Shqiptarët në Gjermani mos ta votojnë SPD, pas dështimit të pranimit të Kosovës në KE

Opinione

Shqiptarët në Gjermani mos ta votojnë SPD, pas dështimit të pranimit të Kosovës në KE

Nga: Sherif Ramabaja Më: 25 maj 2024 Në ora: 14:59
Sherif Ramabaja

Shqiptarët kësaj radhe kanë shpresuar se SPD (Partia Social Demokrate) e kancelarit Scholz, do ta përkrahnin Kosovën që të pranohej në Këshillin e Evropës, por mbetën të zhgënjyer.

Përkrahja më e madhe është pritur nga kjo parti e koalicionit në pushtet, strukturat udhëheqëse të saj e sidomos nga kancelari Scholz, por ata iu bashkuan kundërshtimit, së bashku me Francën dhe Italinë.

E papritura më e madhe është se LVV qëndron shumë afër me partinë SPD gjermane, të cilat që të dyja janë të krahut të majtë, prandaj është shpresuar në përkrahjen dhe mirëkuptimin e saj.

Pro pranimit të Kosovës ishte partia Ekologjike me Ministren e Punëve të Jashtme, zonjën Berbock, por kuptohet që ata të vetëm nuk kanë mundur të vendosin.

Tash së shpejti në Gjermani do të mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian, prandaj shqiptarët në Gjermani kanë mundësi që t´i votojnë kandidatët e partive të cilat ishin dhe janë për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Duke e ndëshkuar SPD, shqiptarët kanë mundësi që t´i përkrahin kandidatët e partive të tjera demokratike CDU, Ekologjike, FDP, CSU etj.

Deri më tash askush nuk i ka marr seriozisht shqiptarët dhe votën e tyre, por dihet që diaspora shqiptare në Gjermani dhe Zvicër është një ndër më të mëdhatë.

Asnjëherë deri më tash nuk ka pasur thirrje se për cilën parti të votojnë shqiptarët, kur dihet që kjo duhet të bëhet në baza vullnetare, por kur është në pyetje atdheu i tyre, secili duhet ta votoi ata të cilët i ndihmojnë proceset demokratike edhe në vendet prej nga vijnë.

Kancelari gjerman Scholz (SPD) jo vetëm që po kritikohet fuqishëm nga partitë e koalicionit dhe opozita, po kohët e fundit pakënaqësia ndaj tij po rritet edhe nga radhët e partisë së tij, për pavendosmërinë e tij në proceset brenda shtetit, EU dhe sidomos në relacionin e konfliktit Ukrainë - Rusi.

 Kancelari Scholz qe një kohë të gjatë po e bllokon furnizimin e Ukrainës me raketat Taurus, të cilat kanë një efekt shumë të lartë në shkatërrimin infrastrukturës luftarake të Rusisë, duke shfaqur frikë nga kërcënimet ruse.

Me veprimet e tij Scholz po e dobëson gjithnjë e më shumë imazhin e Gjermanisë, e cila lozte rol vendimtar në proceset evropiane dhe botërore. Sipas sondazheve që po zhvillohen, ky është kancelari më antipatik që ka pasur Gjermania ndonjëherë.

 Përpos zgjedhjeve të tashme evropiane, vitin e ardhshëm pritet të mbahen edhe zgjedhjet brenda shtetit gjerman, prandaj shqiptarët edhe në këto zgjedhje duhet që me votën e tyre t´i dënojnë ato parti të cilat nuk po ndihmojnë në proceset e tashme demokratike, apo po i vonojnë ato me pasivitetin e tyre.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat