Dje ndoqa një fraqment të një emisioni politik të ngjarjeve në rajon dhe Kosovë ku ishte i ftuar edhe Dritan Goxhaj.
Ne fakt emisionet e Artur Zhejit nuk i ndjek më që kur u bë patronazhist i nivelit të lartë por përjashtimin e bëra për shkak të pjesëmarrjes në debat të Z. Kreshnik Osmani të cilin e konsideroj nga mendjet më të mençura sot në skenën shqiptare pavarësisht se nuk pajtohem 100% me qëndrimet e tij.
Nga debati dolën ca gjëra shumë interesante dhe mu konfirmuan shumë dyshime që unë i kam patur prej kohësh!
Dritan Goxhaj i biri i Dilaver Goxhajt (ky i fundit enverist dhe anti-rugovist i pandreqshëm,) pjesë e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së tha që ushtria britanike nuk ka bashkëpunuar me shtabin e UÇK-se se asaj kohe dhe u përpoq ta minimizojë rolin e britanikëve në atë luftë!
Ai bile arriti deri atje sa tha që mbështetjen e luftes se Kosoves e kane dhënë laburistet e jo Konservatorët!
Goxhaj ishte kundër marrëveshjes së Rambujesë kur dihet që ajo marrëveshje parashikonte referendumin e shqiptarëve të Kosoves pas 3 vitesh që në terma praktikë projektonte pavarësinë e Kosovës pas 3 vitesh!
Goxhajt duket që i kishte dhembur shumë vizita e Lordit Kameron në Tirane dhe në mbështetje të Kosovës pavarësisht se nuk doli krejt hapur por dukej që ishte shumë i pakënaqur e kjo i lexohej në fytyrë!
Ti marrim pak me radhë dhe të prek atë pikën që mua më intereson më shumë;
Sa për mbështetjen e Britanikëve në luften e Kosovës besoj që te pakten 40 vjecaret e lart e mbajne mend fort mire rolin e jashtëzakonshem jo vetëm te Xhorxh Robertson, Robin Kuk, apo ushtrisë britanike por dua ti kujtoj Goxhajt që mbështetjen më të madhe në parlamentin britanik Toni Blair e ka patur nga Partia Konservatore që udhehiqej nga William Hague në atë kohe e ishte në opozitë dhe kundërshtarët me te mëdhenj të mbështetjes së Kosovës kane qenë brenda laburisteve kujtoj ketu Toni Ben apo Xhorxh Galloway!
Të paharruara do ngelen për mua thirrjet e Margaret Thatcher: "Duhet ta ndalojmë kasapin Milosheviç"
Arësyeja besoj unë pse anglezet nuk kanë bashkëpunuar me shtabin e UCK-se ka qenë se anglezet mbase kanë patur informacione të klasifikuara se çfarë kurdisej dhe çfarë planesh bëheshin në atë shtab!
Goxhaj do bënte mirë të na thonte pse shtabi i UÇK-se se asaj kohe nuk pranoi të kishte atashe ushtarak amerikan si pjesë e tij?!
Dritan Goxhaj duke marrë shkas nga vizita e Lordit Kameron ishte i mendimit që Kosova duhet të jete me Amerikën sot por jo me Britaninë dhe dukshëm ishte i pakënaqur nga rritja e ndikimit britanik në Kosovë e rajon!
Vizitën e Lordit Kameron në Tiranë dhe mbështetjen që Britania po i jep Kosovës në këto kohë të vështira unë e shoh mjaft pozitive. Britanikët janë më të qartët dhe më të kthjelltit jo vetëm per vatren e luftës ne Ukraine por ndoshta ndryshe edhe nga Amerikanët për rolin dhe ndikimin rus e kinez ne Ballkan por sidomos në mbrojtje të Kosovës!
Të mos harrojmë këtu ndihmen e jashtezakonshme qe i ka dhene dhe vazhdon ti jape Kosoves deputetja Alicia Kearns.
Pavaresisht se Rama u mundua të na e shesë vizitën e sekretarit britanik si mbështetje për qeverisjen e tij në fakt ajo duket se ka qenë vizite ekskluzive për Kosovën!
U kërkua ndērtimi i hekurudhes Durrës-Prishtinë por besoj është folur edhe për portin e Durrësit e Ramës kjo mund ti ketë shkaktuar shumë dhimbje koke!
David Kameron sot është nga peshat më të rënda te diplomacisë botërore ish kryeminister dhe njohes i shkëlqyer i gjeopolitikes botërore!
Është lajm i keq shkurtimi i mandatit të tij në korrik per shkak te zgjedhjeve të parakohshme këtu por unë mbetem me shprese se politika e jashtme e Britanisë se Madhe do vazhdojë te jete pro Kosovës.
Kosova sot edhe për shkak të paqartësise Amerikane dhe Europiane rreth Kosoves ka nevojë jetike per mbeshtetjen e qeverise britanike e shpresoj që kjo të vazhdojë.