi i Asciacionit i cilësdo formë që të jetë ka për qëllim cenimin e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës. Asociacioni nënkupton fitil i ndezur gjithmonë për incidente dhe destabilizim të Kosovës.

Ne intervistën që Jeffrey Hovenier-ambaador i SHBA-vë në Kosovë ia dha TRK-së më datë 23 maj 2024, veç tjerash, thuhet se, “SHBA qëndrojnë po aq fuqishëm si gjithmonë me popullin e Kosovës në këtë projekt për të parë Kosovën duke zënë vendin e saj në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Kosova duhet të jetë anëtare e BE, dhe e NATO-s dhe duhet të jetë anëtare e KiE. Drafti i propozuar nga BE për themelimin e Asociacionit të komunave me shumë serbe të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, që shtetet evropiane kanë sugjeruar për ta shqyrtuar pozitivisht kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KiE, që këto shtete të jenë të bindur për përkushtimin e Kosovës ndaj të drejtave të pakicave dhe të drejtave të njeriut, për të siguruar mbrojtje të duhur të komunitetit serb në Kosovë”, thuhet mes tjerash në këtë intervistë, të cilën e transmetoi “Bota Sot” më 24 maj 2024.

Kjo tregon se një kushtëzim i këtillë për Kosovën është absurditet, ndërsa në anën tjetër e kemi Serbinë gjenocidale kërcënuese, shantazhuese dhe mospërfillëse ndaj SHBA-ve dhe pro Rusisë e pro Kinës, por që përkëdhelet dhe nuk kushtëzohet e sanksionohet me asgjë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat