LDK dhe AAK tuten të shkojnë në zgjedhje

Opinione

LDK dhe AAK tuten të shkojnë në zgjedhje

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 25 maj 2024 Në ora: 08:00
Ramush Haradinaj, Albin Kurti, Lumir Abdixhiku

Vazhdimisht thirreshin në sondazhe se janë të parët, kërkonin zgjedhje dhe akuzonin sfidonin kryeministrin Kurtin për mungesën e guximit për të shkuar në zgjedhje.

Kështu, udhëheqësit e LDK vazhduan deri në takimin e thirrur nga kryeministri për diskutime të brendshme, ndër to edhe për shkuarjen në zgjedhje. Sapo mësuan se do flitej për zgjedhje, zyrtarët e LDK lëshuan "armët" me të cilat sfidonin Kurtin.

Ata nuk shkuan në zgjedhje dhe as nuk pranojnë të shkojnë në zgjedhje.

E dinë realitetin, gjendjen në terren jo në favor të tyre. Dalin në versionin e të vërtetës, aty ku edhe janë, të tretët. Frikacakët kur mundohen të shesin trimëri duken sa qesharak aq edhe të mjerë.

Kryetari i LDK njihet si frikacak, një njeri pa qëndrime. Lumiri ishte pjesë e asaj LDK kur përjashtonte anëtarët e saj, asnjëherë nuk e ngriti zërin për të kundërshtuar këtë gjë, apo për të mos pranuar gjuhën arrogante ndaj ish-kryetarit të tij dhe ndaj qytetarëve.

Është po ai njeri që kurrë në jetën e tij nuk ka guxuar të ndërmarrë një vendim me kokë të tij. Gjithmonë strukur pas të tjerëve. Edhe tani fshihet pas mungesës së guximit për të shkuar në zgjedhje.

Deri dje kërkonte zgjedhje, tani që Kurti i kërkon, Lumiri me klanin e tij kërkojnë sqarim pse duhet shkuar në zgjedhje. Është e pabesueshme në çfarë niveli ka ra LDK.

Po ashtu, edhe AAK ka frikë nga përballja me qytetarët, e dinë sigurt se nuk e kalon pragun. Prandaj, po synojnë të shtyjnë sa më shumë zgjedhjet, edhe pse flasin për to. Zgjedhjet po afrohen, ata nuk kanë nga ikur nga debakli që i pret. LDK me Lumirin do mbetet prapë parti e tretë, pa reforma, me avazin e vjetër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat