Vuçiqi kërkoi ndihmë mjekësore pas miratimit të rezolutës mbi Srebrenicën!

Opinione

Vuçiqi kërkoi ndihmë mjekësore pas miratimit të rezolutës mbi Srebrenicën!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 26 maj 2024 Në ora: 13:02
Aleksandar Vuçiq

Nuk më mbajnë këmbët. Karriera ime përfundoi me ditën e sotme. Me mua përfunduan edhe Daçiqi, Dodik, Gjuriqi, Vulin, Bërnabiç – ka dhe tërë ekipi im. Perëndimi na e nguli pas shpine.

Serbinë e Poshtëruan. E ulën në bankën për gjenocid. Dhe kush na e bëri këtë? Gjermania e cili vetë ka ushtruar gjenocid ndaj hebrenjve. Ku mbeti drejtësia? Na bombarduan. Na e morën Kosovën, të cilën më 1912 e çliruam nga Turqia.

Ja çka bëri perëndimi me ne, kurse tash na shpallën edhe si popull kriminel. Unë tash jam i mbaruar. Që të mbrohesha nga akuzat dhe turpi që dëgjoja, u mbulova me flamurin serb.

Më quajtën të çmendur. Më krahasuan me shfaqje cirku. Më quajtën autokrat i lidhur me Rusinë e Kinën etj.

Mjeku urdhëroi që t´ia largonin atë leckë krahëve, po ai e mbante me dy duart rreth vetes. Nuk e lëshon, i thanë. Është traumatizuar nga faktet.

Çka ka pësuar. Unë kështu s’mund t’ia mati shtypjen e gjakut, të rrahurat e zemrës e pulsin. Çfarë ka ndodhur me te, pyeti edhe njëherë mjeku. Shok, shok ka pësuar, iu përgjigj përcjellësi i Vuçiqit.

Ky po flet vetë me vete, po akuzon, po dialogun. Kjo mund të jetë më shumë se një shok. Ky mund të ketë pësuar atak shpirtëror, tha mjeku. Ky ka nevojë për një terapi të thellë.

Unë nuk e di se cili është ky person, po në bazë të gjendjes së tij, mund ti ofrojmë vend në një qendër psikiatrike, derisa të vij në vete. Ky ka nevojë për një trajtim special.

Patjetër duhet të trajtohet me një proces të gjatë. Gjendja e tij, me sa po e vërej qenka serioze. Po shan e njollosë persona, vende, personalitete e institucione evropiane, amerikane e botërore.

Fjalët më të shpeshta që po i thotë janë rezoluta, Kurti, Asociacioni etj. Unë skam fare njohuri se ç‘janë ato fjalë.

Më duhet kohë për ta kuptuar gjendjen shpirtërore të pacientit. Ky qenka një rast specifik dhe do të jetë një sfidë e madhe për mua, sepse për herë të parë po ballafaqohem me një të tillë.

Përcjellësi e luti vetëm për hapa qetësues, përndryshe një analizë më të thellë do t´ia bëjnë në vendin e tij.

Vuçiq nuk dinte se ç´bënte, filloi të ishte agresiv dhe gjuante me duar e këmbë.

Shoqëruesi i tha ta merrte veten se nuk është në Serbi. Duhet të përmbahet. Edhe pas rezolutës, jeta vazhdon tutje.

Nuk i morën parasysh fare ndihmën që ia ofruam Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në Shqipëri i dërguam njerëzit më të mirë Mugoshën e Miladin Popoviqin. E themeluam Partinë Komuniste dhe Enver Hoxhën e vendosëm në krye të saj.

Së bashku me shqiptarët e luftuam nazizmin dhe po ashtu i asgjësuam të gjithë kundërrevolucionaret si brenda Shqipërisë po ashtu brenda Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe gjithkah kah kishte shqiptar. S´donin të dëgjonin fare, për mirësinë dhe kujdesin tonë ndaj popullit shqiptar.

Sot mikun më të mirë e kam Edi Ramën, ashtu siç e kishim atëherë Enver Hoxhën, po nuk dëgjonin se nuk dëgjonin. Në kokë e kishin vetëm rezolutën derisa e aprovuan. Tash na ngulën pas. Ç´më ka gjetur mua. Oj Serbi e mjera Serbi, ma ngulën mu, e ta ngulën ty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat